-
-
-
Rama: Komisioneri gjithmonë i thotë gjërat siç janë! Varhelyi: Për aq kohë sa ndryshimet në Kodin Zgjedhor nuk ndalojnë koalicionet pas zgjedhore, nuk përbën problem
Ndryshimet e miratuara në Kodin Zgjedhor nuk përbëjnë problem për aq kohë sa nuk ndalohen koalicionet paszgjedhore tha Komisioneri për Zgjerim, Varhelyi. Ndërsa për Kryeministrin Rama plani ekonomik për Ballkanin Perëndimor është një mundësi e mirë për t'u afruar me tregun europian.
7 Tetor 2020, 18:32 -
-
Marrëveshja me Bullgarinë, kusht për Maqedoninë e Veriut/ Varhelyi vizitë në Shkup
Komisioneri Evropian për Zgjerimin Olivier Varhelyi, paralajmëron Maqedoninë e Veriut në rast mungese marrëveshjeje me Bullgarinë nuk do të jetë e mundur mbajtja e Konferencës së Parë Ndërqeveritare.
7 Tetor 2020, 15:18 -
Veliaj në Tiranë: Dosjet e rindërtimit drejt përfundimit! Rikthimi i tretë i Sali Berishës, fyerje për tre breza
Njësia 4 në kryeqytet ishte ndalesa e radhës e turit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nëpër çdo njësi. Në takimin me stafin e Njësisë Administrative, ai kërkoi mbylljen e procesit të dosjeve të familjeve që kanë humbur shtëpitë në tërmetin e 26 nëntorit, në mënyrë që të gjithë të dëmtuarit të përfshihen në projektin e Rindërtimit.
7 Tetor 2020, 14:53 -
Implanti koklear falas për fëmijët që nuk dëgjojnë, 5 të parët kryen ndërhyrjen në QSUT, financim 100% nga shteti
Realizohet me sukses implanti koklear për fëmijët që nuk dëgjojnë, me financim të plotë nga shteti. Ndërhyrjet e rralla janë realizuar tek 5 fëmijë nga mosha 2-7 vjeç në QSUT. 20 fëmijë me nevoja të veçanta do të përfitojnë çdo vit nga kjo pakete.
7 Tetor 2020, 14:15 -
-
-
-
Rama me ministren e suedeze: Do i shtrëngojmë darën kriminelëve, oficerët tanë në Suedi kundër krimit të organizuar! Ligji i medias do kalojë sipas 'Venecias'
Në konferencën e përbashkët në Tiranë, kryeministri Rama dhe ministrja e jashtme e Suedisë, shtet që merr kryesimin e OSBE në janar, ranë dakord për të shkëmbyer oficerët për të luftuar krimin e organizuar. Kreu i qeverisë tha nga ana tjetër se paketa anti-shpifje do të kalojë në Kuvend me reflektimin e rekomandimeve të Komisionit të Venecias, ndërsa tha se nuk u mbyll gojën gazetarëve, por mbron biznesmenët që shpesh sipas tij shantazhohen.
7 Tetor 2020, 11:46 -
Ndërpriten punimet në memorialin e Hormovës! Shoqatat patriotike akuza për tradhti kombëtare: Ka ndërhyrë Athina! Tërmet Peçi: Nuk kanë leje
Rindërtimi i memorialit që përkujton masakrën e Hormovës ka ndezur një debat me shoqatave patriotike dhe kreut të Bashkisë së Tepelenës, Termet Peçi. Punimet për lartësimin e këtij busti janë ndërprere nga bashkia, pasi ndërtuesit nuk dispononin leje. Këta të fundit akuzojnë se ndërhyrja e shtetit grek tek autoritetet tona ka çuar në pezullimin e punës.
7 Tetor 2020, 11:10 -
Meta mesazhe për anulimin e zgjedhjeve me protesta, sjell shembullin e Kirgistanit! 'Zbutet' në Elbasan: Ka kohë për reflektim
Presidenti Ilir Meta nuk ndal mesazhet për protesta kundër qeverisë. Duke sjellë si shembull Kirgistanin e largët ku zgjedhjet u anuluan nga Komisioni i Zgjedhjeve për shkak të protestave, Meta tha se popujt nuk duhet të pranojnë parregullsitë në zgjedhje. Mesazh ky që përkon me marrjen e zyrtarisht të detyrës së Komisionarit të Zgjedhjeve nga Ilirjan Celibashi.
7 Tetor 2020, 11:05 -
-
Celibashi zyrtarisht Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve: Do punoj me paanshmëri dhe transparencë, KQZ do krijojë besim te qytetarët (VIDEO)
Ilirjan Celibashi i cili mori sot zyrtarisht detyrën si Komisioner Shtetër i Zgjedhjeve, ka deklaruar se do të punojë me paanshmëri dhe transparencë
7 Tetor 2020, 10:33 -
-
-
Dita e 10-të e grevës/ Një naftëtar përfundon në urgjencë! Kreu i Sindikatës dhe 2 të tjerë janë për spital por refuzojnë, Dautaj: Trupi po dorëzohet, s'ka tallje me ne deri në vdekje (VIDEO)
Në ditën e 10 të grevës, 3 naftëtarë në Ballsh përfshirë edhe kreun e Sindikatës, Sokol Dautaj, janë bërë për spital, por ata refuzojnë që të shtrohen.
7 Tetor 2020, 09:50 -
2 mln $ dëm shtetit! 6 zyrtarë të AKBN certifikuan punimet false në puset e naftës të dy biznesmenëve, arrestohen! Në kërkim bossi i hidrokarbureve, foto me Metën (SKEMA+ EMRAT)
Në këtë skemë mashtrimi janë implikuar biznesmenë të njohur nafte si Naim Kasa dhe I.B, ndërsa të përfshirë janë dhe zyrtarë të Agjensisë së Kombëtare të Burimeve Natyrore. Në kërkim ndodhet Klodian Gradeci, i cili më parë ka shërbyer si drejtori i përgjithshëm i OST-së në Tiranë dhe më herët mbante detyrën e drejtorit të hidrokarbureve në AKBN-së, institucion ky që varet drejtpërdrejt nga ministria e Energjitikës dhe Transporteve. Në hetime janë përfshirë edhe autoritetet amerikane.
7 Tetor 2020, 09:24 -
Hajdutët po i arratiseshin policisë! 26 vjeçari humb jetën nga aksidenti në Fushë-Krujë/ 'Audi' ishte e vjedhur në Milot, brenda gjenden maska e doreza (VIDEO)
Një aksident me pasojë vdekjen e një 26 vjeçari ka ndodhur në rrugën Fushë Krujë-Kurbin, në Borizanë. Makina 'Audi' ishte e vjedhur në Milot dhe policia ka gjetur brenda mjetit targa, doreza dhe maska. Policia ishte vendosur në ndjekje të tyre, por janë aksidentuar.
7 Tetor 2020, 07:41 -
Intervista e plotë/ Hysi: Nuk synoj post ministror! U respektua 5 qershori me ndryshimet në Kodin Zgjedhor
Deputetja e PS Vasilika Hysi në një intervistë për Report Tv ka deklaruar se ndryshimet e bëra sot në Kod Zgjedhor nuk janë më të mirat e mundshëm, por u respektua marrëveshja e qershorit. Lexoni intervistën e plotë
6 Tetor 2020, 22:01