-
Festat e Fundvitit, Manastirliu: 100 ekipe mjekësore të Urgjencës do jenë në terren (VIDEO)
Në prag të festave të fundvitit, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u shpreh se janë vendosur ekipe shëndetësore shtesë për përballimin e urgjencave mjekësore. Duke folur nga Spitali i Traumës, Manastirliu u shpreh se ato do të jenë në gatishmëri në çdo moment. Ajo tha se do të jenë 100 ekipe shëndetësore në sistemin e Urgjencës Kombëtare të cilat do jenë të shpërndara në terren.
30 Dhjetor 2020, 12:49 -
Pamjet me dron, Tirana e ‘dorëzuar’ mes trafikut, kaos ditët e festave
Fluksi i lartë i qarkullimit të mjeteve për festat e fundvitit duket se ka kapur në befasi policinë rrugore e cila është përgjegjëse për menaxhimin e trafikut. Prej tre ditësh në tiranë të duhen deri në 30 minuta për të përshkruar 1 km rrugë, ndërsa hyrje-daljet nga kryeqyteti janë kthyer në sfidë me nervat dhe durimin e shoferëve.
30 Dhjetor 2020, 12:06 -
Stuhitë e dëborë lënë pa energji elektrike prej 4 ditësh Valbonën! Trashësia e borës mbi 70 cm vështirëson ndërhyrjen e OSHEE
Bora prej katër ditësh në parkun kombëtar të Valbonës ka shkaktuar probleme me furnizimin me energji. Nga stuhitë e forta të dëborës janë rrëzuar shtyllat dhe janë dëmtuar linjat në rrjetin e brendshëm. Pa energji kanë mbetur edhe disa fshatra të thellë në njësinë administrative të Lekbibaj.
30 Dhjetor 2020, 11:57 -
Lezhë/ Iu gjetën fishekzjarre e kapsolla në dyqan, në pranga një 56-vjeçar
Një 56-vjeçar është arrestuar nga policia e pasi në biznesin e tij në Lezhë u gjetën fishekzjarre dhe kapsolla me fuqi të lartë shpërthyese. Në kontrollin e bërë në dyqanin me artikuj ushqimor në lagjen “Nënë Tereza”, Lezhë policia ka gjetur dhe ka sekuestruar qindra fishekzjarrë dhe kapsolla me fuqi të lartë shpërthyese të rrezikshme për jetën e qytetarëve gjatë përdorimit civil të tyre.
30 Dhjetor 2020, 11:30 -
Studimi nga Akademia e Shkencave: Afërsisht 50% e qytetarëve në Tiranë kanë kaluar koronavirusin (VIDEO)
Afërsisht 50% e popullsisë së Tiranës e kanë kaluar koronavirusin. Ky është studimi i fundit i Akademisë së Shkencave në Shqipëri. Studimi është kryer nga profesor Genc Sulçebe si dhe nga akademiku Alban Ylli.
30 Dhjetor 2020, 11:04 -
Debate në KQZ/ Përfaqësuesit e opozitës: Institucionet kanë shkelur vendimin tonë për kufizimet para zgjedhjeve, u përmenden PPP-të dhe u shpërndanë legalizime
Komisioni Rregullator i Komisionit Qendror i Zgjedhjeve është duke zhvilluar sot mbledhjen e radhës, ku debati është përqendruar nga përfaqësuesit e opozitës tek vendimi i KQZ-së pak ditë më parë për të kufizuar qeverinë për dhënien e PPP-ve apo veprimtari të tjera në përiudhën parazgjedhore.
30 Dhjetor 2020, 10:50 -
Kroacia zgjohet në zi pas tërmetit, ende vazhdojnë lëkundjet e tokës (VIDEO)
Toka në Petrinja dhe Zagreb, nuk gjen ende qetësi, të paktën tre tërmete kanë goditur sot vendin ndërkohë që operiacionet e kërkim shpëtimit vazhdojnë ende. Të paktën 7 civilë kanë humbur jetën, mes tyre një 12 vjeçare, ndërkohë që të paktën 20 persona janë plagosur rëndë, 8 prej të cilëve gjenden në terapi intensive.
30 Dhjetor 2020, 10:31 -
Historike, presidentja e KE dhe presidenti i KiE firmosin marrëveshjen tregtare post Brexit në Bruksel (VIDEO)
Mëngjesin e sotëm, Presidentja e Këshillit Evropian dhe Presidenti i KiE Charles Michel nënshkruan këtë mëngjes marrëveshjen e tregtisë dhe bashkëpunimit BE dhe Mbretëria e Bashkuar. Kjo marrëveshje tani do të dërgohet në Mbretërinë e Bashkuar për t'u nënshkruar nga Kryeministri Boris Johnson, përpara se të zbatohet nga 1 Janari 2021.
30 Dhjetor 2020, 09:52 -
REPORTAZH/ Pandemia nuk e ndal festën, Korça dhe Dardha destinacioni kryesor për festat e fundvitit
Fanatikë të traditës, kulturës, muzikës korçaret gjithmonë kanë ditur të sjellin në qytetin e bukur të Korçës shpirtin e festës së Krishtlindjes. Ashtu siç ndodh gjithmonë atmosfera festive është për t'u admiruar dhe këtë vit duket se në dekorin festiv "Parisi i Vogël" nuk ka rivalë. Gjatë gjithë dhjetorit qytetit juglindor nuk i kanë munguar turistët vendas dhe të huaj.
