-
-
Tronditet Shkodra! Tritol shtëpisë së braktisur të ish-basketbollistit të arrestuar në 2015 (VIDEO)
Shpërthim me tritol në banesën e ish-basketbollistit Nikolin Arra. Ngjarja është regjistruar rreth orës 02:30. Nga dy shpërthimet e njëpasnjëshme, pasi tritoli ishte vendosur në vende të ndryshme është shkatërruar dera dhe muret. Familja Arra prej disa vitesh është larguar për në SHBA.
6 Shkurt 2020, 07:31 -
Shkodër/ Plumba ndaj makinës luksoze parkuar në pedonale, plagoset aksidentalisht kalimtarja (VIDEO)
Qëllohet me armë zjarri ndaj një makine luksoze me targa gjermane të parkuar ne pedonalen e Shkodrës. Si pasojë e të shtënave, plagoset aksidentalisht një kalimtare e rastësishme. Nuk dihet ende kush është pronari i makinës, po dyshohet formë kërcënimi ndaj tij, duke qenë se në ato momente në mjet nuk ka pasur asnjë njeri.
5 Shkurt 2020, 22:47 -
-
Tërmeti i 26 nëntorit/ AKSHI caktohet si njësi zbatuese për ngritjen e portalit për rindërtimin
Këshilli i Ministrave ka caktuar Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), si njësi zbatuese për ngritjen e portalit për rindërtimin dhe financimin e tij nga zëri “Fondi për rindërtim”.
5 Shkurt 2020, 20:32 -
-
Bashkia e Tiranës: Kriteret e reja dhe procedurat për të përfituar kredinë e butë! Bonusi i bebeve do të jepet në formën e shportës
Bashkia e Tiranës do të hapë thirrjen e tretë për familjet e reja që nuk kanë mundësi të blejnë një banesë sipas normave të interesave të tregut. Lajmin e dha Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i cili prezantoi edhe me risitë që ka vendimi i ri që u miratua sot nga Këshilli Bashkiak i Tiranës.
5 Shkurt 2020, 18:24 -
Dje iu sekuestrua pasuria në Shkodër, Ardian Doçaj vjen nga Vjena dhe vetëdorëzohet në kufi /Video-Ekskluzive
Në një komunikim ekskluziv me Report Tv mbrëmjen e djeshme, Ardian Doçaj tha se do të kthehej në atdhe për t'u përballur me drejtësinë teksa mohoi të ketë lidhje me ngjarjen kriminale. Doçaj është vetëdorëzuar rreth orës 15:30 në pikën kufitare të Hanit të Hotit. Ai udhëtoi nga Vjena në drejtim të Podgoricës. Dje OFL i sekuestroi pasuritë në Shkodër, si i dyshuar në pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës.
5 Shkurt 2020, 16:46 -
-
Nata e parë e 'Sanremo 2020'/ Momentet epike, që nga përlotja e Tiziano Ferro-s e deri tek fjalimi prekës i gazetares Rula Jebreal (FOTO+VIDEO)
Festivali do të zgjasë deri në datën 8 shkurt dhe fituesi do të zgjidhet në finalen e të shtunës në mbrëmje. Është hera e parë që Amadeus drejtonte Festivalin dhe orkestrën. Këngëtarët në konkurs do të ndahen midis dy kategorive: 24 “Big” dhe 8 “New”.
5 Shkurt 2020, 15:22 -
'Titullin e duam por jo dëshpërimisht', drejtori i klubit të Teutës: Deklaratat për Ngoo-n s'ishin raciste
Artan Shyti, i emëruar së fundmi si drejtori i përgjithshëm i klubit të Teutës, në një intervistë për ‘report tv’ shprehet se do të ishte shumë i lumtur nëse durrsakët fitojnë titullin në 100 vjetorin e krijimit të klubit.
5 Shkurt 2020, 14:46 -
-
Donald Lu e konsideroi 'peshkun e madh të trafikut të drogës'! Arbër Çekaj kërkon në gjyq ambasadat amerikane e gjermane (DOKUMENTI)
Sipas tij nuk ka prova, dhe e gjitha bëhet "për të mbuluar gabimet në procedurën e hetimit të prokurorisë së krimeve të rënda, që me dashje apo nga paaftësia, ka humbur gjurmët e vërteta për gjetjen e fajtorit, porositës që mund të jetë brenda ose jashtë vendit tonë, siç ka vërtetuar në raste të tjera para dhe më pas, nga kjo që është në gjykim"
5 Shkurt 2020, 12:43 -
'Një lokal me qira, një BMW, 2 bote nafte..." Lulzim Berisha deklaron pasurinë në OFL: 'S'kam prona në emrin tim'. Spak do t'i verifikojë
Në formular, Berisha deklaron se nuk ka asnjë pasuri të paluajtshme të regjistruar në emrin e tij, për shkak se ato i janë konfiskuar nga shteti me vendim gjykate në 2010, por deklaron se zotëron një bar kafe me qira, autobote që furnizon me karburantë anijet e portit, një makinë dhe aksione në kompaninë që ka në bashkëpronësi me motrën e tij.
5 Shkurt 2020, 12:33 -
-
Të gatuajmë me zonjën Vjollca/ Sardele furre me domate e majdanoz dhe Rizoto me kërpudha
Në këtë hapësirë të faqes sonë do të gjeni mënyrën e përgatitjes së recetave të gatimit të përgatitura nga Zonja Vjollca .Këto receta Zonja Vjollca i gatuan çdo ditë në emisionin "Rreze Dielli" nga ora 08:45 -10:00.
5 Shkurt 2020, 11:16 -
-
I shpëtoi anti-mafies! Anti-KÇK 'i vihet pas' për kompleksin në Shijak, Dashamir Gjoka: I ngrita bizneset me borxhe /VD
Sot, në ditën e tretë të punës në terren, Operacioni "Forca e Ligjit", në vijim të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, i ka dërguar kërkesën me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, Dashamir Gjokës. Bashkë me të, edhe Emiljano Hysenit, të arrestuar dhe të dënuar në Gjermani për trafikim narkotikësh dhe pastrim parash.
5 Shkurt 2020, 11:10 -
-
Zyrtare, qeveria: Dëmi nga tërmeti i 26 nëntorit është 985 milionë euro (VIDEO)
5 Shkurt 2020, 09:40 -
