-
-
Hapet COVID 4, shtrohen pacientët e parë! Manastirliu brenda spitalit: Gati 100 shtretër! Po përgatitemi për skenarët e tjerë! Brataj: Na lini të punojmë pa presione
Sot është hapur spitali COVID 4 dhe në të janë shtruar pacientët e parë. Ka qenë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ajo që e ka bërë me dije lajmin, ndërsa ka shkuar vetë në ambientet e spitalit. Ka qenë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ajo që e ka bërë me dije lajmin, ndërsa ka shkuar vetë në ambientet e spitalit. Ministrja tha se kjo është struktura e rradhës me 100 shtretër që vihet në shërbim të qytetarëve të prekur e cila ka qenë pjesë e strategjisë për përballimin e pandemisë.
30 Nëntor 2020, 20:37 -
Braçe publikon foto të flamingove në Divjakë: Mos harroni! Është i vetmi grumbullim që lejohet këto ditë e në vijim në Shqipëri
Në këtë kohë kur grumbullimet me më shumë se dhjetë persona janë të ndaluara për shkak të frenimit të përhapjes së COVID, përjashtim nga ky rregull bëjnë flamingot në parkun Kombëtar në Divjakë. Zëvendës kryeministri Erion Braçe ka publikuar disa foto nga parku në Divjakë ku shihen flamingot të grumbulluara. Në diçiturën me të cilën ka shoqëruar këto foto Braçe shkruan se ky është i vetmi grumbullim që lejohen në këto ditë në vendin tonë.
30 Nëntor 2020, 20:18 -
Aksidentet me vdekje në Lezhe-Milot! Flasin banorët dhe eksperti rrugor: S'ka mbikalime, ndriçim e sinjalistikë! S'e përballon fluksin
Dy të vdekur dhe 3 të plagosur është bilanci i katër akidenteve të ndodhuranë aksin nacional Lezhë-Milot vetëm gjatë javës së fundit. Aksidentet kanë ndodhur thuajse në të njëjtin vend në zonën e Ishull-Lezhës e cila është mjaft e populluar dhe në të dyja anët ka degëzime të shpeshta.
30 Nëntor 2020, 19:29 -
Patozi: Front opozitar kundër dy blloqeve PS dhe PD-LSI, alternativa e tretë zgjidhje për Shqipërinë
Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi thekson se “alternativa e tretë është zgjidhja për Shqipërinë, ndërsa bën thirrje për krijimin e një fronti opozitar mes partish apo lëvizjesh të ngjashme, kundër dy blloqeve të konsumuara PS dhe PD/LSI”.
30 Nëntor 2020, 18:55 -
Endri Shabani e zbulon për herë të parë në Report Tv: Rudina Hajdari kandidon në Shkodër, unë jam kryetari i partisë 'Nisma Thurje'
Një prej personaliteteve më të rëndësishme të partisë së re të krijuar në Shqipëri 'Nisma Thurje', Endri Shabani, ka bërë dy zbulime shumë të rëndësishme në një intervistë të dhënë në Report Tv".
30 Nëntor 2020, 17:26 -
PD denoncon: Xhaçka ka udhëtuar 22 herë në 2 muaj për të bërë fushatë në Dibër, ka shpenzuar 100 milionë lekë
Ish-deputeti Xhemal Gjunkshi duke publikuar një listë datash dhe oraresh, me të cilat pretendon se ministrja Xhaçka është nisur drejt Dibrës 22 herë duke shpenzuar 100 milionë lekë për të bërë fushata elektorale.
30 Nëntor 2020, 17:23 -
'Më përdhunonte natën para djalit, më thoshte do të vras'/ Shokon 43-vjecarja në 'Pa Gjurmë', sot mbetet me të birin e braktisur në Tiranë
I disati rast që denoncohet në emisionin ’Pa Gjurmë’, 43-vjecarja që jeton në fshatin Lundër pak km larg nga kryeqyteti, ka mbetur në rrugë të madhe, ditën kur në janar të vitit 2019 ish-bashkëshorti dëboi atë dhe djalin nga shtëpia. Rrëqeth edhe më shumë me apelin që bën 10-vjecari, duke rrëfyer trishtimin që ndjen pas divorcit të prindërve. I rritur para kohe, ai i nisi një letër emisionit ’Pa gjurmë’ për të kërkuar ndihmë.
30 Nëntor 2020, 17:20 -
Zhduket kuksiani Sadik Toshi/ Vëllai: Me vete kishte një çantë të zezë, përveç fotove të fëmijëve nuk e dimë çfarë kishte
Një çantë e zezë dhe fotot e 3 fëmijëve janë të vetmet sende që Sadik Toshi mori me vete ditën që u zhduk më 23 gusht të këtij viti, nga shtëpia e vëllait në fshatin Nimçë të Kukësit.