30 Dhjetor 2020, 09:39 -
COVID-19/ Britania e Madhe aprovon për përdorim vaksinën e AstraZeneca-s (VIDEO)
Vaksina e koronavirusit e krijuar nga shkencëtarët në Universitetin e Oksfordit është aprovuar për përdorim në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo shënon një pikë kthese të madhe e cila do të bëjë të mundur imunizimin në Mbretërinë e Bashkuar dhe do të kthejë normalitetin.
30 Dhjetor 2020, 08:10 -
Larmia etnike në Xhorxhia dhe gara për Senatin amerikan
Komuna Gwinnett ndodhet rreth 25 km në verilindje të Atlantës dhe është një ndër lagjet periferike më të populluara të qytetit më të madh të Xhorxhias. Në nëntor, demokrati Joe Biden siguroi 58% të votave në këtë komunë duke e ndihmuar të siguronte fitoren e ngushtë në këtë shtet. 30 vjet më parë kjo ishte një komunë kryesisht rurale dhe bazë e fortë e republikanëve.
30 Dhjetor 2020, 08:00 -
Vrasja e çiftit Pasho/ Masakroi prindërit e të dashurit, Elona Kaleshi nuk ka vepruar vetëm! Fqinjët flasin për një tjetër vajzë: I kam parë që dilnin nga banesa
Një nga dëshmitarët përmendi "vajzat" që largoheshin nga banesa, duke hedhur dyshimin se ka pasur të paktën edhe një bashkëpunëtore tjetër për Elona Kaleshin.
30 Dhjetor 2020, 07:42 -
Çoi në ‘Kushtetuese’ mënyrën si ndahen mandatet, Murrizi në ‘Repolitix’: Kjo gjykatë, më politike se e para! PS-PD-LSI kanë përfaqësuesit e tyre atje
Myslim Murrizi tha në “Repolitx” se Gjykata Kushtetuese e re është më politike se ajo e para, ku anëtarët e saj janë shprehur hapur si besnik të një linje politike.
29 Dhjetor 2020, 22:33 -
Protesta ku u shkatërrua flamuri turk në Mirditë, Gjykata dënon me dy vite burg 36-vjeçarin
Gjykata e Lezhës ka gjetur fajtor dhe të dënuar me dy vite burg një 36-vjeçar, si iniciator të një proteste të organizuar në dhjetor te vitit 2017-të, ku u shkatërrua flamuri turk i cili ishte vendosur në digen e Hidrocentralit në Qafë Molle të Mirditës
29 Dhjetor 2020, 21:47 -
Loja e shëmtuar europiane me vaksinat dhe ballkanasit e varfër
Nëse Brukseli dhe shtetet e tjera të pasura do të aplikojnë politika individualiste dhe peshën e më të fortit, përballë vlerave të solidaritetit me pjesën tjetër të kontinentit, atëherë është mirë që burokratët e E, apo ata gjermanë, francezë e britanikë të “rrudhin gojën” e të mos hedhin premtime boshe. Nëse Ballkani Perëndimor është vërtet rajoni që shumëkush në Bruksel na thotë se është, tregojeni!
29 Dhjetor 2020, 19:57 -
-
Pogradec, makina merr flakë në ecje, shoferi arrin të dalë në kohë nga mjeti (VIDEO+FOTO)
Një makinë ka marrë flakë në ecje në aksion rrugor Pogradec -Tiranë gjatë pasdites së sotme. Fatmirësisht nga ngjarja ka pasur vetëm dëme materiale pasi drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë në kohë nga mjeti i tij.
29 Dhjetor 2020, 17:19 -
Flakë dhe tym i zi në ajër/ Digjet në mes të rrugës një makinë, pas Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë (VIDEO)
Një makinë ka marrë flakë dhe është djegur në mes të rrugës, pas Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë para pak minutash. Flakët dhe tymi i zi janë përhapur në këtë zonë duke krijuar idenë se ka marrë flakë Muzeu, por në fakt është djegur një makinë që ndodhet aty pranë
29 Dhjetor 2020, 16:14 -
Festat e fundvitit/ Trafik i rënduar në kryeqytet, qytetarët të irrituar: Të ishin marrë masat! Rrugët më problematike
Ditët e fundit të 2020-ës kanë sjell një trafik të rënduar në kryeqytet. Kryqëzimet kryesore në afërsi të qendrës Unaza e Vogël janë mbushur më radhë të gjata mjetesh pothuajse në çdo orë të ditës. Pavarësisht se Policia e Shtetit ka dalë me masa shtesë, situata sërish ka qenë problematike.
29 Dhjetor 2020, 13:57 -
Dëshmia 'bombë'/ 7 fëmijë të rrëmbyer u mbyllën në bodrum, mes tyre dyshohet edhe për Forcim Sulkja-n, i humbur 23 vite më parë
Një dëshmi tronditëse mbërrin në emisionin ’Pa Gjurmë’, ne Report TV mbi rrëmbimin e 7 fëmijëve shqiptarë, të cilët pasi u morën peng u mbyllën në bodrumin e një pallati 5 katësh në Selanik. Mes tyre dyshohet të ketë qenë edhe Forcim Sulkja, 13-vjeçari nga Peqini i cili rezulton i humbur prej 23 vitesh.I mituri u zhduk papritur, ndërsa ishte duke luajtur në bilardon e fshatit. Pasi u thirr nga një person i panjohur, mbrëmjen e 21 qershorit të vitit 1997 nuk u kthye më.
29 Dhjetor 2020, 13:51 -