-
-
-
-
Kriza e koronavirusit/ KE rigrupon fondet - futen edhe 100 milionë € për rimëkëmbjen e Shqipërisë pas tërmetit
Komisioni Europian kërkon të rigrupojë fondet e buxhetit të BE. Miliona euro duhet të përdoren kundër krizës së Coronës. E re në buxhet -100 milionë eurot e premtuara për të ndihmuar rimëkëmbjen e Shqipërisë nga tërmeti.
29 Mars 2020, 09:59 -
Me më shumë se dy orë pritje në Rinas, nisen drejt shtëpisë shqiptarët e atdhesuar! Pas raportimit të Report Tv, 2 autobusë nisen drejt Tiranës dhe rretheve
112 shqiptarë Roma dhe 165 nga Kroacia janë riatdhesuar në Shqipëri mbrëmjen e kësaj të shtune, të cilët kishin mbetur të bllokuar në shtet fqinje për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi. Mirëpo, kjo ka shkaktuar një kaos në aeroportin e Rinasit, ku qytetarët pretendonin se ambasadat u kishin premtuar që do t'i dërgonin deri në shtëpi, por një gjë e tillë është mohuar nga zv. ministri i Jashtëm Agron Tare. Megjithatë, pas raportimit të Report Tv, i cili përcolli "live" shqetësimin e qytetarëve, zv.ministri i Jashtëm, Agron Tare konfirmoi se qytetarëve u janë vënë në dispozicion 2 autobusë për t'i dërguar në shtëpi.
28 Mars 2020, 16:46 -
-
-
-
-
-
Në Durrës bilardo e hapur, policia futet brenda dhe i çon në shtëpi! Në Tiranë lokali mbyllet me 6 muaj (VIDEO)
Në Durrës policia evidentoi një lokal me bilardo që qëndronte hapur dhe brenda tyre një numër personash të cilët u nxorrën jashtë nga policia dhe u morën masa administrative edhe ndaj pronarit.
28 Mars 2020, 12:10 -
10 viktima me COVID-19 në Shqipëri, 197 të infektuar (11 raste të reja sot) 4 në gjendje të rëndë! 33 të shëruar /Video
11 raste të rej ame COVID-19 nga 79 teste në 24 orët e fundit. 74 të infektuar janë të shtruar tek Spitali Infektiv, 4 në gjendje kritike për jetën në shërbimin e kujdesit intensiv. Në total janë kryer 1325 teste, ndërsa numri i të shëruarve ka shkuar në 33, mes të cilëve 6 punonjës të personelit mjekësor.
28 Mars 2020, 11:40 -
-
-
-
-
-
Koronavirusi/Bie kurba në Itali, ulen vdekjet dhe të infektuarit, rekord të shëruarit! 889 viktima në 24 orë! SHBA mbi 100 000 të infektuar
Ndërsa në të gjithë botën numri i të infektuarve nga koronavirusi është rritur në rreth 598 mijë kurse numri I viktimave është më shumë se 27 700, me mbi 100,000 njerëz janë të infektuar nga koronavirusi, SHBA tani janë epiqendra e pandemisë
28 Mars 2020, 08:19 -
Fillimisht jeta dhe siguria e qytetarëve, pastaj ekonomia', Trump: Brenda 100 ditësh, 100 mijë aparatura për frymëmarrje
“Përparësia është jeta, siguria e qytetarëve dhe më pas vjen ekonomia,” tha Presidenti Trump para gazetarëve të premten, në konferencën e përditshme për shtyp të grupit të punës kundër koronavirusit. Presidenti foli pasi nënshkroi paketën historike prej 2 trilionë dollarësh për të mbështetur individë, biznese dhe institucione për të përballuar nevojat ekonomike si rezultat i paralizimit të aktivitetit ekonomik si dhe për të mbështetur shtetet individuale që po përleshen me epideminë.
28 Mars 2020, 07:08 -
Plan i fshehtë në Shtëpinë e Bardhë? Grenell e mohon kategorikisht, Kurti përshëndet deklaratën: Kurrë s'kam thënë që do heqim taksën pa reciprocitet
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar menjëherë pas sqarimit të të dërguarit Special të SHBA-së, Richad Grenell duke përshëndetur deklarimin kundër për planin e shkëmbimit të territoreve. Ndërsa referuar kërkesës për heqjen e taksës, Kurti thekson se kurrë nuk i ka thënë se do ta heqë atë pa reciprocitet.
27 Mars 2020, 22:56 -
1379 shqiptarë do riatdhesohen me 'Lasgushin', Rama: Është listë e mbyllur, asnjë më shumë
Personat që ndodhen në vendet e tjera të botës dhe do të sillen në Shqipëri janë një listë e mbyllur prej 1379 persona. Kryeministri Rama sqaroi se do të sillen në Shqipëri vetëm ata persona që kanë ngecur në shtetet e tjera për shkak të mbylljes së kufijve dhe jo shqiptarët që jetojnë jashtë shtetit dhje në kohën e koronavirusit kujtohen ta kalojnë atë në Shqipëri,
27 Mars 2020, 20:45