30 Nëntor 2020, 17:02 -
U zhduk pasi doli për peshkim me shokët/ Familjarët e të riut në Durrës: Të vijojnë kërkimet! Ende nuk e ka nxjerrë deti jashtë, është aty
Familjarët e 32-vjeçarit Silvi Prifti i riu që u zhduk në detin e durrësit 2 ditë më parë teksa kishte dalë për gjueti, apelojnë që të vijojnë kërkimet. Sipas xhaxhait të të riut Petritit, strukturat shtetërore nuk kanë bërë asnjë përpjeke për gjetjen e nipit të tij
30 Nëntor 2020, 16:56 -
Shtatorja e Skënderbeut/ Ideatori: Shqiptarët janë mësuar me kopje gjithë jetën, e s'pëlqejnë origjinalin! Skulptori: S'më bëjnë përshtypje reagimet
Për Nue Oroshin, ideator i shtatores së Skënderbeut në Prizren, ky është imazhi origjinal i heroit tonë kombëtarë, por nuk është pritur mirë nga shqiptarët se "janë mësuar gjithë jetën me një kopje". Komentet negative që kanë mbërritur, ideatori i lidh me tre arsye kryesore.
30 Nëntor 2020, 16:50 -
-
-
Mbyllja e hoteleve prej pandemisë/ Flet për Report Tv, Zak Topuzi: Hoteleria me 'llampë të kuqe'! Qeveria të marrë masa si në vendet e rajonit (VIDEO)
Ditën e sotme u njoftua se '15 katëshi' në kryeqytet ka mbyllur për herë të dytë brenda vitit dyert për klientët. Situata e krijuar nga pandemia e COVID-19 ka shkaktuar shumë humbje dhe ndaj është marrë serish ky vendim ekstrem. Ky është rasti i dytë pas mbylljes së "Hilton".
30 Nëntor 2020, 15:02 -
Prej marsit në 'luftë' kundër COVID-19 në Itali, mjeku Kapxhiu: Nuk jam infektuar pasi kam respektuar rregullat, shmangni grumbullimet (VIDEO)
Mjeku shqiptar në Itali, Genc Kapxhiu prej fillimit të pandemisë ka qenë në frontin e parë kundër luftës me COVID-19. Pavarësisht se çdo ditë është përballur me qindra të infektuar, ai vetë nuk e ka kaluar virusin.
30 Nëntor 2020, 14:59 -
Moderna do të kërkojë sot miratimin për vaksinën e saj COVID-19 në Evropë dhe SHBA
Moderna, njëra nga kompanitë që ka prodhuar njërën nga vaksinat më efikase në botë kundër Covid-19 do të kërkojë sot miratimimin për përdorimin emergjent në Evropë dhe SHBA, brenda ditës së sotme.
30 Nëntor 2020, 13:14 -
Vrasja e Ridvan Ramazanit/ Lihet në burg Milkjor Gjoka, i dyshuar si bashkëpunëtor: Isha rastësisht në vendngjarje në momentin e gabuar
Gjykata e Shkodrës vendosi masën e sigurisë "arrest me burg" për Malkjor Gjokën, i dyshuari kryesor si bashkëpunëtor në vrasjen e Ridvan Ramazanit. Gjoka ka mohuar akuzat për bashkëpunim në ekzekutimin e 46-vjeçarit. Gjithashtu për 2 dëshmitarët Blerim Mlloja dhe dhe Marjeta Gramshi u vendos masa e sigurisë "detyrim paraqitje". Këta të fundit, punonjës të karburantit ku u ekzekutua Ridvan Ramazani, u arrestuan për moskallëzim krimi.
30 Nëntor 2020, 13:06 -
58 familje më banesa të reja në Shijak para Vitit të Ri/ Rama i bindet qytetarit, heq këpucët para futjes në shtëpi: Ahmetaj më ka vjedhur çorapet e kuqe (VIDEO)
Kryeministri Rama ishte sot në Shijak ku pa nga afër shtëpitë e reja të 3 familjeve që ishin dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.
30 Nëntor 2020, 13:01 -
Krime në kohë pandemie, Shqipëria pjesë e megaoperacioneve të Europol kundër mbetjeve spitalore COVID dhe mashtrimeve online (FOTO)
Që prej fillimit të pandemisë së koronavirusit, Europol ka identifikuar rritjen e hedhjes së paligjshme të mbetjeve spitalore COVID. Si pasojë, në bashkëpunim me autoritetet e 30 vendeve ka nisur operacionin Retrovirus ku ka kryer kontrolle në disa shtete.
30 Nëntor 2020, 12:42 -
'LSI mund të dalë e vetme, ka ego më të madhe'/ Agron Duka tregon skenarët për koalicionet opozitare në zgjedhje: Basha është për listë unike, ende s'ka vendim
Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, në një intervistë për Report Tv, ka treguar se ç'ka ndodhur deri më tani në radhët e opozitës së bashkuar në diskutimet për mënyrën se si do ta dalin në zgjedhjet e 25 prillit. Duka deklaron se ende nuk ka një vendim për këtë. Kreu i PAA rrëfen edhe skenarët që po diskutohen.
30 Nëntor 2020, 12:14 -
Plotësimi i Gjykatës Kushtetuese/ KED çon për dy javë tre emrat në Presidencë dhe Kuvend
Një tjetër hap hidhet në drejtim të plotësimit të Gjykatës Kushtetuese. Report Tv mëson se pas përfundimit të kontrollit mbi kandidatët, Këshilli i Emërime në Drejtësi ka marrë vendimin për të dërguar brenda dy javësh në Kuvend dhe Presidencë tre emrat e të kualifikuarve për të vazhduar garën. Kjo procedurë pritet të zhbllokojë ngërçin në Kushtetuese.
30 Nëntor 2020, 11:30