-
Prezantohet projekti i 100 lagjeve edhe në Zall Herr/ Veliaj: Fshati Dritas do bëhet me shkollë të re
Kandidati socialist i koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane” për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, theksoi se në katër vitet e ardhshme do të vijojë zbatimi i projektit për rehabilitimin e qendrave të fshatit, ndërkohë që paralelisht do të nisë edhe një tjetër projekt, ai i 100 lagjeve ku ëprfitues do të jenë edhe zonat rurale.
8 Qershor 2019, 15:21 -
Djathë, miell dhe oriz/ Sekuestrohen mbi 1 ton produkte në Korçë, gjobiten dhe bllokohen dy subjekte (FOTO)
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në vazhdën e kontrolleve për zbatimin e ligjshmërisë në Operatorë të Biznesit Ushqimor, që tregtojnë produkte të qumështit dhe njësi tregtimi (markete) ka bllokuar aktivitetin e dy subjekteve.
8 Qershor 2019, 13:25 -
Speciale /Tek Liceu Artistik, ku rriten ëndërrimtarët e arteve (VIDEO)
Maturantët-liceistë rrëfejnë punën disavjeçare për kamerën e “ReportTV”. Teksa flasin për ëndrrat e tyre në artet figurative edhe muzikore, ndalin edhe tek tregu i punës. Ndërsa, drejtoresha e Liceut, Valbona Gavelli, flet për punën paraprake, që bëjnë këta nxënës për t’u bërë pjesë e universiteteve më të mira në botë.
8 Qershor 2019, 13:04 -
Protesta/ Policia: Kemi informacione shqetësuese për dhunë! PD: Sajesë për të frikësuar qytetarët
Sot disa forca politike kanë thirrur një tubim proteste. Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për të garantuar lirinë demokratike të tubimit dhe njëkohësisht ka kërkuar bashkëpunimin e organizatorëve për të shmangur dhunën gjatë saj.
8 Qershor 2019, 12:59 -
Veliaj: Prishim monopolin e privatit, ndërtojmë një treg agro- ushqimor më të lirë
Fermerët e fshatrave të Tiranës nuk do të kenë më arsye që të paguajnë tarifa të larta për të shitur produktet e tyre bujqësore dhe blegtorale në tregun monopol të shumicës që ekziston në kryeqytet.
8 Qershor 2019, 12:37 -
-
6 kushtet e Prishtinës/ Vasili: Rama i gatshëm të shesë kufijtë e Kosovës, indiferent ndaj bashkëpunimit tregtar
Ish- deputeti i LSI-së, Petrit Vasili e ka quajtur indiferentizmit e kryeministrit Rama ndaj 6 kushteve të Kosovës për bashkëpunim ekonomik si një gjest të turpshëm.
8 Qershor 2019, 10:58 -
Manastirliu në Durrës: Plan masash për një sezon turistik të sigurt (VIDEO-FOTO)
28 qendra shëndetësore verore me shërbim 24 orë, 18 autoambulanca në zonat më të frekuentuara turistike, spitalet me shërbim të përforcuar, shërbimi i urgjencës dhe Njësia e Helikopterëve janë në gatishmëri
8 Qershor 2019, 10:31 -
2 orë e gjysmë protestë! Basha: Meta anuloi zgjedhjet falë nesh...Thirrje socialistëve 'Ulemi në dialog pa Ramën' (VIDEO)
Edhe pse e quajti fitore të protestave vendimin e Metes per te anuluar zgjedhjet, shefi i opozitës tha se nuk do të ketë asnjë hap pas, pasi ajo që duhet të pasojë, është zgjidhja politike e krizës. Në këtë kontekst, Basha i bëri thirrje socialistëve që të ulen në dialog për krijimin e qeverisë tranzitore dhe zgjedhjeve të lira, por pa Ramën kryeministër.
8 Qershor 2019, 10:21 -
Banda e drogës nga Shqipëria në Greqi/ Shkon në 14 numri i të arrestuarve
Policia ka arrestuar një 38-vjeçar me inicialet A.L. banues në Sarandë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikimi i narkotikëve“, ”Grupi i strukturuar kriminal”. Në momentin e arrestimit iu sekuestruan 3 telefona celularë dhe një mjet tip “Volkswagen”.
