-
-
-
-
Hapet tenderi për rrugën Milot-Fier, Balluku: Për ata që s'duan të paguajnë do të ketë rrugë alternative (VIDEO)
8.6 euro për 115 km do të paguajnë qytetarët për të kaluar/ Gjatë fjalës së saj në Kuvendin e Shqipërisë, ministrja Balluku sqaroi se për ata që nuk duan të paguajnë apo nuk kanë mundësi do të ketë rrugë alternative pa pagesë, që do të ndërtohet nga kompania që do të fitojë garën.
9 Korrik 2020, 11:59 -
-
‘Netët janë jashtëzakonisht agresive’, i infektuari me covid-19 jep detaje të reja nga virusi
Në një intervistë në ‘’ Rreze Dielli’’ ishte i ftuar nëpërmjet një lidhje në Skype, Petrit Bylykbashi, i cili është infektuar për herë të dytë nga Covid-19. Ai tregoi për ndryshimin e simptomave që ka pasur nga infektimi për herë të dytë.
9 Korrik 2020, 11:32 -
Çmimi i biletës përçan transportin ndërqytetas, Mema: Nuk do ketë rritje por kemi kërkuar rishikim të biletës
Transporti ndërqytetës përçahet për çmimin e biletës. Operatorë të këtij transporti kanë kërkuar ulje të TVSH-së pasi në të kundërt do të rrisin çmimin e biletës. Ndërsa kryetari i Shoqatës Kujtim Mema tha se nuk do të ketë rritje, por pranon faktin që është kërkuar rishikim i saj. Ata kanë qenë të ndarë edhe sa i takon vijimit të aktivitetit.
9 Korrik 2020, 11:19 -
-
-
Asnjë viktimë nga COVID në 24 orë, por rritet numri i pacientëve në terapi intensive! 82 raste pozitivë, infektohet pedagogia në Gjirokastër (VIDEO)
Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 82 raste të reja me koronavirus. Pavarësisht se sot nuk është raportuar vdekje, situata është e rëndë në spitalin infektiv. Sipas ministrisë, rastet janë duke u shtuar, ndërsa në spital janë 84 pacientë të shtruar, 11 në terapi intensive dhe 6 të intubuar. 3 pacientë të intubuar të moshave të reja.
9 Korrik 2020, 10:37 -
-
-
-
-
-
Përurohet memoriali i Holokaustit, Kim: SHBA ka vlerësuar guximin e popullit shqiptar (VIDEO)
Në Tiranë sot është përpuruar memoriali i Holokaustit. Të pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, e cila vlerësoi rolin e Shqipërisë në mbrojtjen që i ka dhënë hebrenjve gjatë holokaustit.
9 Korrik 2020, 09:40 -
Serbi/ Një tjetër natë rebelimi dhe dhune në Beograd! Vuçiç: Duan dobësimin e Serbisë para nisjes së dialogut me Kosovën(VIDEO)
Përplasjet e fundit janë nxitur nga zemërimi popullor kundër kufizimeve të reja anti-Covid-19 të njoftuara të martën nga Presidenti Aleksandër Vuçiç dobësimi i Serbisë në nisjen e dialogut me Kosovën
9 Korrik 2020, 09:36 -
Dëmet e tërmetit/ Qeveria jep 4.8 mld lekë për rikonstruksionin e ndërtesave në 5 bashki
Qeveria ka akorduar 4.8 mld lekë nga Fondi i Rindërtimit për të financuar rikonstruksionin dhe riparimin e banesave individuale dhe pallateve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, që u dëmtuan lehtë apo rëndë, por që nuk do të rindërtohen nga e para.
8 Korrik 2020, 20:01 -
Pas operacionit të përbashkët antidrogë, Guardia di Finanza dhe ambasadori italian takim me Veliun
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu priti në një takim një delegacion të lartë të Guardia di Finanza-s. Në takim ishte i pranishëm edhe ambasadori i Republikës së Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci.
8 Korrik 2020, 19:12 -
1-15 korrik afati për regjistrimin në gjimnaz, dokumentet që duhen! 3 shkollat ku aplikimi do bëhet online (VIDEO)
Fiqiri Çifliku përgjegjës në drejtorinë e arsimit parauniversitar tregon për Report Tv se risi këtë vit do të jetë regjistrimi online, një projekt pilot që do të zhvillohet në tre shkolla. Çifliku shpjegon se në momentin e regjistrimit duhet dëftesa e klasës së nëntë, formulari i lëndës me zgjedhje dhe deklarimi i të dhënave për prindin dhe fëmijën.
8 Korrik 2020, 18:47 -
Shuhet mjeshtri i violonçelit, Gjovalin Lazri
Është shuar në moshën 84-vjeçare, violonçelisti Gjovalin Lazri (1936-2020). Lazri prej disa muajsh vuante nga një sëmundje e rëndë, ndërsa para pak ditësh presidenti i vendit Ilir Meta, i akordoi titullin "Mjeshtër i madh", të cilin e tërhoqi i biri.
8 Korrik 2020, 18:45
