VIP & Spektakël

  • Ka kohë që flitet për një lidhje të mundshme mes Miss Shqipërisë Arnita Beqiraj dhe futbollistit Lorik Cana. Në emisioni mbasdite në Top Channel Arnita nuk pranoi, por as mohoi një lidhje të përfolur me kapitenin e kombëtares.
  • Gati “Fast and Furious” i Çiljetës dhe Noizyt

    Këngëtarja Ciljeta Xhilaga do të sjellë së shpejti një videoklip të ri. Për këtë klip Çili do të bashkëpunojë me reperin e njohur shqiptar Noizy. Në këtë video që ngjan me Filmin “ Fast and Furios , Ciljeta do të bëj gara me makina.

  • Fjolla Morina do të bëhet tullace

    Këngëtarja seksi nga Kosova Fjolla Morina, ka vendosur ti japë fund dilemës së saj, për të tu bërë bjonde apo brune duke preferuar të jetë më ‘agresive’. Ajo ka vendosur ti presë fare flokët e saj duke u bërë tullace.

  • Ndahet “Doktori” i Fiks Fare

    “Doktori” i programit televiziv “Fiks Fare”, Gent Pjetri është zyrtarisht i divorcuar. Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën e tij për zgjidhje martese, të depozituar pak kohë më parë në këtë Gjykatë. Lajmi u konfirmua nga burime zyrtare pranë Gjykatës, sipas të cilave gjykimi i divorcit mes Genti Pjetrit dhe Gerta Pjetrit u përfundua me një seancë të vetme.

  • Rezarta Shkurta: Anjeza Shahini, Whitney Houston shqipta

    Ndonëse janë rivale në ”skenë”, këngëtaret shqiptare arrijnë ti evidentojnë vlerat vokale të njëra-tjetërs. Këngëtarja Rezarta Shkurta ka publikuar në faqen e saj në Facebook, një këngë të divës së muzikës Whitney Houston, e cila është kënduar nga Anjeza Shahini, në emisionin Top Show.

  • Rita Ora :”Jam krenare që jam kosovare”

    Këngëtarja kosovare Rita Ora, e cila tashmë ka hyrë në tregun e show -bizit botëror, ka pohuar se ndihet krenare që është nga Kosova.
    Në një video Rita Ora ka prezantuar punën që ajo është duke bërë dhe gjithashtu ka pohuar se është me prejardhje nga Kosova, dhe ndihet shumë krenare për këtë.

  • Rina Rina e NRG, në Balkan Music

    Kënga e suksseshme e grupit “NRG BAND”, do të jetë konkurrente në ndarjet e çmimeve në “Balkan Music”. Madje flitet se do të jetë kënga e përzgjedhur nga organizatorët e këtij evenimenti ballkanik, e cila do të përfaqësojë shtetin e Kosovës.

  • Vanesa Krasniqi mohon origjinën e saj kosovare

    Vanesa Krasniqi e cila është duke vazhduar karrierën e saj pranë show-t “DSDS” në Gjermani, mohon të deklarohet si kosovare dhe për prejardhjen e saj nga Kosova.

  • Linda Halimi, shpërngulet në Amerikë

    Këngëtarja Linda Haimi është duke u përgatitur që në fillim të majit të shpërngulet në Amerikë.
    Këngëtarja ka pohuar se në karrierën e saj do të ketë shumë ndryshime. Por ajo ka hezituar të japë më shumë detaje rreth këtij ndryshimi.

  • Alibeaj e Spahiu, gratë vajza tezesh

    Kreshnik Spahiu dhe Enkeled Alibeaj kanë lidhje shumë të afërt familjare: bashkëshortet e tyre janë goca tezesh. Albana Spahiu dhe Arjana Alibeaj janë kushërira të para, ndërkohë që momentalisht bashkëshortët e tyre janë në fronte “lufte” përballë njëri -tjetrit, pas nismës së demokratëve për shkarkimin e ish zëvendëskryetarit të KLD, Kreshnik Spahiu.

  • Ç’ka dashur të thotë Dafina në këtë foto?!

