-
Përfundojnë hetimet për tërmetin në Durrës, dosja në gjykatë brenda tetorit! Cilësia e dobët e betonit e hekurit, rëndoi bilancin tragjik me 24 viktima
Bilanci tragjik me 24 viktima pas tërmetit të nëntorit 2019 në Durrës ka ardhur edhe si pasojë e ndërtimeve jo cilësore. Burime nga Prokuroria e Durrësit sqaruan për Report TV, se nga ekspertizat teknike ka rezultuar se betoni dhe hekuri i përdorur tek ndërtesat e shembura ka rezultuar jashtë standardit të kërkuar. Ndërsa nga 17 të arrestuar e 35 të shoqëruar si përgjegjës të kësaj situate, askush s'ndodhet në qeli. Dosja tërmetit brenda muajit tetor do të shkoj në gjykatën, ku nën akuzë janë ndërtues, biznesmen, inxhinier ndërtimi dhe kolaudator.
10 Tetor 2020, 10:27 -
-
Dita 13 e grevës/ Naftëtarët e Ballshit: Të hënën bllokojmë qytetin, i çojmë fëmijët në shkollë
Ka lënë grevën për disa çaste kreu i sindikatës, Sokol Dautaj për t’iu bashkuar naftëtarëve të Ballshit që marshuan në qendër të qytetit me thirrjet për të nisur një proteste masive ditën e hënë. Deri në pritje të një reagimi, ata paralajmërojnë se do të ndalojnë fëmijët të shkojnë në shkollë duke bojkotuar edhe mësimin.
10 Tetor 2020, 08:42 -
Rama përball Bashën me fakte: Investimet në bujqësi e blegtori rritje 165% në financime direkte
Kryeministri Rama e ka nisur ditën me një krahasim të investimeve në bujqësi ndër vite. Dje, kryedemokrati Basha ishte në një takim me fermerët në Fier dhe Lushnje ku hodhi akuza mbi qeverinë se ka lënë pas dore sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë. Ai u premtoi se me ardhjen në pushtet do të vendosë 100 mln euro subvencione në vit për fermerët ndërkohë 50 mln euro në vit për infrastrukturën e zhvillimit rural.
10 Tetor 2020, 08:22 -
'1 orë e 51 minuta'/ Nga analiza e punëve të tij, arsyet pse kërkon një mandat të tretë dhe akuzat për Metën...VIDEO e plotë nga fjalimi i Ramës në Asamble
Në 1 orë e 51 minuta kryeministri Edi Rama ka bërë një analizë të plotë të 2 mandateve të PS-së në qeverisje, dhe ka listuar arsyet se përse kërkon një mandat të tretë. Një pjesë të mirë të fjalimit e kanë zënë akuzat për kundërshtarët e tij politik, veçanërisht ndaj presidentit Ilir Meta.
9 Tetor 2020, 20:14 -
Intervista e plotë/ Shehi: Nëse do shkonin në protesta dhe do bojkotonim zgjedhjet për Kodin Zgjedhor, do i bënim qejfin Ramës! Basha më i mirë se Berisha
Nuk ka protesta dhe as bojkot të zgjedhjeve! Një fakt i tillë është pranuar nga aleati kryesor i PD-së, Dashamir Shehi i ftuar në "Sot Live në Shqipëri" në ekranin e Report Tv. Një qëndrim i opozitës që shkon përtej kërkesës së vazhdueshme të presidentit Ilir Meta. Shehi është ndalur të flasë edhe për mënyrën se si opozita e bashkuar do të shkojë në 25 prill, në një kohë që Kodi Zgjedhor ua ndalon që të formojnë koalicione parazgjedhore.
9 Tetor 2020, 20:04 -
-
-
Konfuzion me rritjen e pagës 15% për mësuesit! Sindikata: Në realitet është vetëm 9.1%! Sqaron ministria e Ekonomisë: Ja çfarë përfshihet në llogaritje
Shifrat e bëra publike nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë për rritjen e pagave për arsimtarët kanë krijuar konfuzion tek ata.
9 Tetor 2020, 14:54 -
'Kur ishte e djathta të boni nai gjo?' Rama batuta me qytetarin: Kam votuar gjithmonë djathtas, po tani vota ime...
Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme është ndalur në fshatrat e Tiranës, në zonat e dëmtuara nga tërmeti.I shoqëruar nga kryebashkiaku Erion Veliaj, ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj vizituan shtëpitë e ndërtuara për familjet që u dëmtuan nga tërmeti.
