-
-
-
VKM/ Pastrimi i parave, qeveria forcon kontrollin financiar
Banka e Shqipërisë do të mbikëqyrë bankat e nivelit të dytë, institucionet financiare jobankare dhe shërbimet e pagesave elektronike. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare do të kontrollojë bursat, sigurimet, fondet e investimeve dhe aktivitetet me monedha digjitale. Agjencia e Inteligjencës Financiare merr një rol më të gjerë, duke mbikëqyrur agjencitë e udhëtimit, ndërtimin, tregtimin e metaleve të çmuara dhe këshilltarët tatimorë.
12 Nëntor 2025, 22:23 -
Paketa e Maleve/ Pasi Rama e bëri ‘rezil’ kryebashkiaku i Kukësit dorëzon hartat, qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim
Vendimi i qeverisë vjen afro 3 javë pas takimit të kryeministrit Rama me kryebashkiakët e vendit, shumicën e të cilëve i qortoi për neglizhencë, pasi nuk kishin dorëzuar pranë Këshillit të Ministrave hartën me zonat e përzgjedhura si prioritare për zhvillim, në bashkitë përkatëse. Kryebashkiaku që mori fjalët më të rënda të kryeministrit Rama ishte ai i Kukësit, Albert Halilaj.
12 Nëntor 2025, 21:58 -
-
VKM/ Autoritetet licencuese dhe mbikëqyrëse duhet të raportojnë menjëherë te Agjencia e Inteligjencës Financiare për çdo dyshim për pastrim parash
Sipas VKM-së Autoritetet licencuese dhe mbikëqyrëse raportojnë tek autoriteti përgjegjës, Agjencia e Inteligjencës Financiare, menjëherë dhe jo më vonë se 72 orë nga çasti i konstatimit të çdo dyshimi, informacioni apo të dhëne, që lidhet me pastrimin e parave, financimin e terrorizmit apo financimin e armëve të shkatërrimit në masë për veprimtaritë nën juridiksionin e tyre.
12 Nëntor 2025, 21:15 -
Flamur Noka mesazh deputetëve të PD: Paguani nga 100 euro në muaj, na duhen për partinë
Noka, si Sekretar i Përgjithshëm u ka dërguar deputetëve të grupit parlamentar demokrat që në llogarinë bankare të partisë 100 euro (10 mijë lekë të reja) në muaj si “kuotizacion” për mbështetje.
12 Nëntor 2025, 21:02 -
-
-
Projektbuxheti 2026/ Kreu i QKK: Shqipëria, ‘skenë’ për prodhimin e filmave nga studiot ndërkombëtare të kinematografisë! Rijetësojmë 10 salla kinemaje në vend
Në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, sot u zhvillua seanca dëgjimore për diskutimin në parim të projektligjit “Për Buxhetin e Vitit 2026” me Qendrën Kombëtare të Kinematografisë (QKK). Buxheti për vitin 2026 për QKK do të jetë 181,7 milionë lekë, nga 166,8 milionë lekë që ishte për 2025-ën.
12 Nëntor 2025, 18:57 -
Frrok Çupi: Edhe këtë të premte po presim te varret
Por po ndodh e kundërta. Kush vritet në mafie, ai nderohet më shumë dhe fle i qetë ndër varre. Prandaj po e presim kryeministrin vrasës atje te varret, me qëllim që edhe ai të shikojë me sytë e tij. Nëse nuk ia kanë marrë qimen.
12 Nëntor 2025, 18:27 -
FMN dhe BQE: Pavarësia dhe qëndrueshmëria e Bankës së Shqipërisë, themel i progresit kombëtar
Kristalina Georgieva, Drejtore e Përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Christine Lagarde, Presidente e Bankës Qendrore Evropiane (BQE), përfaqësueset e dy institucioneve të rëndësishme të financave ndërkombëtare vënë theksin në rëndësinë e pavarësisë së bankës qëndrore dhe qëndrueshmërisë institucionale.