    Ajo është e njohur për pozimet mjaft të veçanta në fotot e saj. Këngëtarja “trendy” Dafina Zeqiri, sjell gjithnjë risi në fotografitë e saj. Por në këtë foto të cuditshme, disa këtë shenjë e interpretojnë si shenja e Djallit, ndërsa për disa të tjerë kjo formë shpesh lidhet edhe me kultin Illuminati. Por nëse e marrin si një shenjë që personat shurdhëmemecë përdorin, atëherë Dafina po i thotë dikujt, ose fansave “të dua, ju dua”.

  • Greta Koçi, fotografi me gjyshen

    E kemi parë shpesh në fotografi me motrën e saj, me fansa por këtë herë këngëtarja Greta Koçi ka preferuar të dal me gjyshen e saj. Greta Koçi ka postuar së fundmi një fotografi me gjyshen e saj simpatike.

  • Eli Fara, seksi në videon e re

    Duket sikur ka bërë një aleancë të përjetëshme me kohën. Këngëtarja shqiptare, Eli Fara për pak kohë mbush 45 vjeç dhe duket shumë e re, e bukur dhe seksi. Këtë e dëshmon mëse miri edhe videoklipi i saj më i ri me titull “Vetëm sonte”.

  • Nishliu regjistron “Suus” në Hollivud

    Përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovizion Rona Nishliu ndodhet kohët e fundit në Los Angeles të Kalifornisë për të regjistruar në mënyrë profesionale këngën që pritet të përfaqësojë vendin tonë në këtë kompeticion. Nishliu ka qenë në bulevardin Sunset të Hollivudit ku janë edhe studiot më të njohura të regjistrimit.

  • Droga e Rezarta Shkurtës

    Të gjithë adhuruesit e këngëtares Rezarta Shkurta, do të kenë mundësi të shohin një klip të ri sajin. Videoklipi i bukuroshes Rezarta Shkurta titullohet “Droga Jam”.

  • R.I.P , hiti i ri i Rita Orës

    Këngëtarja kosovare Rita Ora, ka nxjerrë në treg një tjetër prodhim muzikor. Kënga titullohet R.I.P dhe është shkruajtur nga superylli i ri Drake.

  • Gati kalendari “hot” i Angela Martinit

    Ish-miss Shqipëria dhe njëra nga modelet më të njohura, jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë saj, Angela Martini, po përgatitet për një kalendar shumë ‘hot’. Këto ditë ajo ka realizuar disa foto me bikini në natyrë, nën aparatin e fotografit të njohur Fadil Berisha.

  • Dafina vazhdon të mos pranojë lidhjen me Ledrin

    Po flitet prej kohësh për lidhjen midis këngëtares bukuroshe Dafina Zeqiri dhe këngëtarit të grupit Skillz Ledri. Por mesa duket Dafina, ka preferuar ta mos ta bjë publike jetën e saj private, duke mos komentuar nëse është e lidhur me Ledrin.

  • Flaka Krelani: Rroku rryma që më përfaqëson

    Këngëtarja kosovare Flaka Krelani ka pohuar se në rrymën rrok ajo gjen veten. Sipas saj, ky lloj zhanri i muzikës të jep mundësi të krijosh një karakter unik.

  • Ermali dhe Françeska komente për banorët e tjerë

    Marrëdhënia mes Ermalit dhe Françeskës është një nga më të komentuarat brenda shtëpisë së Big Brother. Gjatë ditës së sotme ata kanë qëndruar të përqafuar në krevat, ku Flori përpara se të largohej u thotë: “T’ju lë njëçik vetëm puçi-puçi”. Françeska ia kthen se nuk dëshiron t’a dëgjojë të shprehet më kështu. Më pas Ermali i thotë : “Me florin merresh ti?!. Ndërkohë që Françeska thotë se ai u rendit i katërti nga votat e publikut. Biseda mes dy banorëve vazhdon për Klaudjan dhe Erionin. Të dy ndajnë të njëjtën antipati për konkurrentët e përmendur.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv