-
-
Konflikti për Aeroportin e Vlorës, Behgjet Pacolli në Prokurorinë e Tiranës: U thirra si person në dijeni! Qeveria nuk ka asnjë punë në këtë çështje
Pacolli zotëron 98% të aksioneve të Aeroportit të Vlorës nëpërmjet kompanisë së tij ‘Mabco Construction SA’. Gjithashtu dhe Valon Ademi është aksioner dhe pronar i kompanisë ‘2A Group’. Pacolli është marrë në pyetje për disa orë nga prokurori Ndini Tavani.
31 Tetor, 10:41 -
Zv.kryeministrja Balluku e pandehur për Tunelin e Llogarasë, SPAK i komunikon akuzën: Shkelje me tenderin 190 mln euro! Në hetim edhe prokurime të tjera (VIDEO)
Belinda Balluku e pandehur për veprën penale të shkeljes së barazisë në tenderë për Tunelin e Llogarasë. Në njoftimin për mediat, SPAK lë të kuptohet qartë se po heton dhe tenderë të tjera që përfshijnë Ministrinë e Drejtuar nga Balluku.
31 Tetor, 10:37 -
-
-
-
-
-
-
-
-
Schieder: Shqipëria zgjodhi formën më 'radikale' për të reformuar drejtësinë! Jo show politik, të adresohen rekomandimet e OSBE/ODIHR për zgjedhjet
Eurodeputeti vlerësoi se Shqipëria ka ndërmarrë ndryshime të mëdha, sidomos në sistemin e drejtësisë. Adresoi edhe kritikat ndaj SPAK, teksa tha se punën duhet t'ia lëmë prokurorëve. Kërkoi nga palët që të ulen dhe të referojnë rekomandimet e bëra nga OSBE/ODIHR për zgjedhjet.
31 Tetor, 08:33 -
Fantazma e Luftës së Ftohtë është rikthyer, bomba atomike po josh gjithmonë e më shumë njerëzit
Arsenalet janë zvogëluar, por ato mbeten të rrezikshmetme: 5,177 koka luftarake amerikane, nga të cilat 3,700 janë të ruajtura në depo; 5,459 ruse, nga të cilat 4,309 janë të ruajtura; 600 kineze, të cilat mund të bëhen një mijë brenda pesë viteve.
31 Tetor, 08:05 -
Kronologjia e ngjarjeve/ Shkarkimi i Veliajt, nga njoftimi i Ramës, te çështja në Kushtetuese
Që nga momenti kur socialistët vendosën nisjen e procedurave për shkarkimin e Erion Veliajt, gjithçka u zhvillua me një shpejtësi të pazakontë. Por si nisi, dhe cilat ishin etapat që çuan në zhvillimin e seancës së sotme në Gjykatën Kushtetuese?
31 Tetor, 07:58 -
Efekti i sezonit veror, depozitat u shtuan me 61 miliardë lekë për tremujorin e tretë
Në 12 muajt e fundit, rritja e depozitave ka ardhur kryesisht në monedhën vendase. Depozitat në lekë janë rritur me 15% krahasuar me një vit më parë, ndërsa depozitat në valutë të huaj po shfaqin një rritje më të ngadaltë, me 3.7%.
31 Tetor, 07:49 -
Komisioni i Ligjeve diskuton sot për kërkesën e PD-së për shkarkimin e Begajt, demokratët pretendojnë 7 shkelje të kryera nga presidenti
Demokratët depozituan më 15 tetor në Kuvend kërkesën për shkarkimin duke renditur 7 shkelje. Kërkesa do shqyrtohet në mbledhjen e Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratës Publike
31 Tetor, 07:40 -
Trump i përgjigjet Putin: Le të rifillojmë me testimin e armëve bërthamore! Vance: Është e nevojshme
Pentagoni nuk kryen teste bërthamore, të cilat janë përgjegjësi e Departamentit të Energjisë, por teston raketat e përdorura për të lëshuar bombat. I vetmi vend i autorizuar në tokën amerikane është në Nevada, ku, megjithatë, autoritetet lokale kanë miratuar një ndalim për këto shpërthime.
31 Tetor, 07:29 -
Shkarkimi/ Veliaj në Kushtetuese: U rrëmbeva pa akuzë, vota më e fortë se kulisat politike! 7 orë seancë, Qeveria e Presidenca: Ankimi s’është kompetencë e juaja
Erion Veliaj u shpreh i zhgënjyer nga bashkëpunëtorët e tij, dhe theksoi se asnjë kryebashkiak s’mund të largohet nga detyra me një arrestim të përkohshëm, ose sipas vullnetit politik për mungesë në punë, pasi kjo sipas tij do cenonte demokracinë. Pasi dëgjoi palët, Gjykata Kushtetuese do të dalë me vendim, ditët e ardhshme.
31 Tetor, 07:01 -
-
-
