-
-
Durrës/ Vrau babain me thikë, lihet në burg 25-vjeçari! Shfaqet i qeshur në gjykatë, avokatja kërkon t'i bëhet një vlerësim për shëndetin mendor
I riu është shfaqur i qeshur në gjykatë. Në dëshminë e tij, ai ka deklaruar se ngjarja nisi pasi i ati i kërkoi që të angazhohej për pritjen e njerëzve për shkak të vdekjes së gjyshes. Ai ka deklaruar se i ati e kishte kapur prej fyti dhe se nuk ka qenë ai sulmuesi. Avokatja kërkoi vlerësim për shëndetin mendor.
1 Nëntor, 10:31 -
U merrte para pacientëve për të kryer ekot, arrestohet mjeku imazherist në Fier! Iu gjetën në shtëpi rreth 60 mijë euro
Sipas policisë, mjeku u kap në flagrancë duke marrë një shumë parash një pacienti që do të kryente ekon abdominale. Për shpërdorim detyre akuzohet se gjatë orarit të punës vizitonte pacientë në dy klinika private në Fier.
1 Nëntor, 09:59 -
Gaza/ Izraeli: Tre trupat e fundit të dorëzuar nuk i përkasin asnjërit prej pengjeve! Kamioni me ndihma u plaçkit
Izraeli dhe Hamasi kanë akuzuar vazhdimisht njëri-tjetrin për shkelje të kushteve të armëpushimit, në fuqi në Gaza që nga 10 tetori. Hamasi ka kërkuar kohë për dorëzimin e të gjithë trupave të pajetë.
1 Nëntor, 09:50 -
Kërcënime të përsëritura ndaj zyrtarëve të FSHF-së, Disiplina pezullon për një vit presidentin e Ilirisë! Në 2024 i shkoi në banesë Armand Dukës
Më 30 gusht 2024 Nazmi Selmani me djemtë futbollistë i shkuan në banesë Armand Dukës duke e kërcënuar, pas një mesazhi po kërcënues në celular. Duka asokohe bëri denoncim në polici.
1 Nëntor, 09:26 -
Zaptuan hapësirat publike për lavazhe e parkingje dhe penguan mjetet e emergjencës! 10 të arrestuar në vend, 123 nën hetim (VIDEO)
Sipas policisë, janë evidentuar 133 raste të shfrytëzimit të hapësirave, kryesisht për vendparkime dhe lavazhe të paregjistruara, që nuk lëshonin kuponë tatimorë.
1 Nëntor, 08:36 -
Rama kujton Fatos Nanon përmes një 'videokartoline': Miku im i dikurshëm e i rigjetur sërish! S'do ndahet kurrë nga vendi i nderit në PS
Përmes një videoje, Rama sjell momentet më të rëndësishme të Nanos nga themelimi i PS, trazirat e '97, burgosja e deri te largimi. Kryeministri shprehet se Nano do të ruajë gjithmonë vendin e nderit që mbart në familjen e tyre politike.
1 Nëntor, 08:02 -
Propozohen ndryshime në ligjin për nëpunësin civil, riformatim pagash dhe rekrutime nga jashtë
Sipas njoftimit të Këshillit të Ministrave ndryshimet ligjore synojnë krijimin e një administratë profesionale dhe e mbështetur në merita qëndron në bazën e përpjekjeve të Shqipërisë për anëtarësimin në BE dhe forcimi i saj synohet të arrihet edhe nëpërmjet këtyre ndryshimeve ligjore të propozuara.
1 Nëntor, 07:38 -
Trump konfirmon testet bërthamore: Do t’i bëjmë, nëse i bëjnë edhe të tjerët! Shteti i Nevadës kundërshton: Jo tek ne
Presidenti amerikan pas njoftimit në Korenë e Jugut: "Do ta shihni së shpejti." Nevada distancohet: “Jo tek ne”. Edhe ekspertët po ngurrojnë: kosto të larta dhe kohë e gjatë për të riaktivizuar vendet e shpërthimit.
1 Nëntor, 07:21 -
Bardhyl Minxhozi: Lamtumirë liberali 'i pandreqshëm' Fatos Nano
Fatos u largua krejt natyrshem nga politika, jo thjesht dhe per shkak te politikes, por sepse ishte nje njeri i civilizuar! Fatos Nano po largohet sot jo thjesht si nje ish-kryeminister, por si nje qytetar i madh dhe i respektuar!
31 Tetor, 22:30 -
-
-
Tuneli i Llogarasë, nga gara e anuluar te fituesi 170 mln €! Si fituan turqit në tenderin e dytë
Ndërtimi i Tunelit të Llogarasë, ka qenë prej kohësh qendër e akuzave të shumta nga opozita e cila dhe e ka denoncuar këtë rast në Prokurorinë e Posaçme. Wshtë ajo që ka hedhur dyshimet për një abuzim dhjetwra milionë eurosh, pasi gara e parë u anulua, dhe një garë e dytë nxori fitues një bashkim operatorësh turq, me një ofertë 30 milionë eurosh më të shtrenjtë se oferta e një kompanie shqiptare në tenderin e mëparshëm
31 Tetor, 21:47 -
-
Mero Baze: Njeriu që na mësoi të mos urrenim
Udhëheqësi historik i socialistëve shqiptarë Fatos Nano u largua sot nga jeta, duke lënë pas një trashëgimi politike e cila vë në pozitë të vështirë si partinë e tij ashtu edhe kundërshtarët e tij. Merita e parë e madhe e Fatos Nanos ishte se ai ktheu garën politike në ish Partinë e Punës, që kishte sunduar për 50 vite në vend si një parti e centralizuar dhe parti-shtet.
31 Tetor, 21:15 -
Balluku e pandehur nga SPAK, Berisha: Motra e vet avokate, u regjistrua sot në QKB, kur nuk u arrit anulimi i akuzës
Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se motra e Ballukut, Pamela Qirko, është regjistruar si avokate vetëm ditën e sotme, 'kur nuk u arrit anullimi i akuzës ndaj Ballukut'. Sipas dokumenteve në QKB, Pamela rezulton të jetë regjistruar si avokate një ditë më parë.
31 Tetor, 20:36 -
-
Vëllai i deputetit demokrat Nallbati dhe 2 të tjerë marrin peng e dhunojnë një person, arrestohen nga policia 2 ditë më pas (EMRAT)
Mësohet se autorët e kanë keqtrajtuar të riun në mjediset e banesës së njërit prej tyre. Policia e Devollit është ende duke kryer kontrolle për mbledhjen e provave.
31 Tetor, 20:03 -
-
Çfarë tha Fatos Nano në gjyqin e dirigjuar nga Berisha që e dënoi atë me 12 vjet burg?
Historia e figurës së Fatos Nanos nuk fillon dhe nuk përfundon në këtë sallë gjyqi, përkundrazi, ky prag është pedana ngaku ai do të katapultohej për t’u bërë një prej figurave më të rëndësishme politike shqiptare, dhe për të mbetur në historinë e socialistëve një emblemë.
31 Tetor, 19:56 -
Klevis Hoxhaj: Fatos Nano, një jetë mes burgut, pushtetit dhe historisë
Ekonomist, ideolog, reformator dhe një nga politikanët më kompleksë të periudhës postkomuniste, Nano mbetet emri që identifikohet me rilindjen e së majtës shqiptare dhe me themelimin e Partisë Socialiste si forcë moderne socialdemokrate.
31 Tetor, 19:50