9 Tetor 2020, 14:12 -
100 ditët e Hotit si kryeministër i Kosovës / Qeveria jonë shembull për menaxhimin e krizave
100 ditë nga fillimi i qeverisjes nga Kryeministri Avdullah Hoti, në një seancë të kuvendi ka raportuar për punën e kabinetit të tij qeveritar. Menaxhimi i krizës së shkaktuar nga Covid-19, zhvillimi ekonomik, lufta ndaj Korrupsionit dhe forcimi i marrëdhënieve me BE, sukseset e qeverisjes së tij.
9 Tetor 2020, 14:12 -
Nikolla për Report Tv: Meta braktisi PS në kohën kur ishte me socialistë të vërtetë! Do të bëhet zë opozitar, foli me ton përçarës
Thirrja e Presidentit Ilir Meta vetëm pak orë përpara Asamblesë së PS duket se nuk e ka shqetësuar deputeten Lindita Nikolla. Në një intervistë për Report Tv shprehet se ajo do të vijojë, të mbështesë Partinë Socialiste.
9 Tetor 2020, 14:03 -
Leli në Report Tv: Turizmi shënoi pikun në shtator me 70 % rritje, në dimër shfrytëzojmë pjesën historike! Fond së bashku me Bashkinë e Milanos për pastrimin e Pyllit të Sodës
Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli e ka cilësuar pozitiv për qytetin sezonin turistik edhe pse vendi u godit nga pandemia. Ai shprehet në një intervistë për Report Tv se muaji shtator ka shënuar pikun më të lartë të turistëve ku prenotimet kanë qenë në rritje me 70 %. Në lidhje me investimet dhe pastrimin e Pyllit të Sodës, Leli tha se falë një fondi në bashkëpunim me Bashkinë e Milanos, do të krijohen mundësi akomodimi për turistët si dhe të vendosen koshat e plehrave në të gjithë territorin e pyllit.
9 Tetor 2020, 13:37 -
-
Biznesi i vogël 10 kërkesa me vlerë 400 mln € qeverisë: Të përgjysmohen taksat, të kompensohen uji/dritat, të falen detyrime doganore dhe bonus 1200 euro për 6 muaj!
Për të shmangur falimentin për shkak të krizës së shkaktuar nga pandemia, biznesi i vogël rendit 10 kërkesa drejtuar qeverisë për një paketë deri në 400 milionë euro, ndryshe do nisin protestat. Biznesi kërkon përgjysmim taksash, kompensim faturash, falje detyrimesh doganore e bonuese 1200 euro për 6 muaj.
9 Tetor 2020, 12:22 -
Basha 'harron' pavarësinë e politikës nga drejtësia : Më PD-në në pushtet, SPAK do detyrohet të hetojë inceneratorët
Duke akuzuar qeverinë se lekët e subvencioneve të fermëve ia kalon oligarkëve, kryedemokrati Lulzim Basha, tha se kur PD të vijë në pushtet do të detyrojë Prokurorinë e Posaçme SPAK, të hetojë vjedhjen e parave sipas tij, përmes inceneratorëve. Nga Lushnja, Basha prezantoi pikat e programit të PD-së për mbështetjen e sektorit të bujqësisë.
9 Tetor 2020, 12:21 -
PD voton nesër kandidatët e Tiranës! Berisha e Basha s’futen në votim, rikthehet Biberaj! Mes tyre Budina i Teatrit, mjeku i 21-janarit, ish drejtues policie e sportistë / LISTA E PLOTE
Demokratët zgjedhin nesër kandidatët për deputetë në qarkun e Tiranës ndërsa zbardhet lista me 140 kandidatë, ndërsa mungojnë emrat e drejtuesve të partisë pasi futen në lista pa kaluar filtrat e anëtarësisë.
9 Tetor 2020, 11:37 -
-
-
Greva e urisë, del nga spitali kreu i Sindikatës së naftëtarëve, Sokol Dautaj: Do futem sërish në grevë le të vdes,dosja jonë do i kalojë SPAK-ut
Greva e urisë së naftëtarëve ka hyrë ditën e sotme në ditën e 12-të, ku gjendja shëndetësore e tyre po vijon të rëndohet gjithmonë e më shumë. Ditën e Sotme u shtrua në spital kreu i kësaj sindikate, Sokol Dautaj, i cili shfaqi probleme me tensionin e lartë për shkak të dehidratimit.
9 Tetor 2020, 09:03 -