-
-
Aksidentuan për vdekje 61-vjeçarin në aksin Lezhë-Milot, në pranga dy persona! E përplasën 2 makina në sense të kundërt
Policia arrestoi dy persona të cilët kanë aksidentuar për vdekje 61-vjeçarin Gjon Kola në aksin rrugor Lezhë-Milot pasditen e djeshme. Mësohet se ata udhëtonin në kahe të kundërt të rrugës e më pas kanë përplasur 61-vjeçarin.
30 Nëntor 2020, 08:53 -
Hidhet nga kati i dytë i 'Shefqet Ndroqit', ndërron jetë një 60-vjeçar! Rasti i 5-të brenda pak muajsh! Spitali: Rasti po hetohet, kemi siguruar shërbimin e psikologut
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne. Një tjetër pacient në spitalin "Shefqet Ndroqi" është hedhur nga lartësia e godinës e për pasojë ka ndërruar jetë. Bëhet fjalë për një 60-vjeçar me iniciale L.S. Ky është rasti i 5-të i vetëflijimit nga spitalet COVID brenda pak muajsh.
30 Nëntor 2020, 08:15 -
-
Lame: Në kadastrën e Vlorës ka presione kriminale! Do ketë ndryshime nga drejtori deri te punonjësi më i ulët
Lëvizjet e shpeshta në kadastrën e Vlorës vijnë si rezultat i presioneve nga elementë kriminale. Në këtë përfundim doli krei i kadastrës Artan Lame që paralajmëroi se në Vlorë do të ketë përsëri ndryshime
29 Nëntor 2020, 18:05 -
Papërgjegjshmëria e Kryemadhit te Varrezat e Dëshmorëve/ Braçe: Pastaj ankohen për spitalet COVID dhe vendin e denjë në morg
Zv. kryeministri Erion Braçe është treguar i ashpër me papërgjegjshmërinë e treguar ditën e sotme nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Në një kohë kur opozita po akuzon se situata e COVID ka dalë jashtë kontrolli, Kryemadhi dhe përfaqësues të partisë së saj kanë "kontribuar" më së miri.
29 Nëntor 2020, 16:08 -
-
Situata e pandemisë/ Brataj i qartë: Pas hapjes së COVID-4 dhe spitaleve rajonalë, do i asistojmë qytetarët edhe në stadium
Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, ka deklarur se nga data 9 mars deri më sot kemi 623 mijë thirrje për COVID. Ndërsa sqaroi edhe mënyrën se si Urgjenca Kombëtare komunikon me spitalet Covid për të dërguar një pacient, Brataj e bëri të qartë se në rast përkeqësimi të situatës dhe tejmbushjes së 4 spitaleve COVID, qytetarët do asistohen me çdo mënyrë e në çdo vend siç bën e gjithë bota.
29 Nëntor 2020, 14:08 -
Veliaj pret tenorin kosovar Ramë Lahaj: Në këtë kohë kemi nevojë për inkurajim dhe forcë
Ky 29 nëntor e ka gjetur kryebashkiakun Veliaj në një takim me tenorin e njohur Ramë Lahaj. Si falenderim për rikompozimin e këngës “Për ty atdhe”, Velaij i dhuroidiskun e Tiranës 100 vite kryeqytet, ndërsa tenori u shpreh se e kishte detyrë ndaj atdheut.
29 Nëntor 2020, 14:05 -
-
Emigrantët regjistrim në e-albania për të votuar! Vendimi i qeverisë: Kush nuk deklaron adresën s'ka të drejtë vote, nuk merr as shërbime
Nëse emigrantët shqiptarë nuk do të deklarojnë adresën e tyre jashtë atdheut, nuk do të marrin asnjë shërbim nga shteti shqiptarë. Qeveria ka publikuar të gjitha hapat se si emigrantët do të regjistrohen në portalin e-Albania, një procedurë kjo që krijon edhe bazën për të garantuar votën e tyre në zgjedhje.