12 Nëntor 2025, 17:59 -
Skema për mbështetjen e fermerëve 52 mln €! Ministri Salla: TVSH 10% formalizon sektorin
Mbështetja e fermerëve përmes skemës kombëtare në vitin 2026 do të arrijë në vlerën 52 milionë euro, si për bujqësinë dhe blegtorinë. Ministri i Bujqësisë ka sqaruar edhe skemën e TVSH-së se si do të funksionojë, ku për çdo faturë për produktet që shesin fermerët do të marrin 10% kompensim.
12 Nëntor 2025, 17:45 -
Auron Tare: Esad Pasha dhe Shote Galica – dy anët e një medaljeje
Shote Galica, e cila pasi kishte luftuar përkrah bashkëshortit të saj, Adem Galica, kunder terrorit serb ne Kosove, erdhi në Shqipëri e sëmurë, me katër fëmijë të braktisur të ish-luftëtarëve të çetës së bashkëshortit. Askush nuk u interesua për të gjate periudhes se Presidentit Ahmet Zogolli.
12 Nëntor 2025, 17:26 -
VIDEO/ 80 sekondat e tmerrit në Rinas, atentat si në filma! Report Tv siguron pamjet e vrasjes së Danit, autorët zbresin nga makina dhe lëshojnë breshëri kallashi
Autorët e atentatit mafioz në Rinas, ku u vra krahu i djathtë i Emiljano Shulalzit, e kishin planifikuar çdo gjë në detaj. Ata kanë qëndruar për të paktën 10 minuta tek rrethi i Rinasit. Sapo kanë marrë informacion nga informatorët se mjeti i Danit po afrohej, ata lëvizin dhe i zënë pritë përballë.
12 Nëntor 2025, 17:15 -
-
Ish-kryebashkiaku i Vlorës i shkruan Berishës: E mban mend si të pritën vlonjatët në 1999? E morën në ballë për ty, se do shkonte gjaku deri në gju
Ndër rreshta, Gëzim Zilja thotë se Vlora nuk ka qenë asnjëherë të majtës, por se demokratët janë tradhtuar nga të vetët. Në zgjedhjet vendore të pjesshme të zhvilluara më 9 nëntor, pjesëmarrja në qytetin e Vlorës ishte më e ulëta në 5 bashkitë.
12 Nëntor 2025, 14:37 -
Sylvinho për 'Corriere': Arritja në Kupën e Botës me Shqipërinë është bërë një mision, shpresojmë mos takohemi me Italinë
Ish-ndihmësi i Mancinit te Interi: "Asllani duhej të ishte titullar, Torino i bëri mirë. Unë studiova në 'Coverciano' për pesë vjet. Të dish italisht në Shqipëri është një avantazh."
12 Nëntor 2025, 14:34 -
Shqipëria sërish në krye të Europës për rritjen e fluturimeve edhe për muajin tetor me 173% më shumë se para pandemisë
Fluturimet komerciale përbëjnë një tregues të rëndësishëm për ecurinë e turizmit dhe lëvizjen e popullsisë, si vendase ashtu edhe të huaj. Shqipëria ka shënuar një rritje të konsiderueshme të tyre, veçanërisht vitet e fundit, kur vendi është bërë gjithnjë e më i popullarizuar nga vizitorët e huaj.
12 Nëntor 2025, 14:00 -
Atentati në Rinas/ Berisha: Të dorëhiqen Koçiu dhe Vengu! Të hënën parlamenti zhvendoset para Kryeministrisë
Berisha thotë se kjo ngjarje është kryer për llogari të bandave kriminale që kanë lidhje me shtetin ndërsa thotë se në zonë prezent kanë qenë dhe forca të FNSH të pozicionuara aty që pas grabitjes së një shume parash në Rinas.
12 Nëntor 2025, 13:21 -
Nuk shkoi në komision për buxhetin, Balluku ‘zgjon’ PD-në: Të vijë e të japë llogari për ‘Llogaranë’, pse fshihet
Opozita ishte përgatitur t’i kërkonte llogari Zv/kryeministres Belinda Balluku për tunelin e Llogarasë, tender për të cilin është marrë e pandehur nga SPAK, por ajo mungoi në Komisionin për Burimet Natyrore dhe Infrastrukturën. Për të prezantuar buxhetin në komision Balluku dërgoi dy zv/ministrat, çka solli irritimin e opozitës e cila u shfaq me forca të shtuara në komision.
12 Nëntor 2025, 13:12
