-
Dita e 12-të e protestave masive në SHBA kundër racizmit
Dhjetëra mijëra persona protestuan në shumë qytete të Shteteve të Bashkuara, teksa protestat kundër brutalitetit të policisë dhe pabarazisë racore hynë në ditën e 12-të. Në Uashington u mbajt protesta më e madhe që prej 25 majit, kur vdiq afrikano-amerikani George Floyd.
7 Qershor 2020, 16:16 -
-
Marrëveshja për 'Zgjedhoren'/ Meta: Pasoja të mëdha për vendin nëse s'do kishte konsesus (VIDEO)
Presidenti Ilir Meta e ka vlerësuar arritjen e një marrëveshjeje me konsensus për 'Zgjedhoren', duke theksuar se nëse nuk do të ishte marrë dakordësia mes palëve për këtë reformë pasojat për vendin do ishin shumë të mëdha.
7 Qershor 2020, 11:56 -
-
Basha nis fushatën: Fokusi ynë ringritja e ekonomisë! Kandidatët do i zgjedhë anëtarësia, do i fitojmë zgjedhjet (VIDEO)
Selia blu nis përgatitjet për fushatë me një platform për ringritjen e ekonomisë. Lideri demokrat thotë se kandidatët për deputetë e kryebashkiakë do të zgjidhen nga anëtarësia e PD-së.
7 Qershor 2020, 11:17 -
-
Një orë mbledhje, Këshilli Politik diskutime teknike për marrëveshjen e arritur! 5 çështjet ende për t'u diskutuar
Një orë ka zgjatur mbledhja e zhvilluar pasditen e sotme të Këshillit Politik në Pallatin e Kongreseve, ku takimi ka qenë vetëm për çështje teknike dhe për të mbyllur formalisht marrëveshjen e arritur një ditë më parë. Palët kanë ende 5 çështje për të diskutuar dhe përpiluar saktë në marrëveshjen përfundimtare që do i çohet Kuvendit, për të cilat është arritur konsensusi më parë.
6 Qershor 2020, 17:31 -
-
Heqja e tatim-fitimit për biznesin e vogël, eksperti: Pozitive, por biznesi i madh mund të copëzohet e të kthehet i vogël (VIDEO)
9 vite biznesi i vogël me qarkullim deri në 14 milionë lekë, nuk do të paguajë tatim mbi fitimin. Ky është propozimi i qeverisë që pritet të zyrtarizohet këtë sesion në parlament, që për ekspertët është pozitiv dhe mbështet biznesin. Eksperti Klodian Muço thotë se ky përjashtim formalizon ekonominë por do rrezikon buxhetin e shtetit.
6 Qershor 2020, 15:34 -
-
‘Pasha Allahun, largohuni ose do t'ju vras’! 40 minutat e panikut në Kamëz, si i kërcënoi me armë policët radikali mysliman s'lejon vajzat të arsimohen
Duhej të paraqitej në gjykatë si i pandehur, por është përfshirë në përleshje fizike, kërcënim me armë ndaj policëve. ReportTv ka zbardhur dosjen e akuzave që rëndojnë ndaj Roland Kryemadhit i cili pengonte fëmijët të ndiqnin arsimin 9 vjeçar. Ndërsa të dielën ai do të dal në gjyq pasi nga tarracA e shtëpisë në Kamës kërcënoi me pistoletë policët me fjalët “pasha Allahun, largojuni do ju vras”.
6 Qershor 2020, 13:52 -
Trafiku i klandestinëve 'rrëzon' kufirin shqiptar! Itinerari si futen, lëvizja në Tiranë dhe destinacioni në BE (Dëshmitë ekskluzive)
Report TV sjell ekskluzivisht rrugëtimin e 5 refugjatëve sirianë që pas futjes ilegalisht në Shqipëri përfundojnë në kryeqytet të ndihmuar nga grupet kriminale kundrejt pagesave. Sirianët drejt kampit në Babrru, policia i evidenton por nuk i ndalon. Sirianët: Në kufi policia na kontrolloi dhe na la të vazhdojmë. Nga Bilishti në Tiranë me 'Jeep' të zi, s’tregojnë trafikantët. Banori në Babrru: S’jam racist, por këto azilantët na vjedhin. Janë të rrezikshëm, kemi frikë për familjen, policia s’vepron.
6 Qershor 2020, 13:31 -
-
-
-
-
-
-
-
Mbrëmë ndërroi jetë një e moshuar! Shënohet riinfektimi i parë me COVID në Shqipëri, 20 raste të reja
COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 20 raste të reja, shkon në 1232 numri i të prekurve.Një humbje jete në 24 orët e fundit. Rreth 70% e rasteve aktive janë në Tiranë. 925 të shëruar nga fillimi i epidemisë.
6 Qershor 2020, 11:03 -