29 Nëntor 2020, 12:49 -
45 ton kokaine brenda vitit nga Brazili në Europë! Europol godet sindikatën e trafikut, sekuestrohen 12 milionë €, 37 avionë dhe 43 të arrestuar
12 milionë euro cash, 43 të arrestuar, 180 kontrolle dhe me qindra sekuestro të jahteve, makinave luksoze e bizneseve dhe 37 avionë është bilanci i një operacioni kundër trafikut të kokainës nga Brazili në Europë.
29 Nëntor 2020, 11:10 -
Dita e Çlirimit/ Rama, Meta dhe Ruçi homazhe te varrezat e Dëshmorëve! Qëndrojnë 'larg' njëri-tjetrit
Sot në 76-vjetorin e çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit nazifashistë , kryeministri Edi Rama, presidenti ilir Meta dhe kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, kanë mbajtur homazhe në varrezat e dëshmorëve.
29 Nëntor 2020, 10:08 -
Vrasja e Ridvan Ramazanit/ Zbardhet emri i njërit autor të arrestuar, në pranga edhe punonjësi i karburantit e një grua! 2 vëllezërit Mehmedaj në kërkim
Miklor Gjoka është njëri prej të arrestuarve mbrëmë për vrasjen e 46-vjeçarit Ridvan Ramazani i cili është ekzekutuar me breshëri kallashnikovi pranë një pike karburanti në afërsi të fshatit Mushan të Shkodrës.
29 Nëntor 2020, 09:33 -
U ekzekutua sot/ Ky është Ridvan Ramazani, zbardhet zinxhiri i vrasjeve mes grupeve kriminale që po trondisin qytetin e Shkodrës (FOTO)
Si nisi konflikti në vitin 1993 për bllokimin e rrugës me karocë dhe vrasja e gjyshit dhe xhaxhait të Edmir Koçisë, nga Artur Kasemi, djali i dajës së Ridvan Ramazanit. Pikërisht në vendin ku u qëllua Ramazani, u vra në vitin 2000 Mikel Bituku.
28 Nëntor 2020, 19:43 -
100 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë/ Festa e turpshme e Sali Berishës dhe Lulzim Bashës që nuk do të harrohet kurrë
Tashmë kanë kaluar 8 vite por të gjithë e mbajnë mend skandalin që ndodhi për 100- vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Një nga festimet më të shëmtuara u organizua nga qeveria Berisha me një tortë gjigante, më e madhja e prodhuar ndonjëherë në vend, me një sipërfaqe prej 550 metra katrore dhe me peshë 18 mijë kilogramë.
28 Nëntor 2020, 18:52 -
-
VIDEO+FOTO: Akuzat ndaj Xhaçkës, Imami i vuri në dizpozicion Zajmina Vasjarit dy helikopterët e Ushtrisë dhe ambientet sekrete për një videoklip
Pakkush ndoshta e kujton videoklipin e këngëtares Zaimina Vasjari, për këngën “I kom”. Një videoklip ku këngëtarja shfaqet si një ushtarake seksi, me armë e artileri të rëndë, hipur herë në helikopter e herë mbi tank, për të kapur rob apo shantazhuar “ushtarin” e saj të zemrës.
28 Nëntor 2020, 14:28 -
-
VIDEOLAJM/ Aktiviteti për polifoninë, Presidenti Meta në Vlorë me qindra qytetarë, shumica pa maska dhe ngjitur me njëri-tjetrin
Në një aktivitet i organizuar në Vlorë për 15-vjetorin e futjes së polifonisë në Vlorës, ku është i pranishëm edhe Presidenti Meta është shkelur çdo rregull anti COVID.
28 Nëntor 2020, 12:21 -
Këshilli bashkiak i Shkodrës voton pro privatizimit të Vllaznisë! Duhen mbi 50 mln lekë të reja për të zotëruar 100% të aksioneve
Me 39 vota pro, Këshilli i Bashkisë Shkodër i hap dritën jeshile privatizimin të klubit të futbollit Vllaznia. Procedura do të jetë në ankand në masën 100 % të aksioneve të Klubit të Futbollit. Pas këtij hapi tashmë do të jetë Bashkia Shkoder dhe Kryetarja e Bashkise të cilët do të ndjekin procedurat deri në përfundimin e procesit të privatizimit.
27 Nëntor 2020, 20:57
