-
-
Takimi për Kodin e ri Penal, Sadushi: Rrezikon ta vështirësojë sistemin penal! I kemi çuar ministrisë 50 faqe vërejtje dhe propozime
Sadushi thotë se Kodi i ri Penal rrezikon që ta bëjë më të vështirë sistemin penal. Ai tha se pas publikimit të draftit, kanë bërë një analizë me vërejtjet dhe propozimet konkrete, duke ia përcjellë ministrisë së Drejtësisë.
5 Nëntor, 10:20 -
-
U dënua me 4 vite burg për inceneratorin e Tiranës, Alqi Bllako lë qelinë pasi iu shua masa e sigurisë
GJKKO e dënoi një ditë më parë Bllakon me 4 vite burg për çështjen e inceneratorit të Tiranës. Në aplikim të gjykimit të shkurtuar, u dënua me 2.8 vite burg. Por gjykata vendosi shuarjen e masës së sigurisë pasi këto vite i ka kaluar në paraburgim.
5 Nëntor, 09:33 -
Pesë vjet nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së, veteranët: Heronjtë larg familjeve dhe vendit! Kurti: Duhet të lirohen, Dhomat Speciale na refuzuan kërkesën
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, thotë se sot bëhen plotë pesë vite padrejtësi për ish krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Ne nuk harrojmë dhe nuk dorëzohemi përballë kësaj padrejtësie historike. Thirrjeve për lirimin e tyre, iu bashkua në këtë pesë vjetor edhe Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti.
5 Nëntor, 08:35 -
Përplasjet me SHBA-në, a mund ta ndihmojë Moska Maduron e Venezuelës?
Maduro i mbijetoi krizës kur thirrja e Juan Guaidos për kryengritje ushtarake dështoi si dhe përpjekja e tij për të marrë pushtetin nuk pati sukses - lehtësim i madh për Rusinë dhe një goditje për SHBA-në, që e konsideron Maduron udhëheqës të jashtëligjshëm.
5 Nëntor, 07:41 -
-
-
SHBA/ Zohran Mamdani zgjidhet kryetari i ri i bashkisë së New Yorkut: E ardhmja është në duart tona, përmbysëm një dinasti politike! Sfidon Trumpin: Ngrije zërin
Pyetja tani është çfarë do të bëjë Trump, i cili kishte ftuar të votohej për Andrew Cuomo dhe kishte kërcënuar se do t’i hiqte fondet federale qytetit nëse zgjidhej Mamdani. Shumë mendojnë se do të dërgojë Gardën Kombëtare. Por është e qartë se votuesit e Nju Jorkut iu përgjigjën vetë Trumpit me këtë zgjedhje.
5 Nëntor, 07:08 -
-
-
-
-
-
Ambasadori i BE-së në Kosovë: Shpresojmë të ketë shpejt një qeveri për të zbatuar rekomandimet e Raportit të Progresit
Ai kujtoi se vitin e kaluar, Kosova ishte e para në agjendën e reformave, afër marrjes së pjesës së parë të fondeve të Planit të Rritjes të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, kishte bërë përparim në shumë fusha
4 Nëntor, 19:45 -
-
-
Kontratat PPP marrin 120 mln euro nga buxheti 2026, 40% e fondit shkon për koncesionet në Infrastrukturë
Financimet për kontratat koncesionare dhe projektet e partneritetit publik-privat (PPP) me mbështetje nga buxheti i shtetit parashikohen të pësojnë një rënie të ndjeshme krahasuar me vitin paraardhës. Janë 11 kontrata aktive koncesionare apo partneriteti publik privat.
4 Nëntor, 18:14 -
E reja britanike vdiq gjatë zhytjes në Sarandë, babai për Report Tv: Autori duhet të vuajnë dënimin me burg për pjesën e mbetur të jetës
Në Sarandë ka nisur gjyqi për vdekjen e britanikes Rebecca Gannon, i pandehuri Kushova gjykohet në mungesë ndërsa vuan dënimin për trafik droge në Norvegji. Babai i të ndjerës, George Gannon tha ekskluzivisht për Report Tv se procesi është vonuar për tre vite, por tashmë shpreson se do të dënohet personi përgjegjës për sigurinë e së bijës gjatë ekspedites se zhytjes.
4 Nëntor, 18:08 -
Rritja e pensioneve nga 2026, mesatarisht nga 700 lekë deri 1800 lekë
Nga janari i vitit 2026 dhe për 4 vitet në vijim, pensionet e të gjitha kategorive do të rriten çdo muaj. Kryeministri Rama prezantoi skemën e re, e cila parashikon të rrisë deri në 70% çdo kategori pensionesh. Pensioni mesatar i qytetit llogaritet që në fund të vitit 2029, të shkojë 400 euro dhe ai në fshat 180 euro. Rritet pensioni familjar dhe i invaliditetit
4 Nëntor, 18:04 -
‘Pse u ndryshua eksperienca për tunelin e Llogarasë?’, bisedat që dogjën Ballukun! SMS me Berberin teksa tenderi ishte ende i hapur
Gazment Bardhi ka shkëputur nga dosja hetimore një bisedë të zhvilluar mes Belinda Ballukut dhe Ervis Berberit ish-drejtor i ARRSH-së, i arrestuar tashmë për një tjetër çështje. Në mesazhe Balluku i shkruan Berberit për ta pyetur mbi një procedurë të ndryshuar lidhur me tenderin e hapur për tunelin e Llogarasë.
4 Nëntor, 17:35