8 Qershor 2019, 09:49 -
Kosova mpreh shpatën ndaj Shqipërisë, lufta e dytë tregtare nis më 1 korrik
Mbledhjet e përbashkëta Shqipëri – Kosovë, në vend të rezultateve, kanë prodhuar një luftë të re tregtare, e cila me gjasë, sipas lajmërimeve të Kosovës, do të nisë më 1 korrik. Shqipëria duhet të plotësojë 6 kushte në lehtësimin e procedurave dhe tarifave me Kosovën, në të kundërt do ta vërë Shqipërinë të njëjtat barriera gjatë vitit. Rukiqi: Ndihemi të përçmuar në Shqipëri.
8 Qershor 2019, 09:05 -
-
Çështja Dako/ Rama: Prokuroria reagim të vonuar! PD bën gjyqe publike
Kryeministri Edi Rama është ndalur që të komentojë edhe deklaratën e drejtueses së Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela mbi dosjen e përgjimeve të bëra publike nga gazeta gjermane "Bild". Ai e ka cilësuar këtë reagim si të vonuar, në një kohë kur "vendi po ziente" me lajme të tilla. Rama ka theksuar Partia Demokratike po bën gjyqe publike, pa u bazuar në fakte apo prova, pasi sipas tij, mbi bazën e këtyre përgjimeve nuk mund të dilet në përfundimin që kryebashkiaku Vangjush Dako është fajtor.
7 Qershor 2019, 17:20 -
-
Auditi i PD-së për listat e zgjedhësve: Votues që banojnë në fakultete apo lulishte (E PLOTË)
Në prag të zgjedhjeve sipas Kodit Zgjedhor realizohen dy audite për numrin e votuesve dhe problemet, një nga shumica dhe një nga opozita. Dje është prezantuar në KQZ auditi i realizuar nga PD-ja, ku nxirren disa probleme. Shqiptraja.com ka siguruar raportin që ka dorëzuar audituesi i PD-së në KQZ me të gjitha problemet që sipas tij janë evidentuar. Ndërkohë pas publikimit të raportit, reagoi PD-ja duke akuzuar shumicën.
7 Qershor 2019, 15:09 -
-
Kandidati për kryebashkiak në gjurmët e Edi Ramës! Pas Tironës, 'rep' edhe për Elbasanin (VIDEO)
Geldian Llatja, kandidat për kryetar të Bashkisë së Elbasanit, i cili ka bërë një këngë për qytetin e tij. Kënga me titull "S'ka si ti" këndohet nga grupi i famshëm Alar Band, ku vetë kandidati këndon rep . Kënga është me tekst të Pandi Laços.
7 Qershor 2019, 14:02 -
-
Dosja '339'/ Prela: Nga 624 CD, prokurorët urdhëruan transkriptimin selektiv të një numri të vogël përgjimesh (VIDEO - E PLOTË)
Drejtuesja e Prokurorisë për Krime të Rënda, Donika Prela: '339' dosja më e madhe në historinë e prokurorisë shqiptare. 74 persona në hetim, numri pritet të rritet. Nxjerrja e sekretit hetimor tek "Bild" - Prela: Një prokuror po heton rrjedhjen e informacion. Nuk janë në hetim prokurorët aktual të dosjes (Vladimir Mara dhe Dritan Premçi). Në total. dosja ka 624 CD me regjistrime të përgjimeve elektronike dhe 115 DVD, të cilat nuk ishin transkriptuar deri në tetor 2018 kur dosjen e kishte pasur në dorë Besim Hajdarmataj. 1 muaj pasi i kaloi prokurorëve aktualë, u nxorrën 44 masa arresti me burg dhe u zgjeruan hetimet. HISTORIKU i dosjes: E nisi Anton Martini me 2 OPGJ, tashmë e kanë 2 prokurorë me 11 oficerë.
7 Qershor 2019, 13:29 -
-
I hodhi bojë në kokë Rektorit në Shkodër, pezullohet për një vit studentja Pranvera Paçi / VENDIMI
"Veprimi i saj u pa sa provokativ, aq edhe denigrues për veprimtarinë e organit që vlerëson çështjet që cënojnë dhe bien në kundërshtim me rregullat e Etikës së Universitetit" thuhet në dokumentin e Këshillit të Etikës.
7 Qershor 2019, 10:49
