-
Një jetë, duke pikturuar filmin, Shyqyri Sako: Sot s’ka më filma shqiptarë (VIDEO)
Piktori i parë profesionist i filmit shqiptar Shyqyri Sako ka çelur ekspozitën “Duke pikturuar filmin” në Qendrën për hapje edhe Dialog. Teksa artisti rrëfen nëpërmjet pllakateve historinë e kinematografisë shqiptare të para viteve ’90, ndalet edhe tek situata ku gjendet sot filmi shqiptar
23 Korrik 2019, 15:22 -
Katër prokurorë belgë 'zbarkojnë' në Shqipëri për 'Toyota Yaris', PD: Basha gati të bashkëpunojë ditën e enjte
Kryedemokrati Lulzim Basha do të merret në pyetje ditën e enjte nga katër prokurorë belgë të cilët mësohet se kanë mbërritur në Shqipëri për të hetuar lidhur me me çështjen e ‘Toyota Yaris’. Aksioni për bllokimin e sasive të eurove u finalizua me 24 qershor të vitit të kaluar, ndërsa eurot me prerje të ndryshme ishin fshehur në një makinë tip “Toyota Yaris” pa targa.
23 Korrik 2019, 14:38 -
Njoftim i rëndësishëm për të gjithë të rinjtë që duan të bëhen pjesë e Policisë së Shtetit (VIDEO)
Policia e shtetit njofton kriteret e pranimit të aplikantëve të rinj në Policinë e Shtetit. Të gjitë ata që kanë shprehur dëshirën për të qenë pjesë e Patrullës së Përgjithshme dhe nuk kanë marrë ende një leje drejtimi, mjafton që deri në datë 3 gusht të kenë përfunduar testin teorik dhe të kenë nisur praktikën.
23 Korrik 2019, 14:08 -
Numri i turistëve të huaj rritet me 11.3% krahasuar me 6-mujorin e parë të 2018
INSTAT ka publikuar shifrat e hyrjeve te shtetasve ne vendin tone. Shifrat jane inkurajuese per turizmin, ku vihet re se numri i shtetasve të huaj të hyrë në vendin tonë në gjashtëmujorin e parë 2019 është 2.136.952, duke u rritur me 11,3 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2018.
23 Korrik 2019, 14:08 -
Kalon vettingun rivali kryesor i Arta Markut në garën për Prokuror të Përgjithshëm (VIDEO)
Pas krijimit të Prokurorisë së Posaçme SPAK me 15 prokurorët e zgjedhur nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, zhbllokohet gara edhe për kryeprokurorin. Me vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit është konfirmuar në detyrë Olsian Çela një nga katër kandidatët në garë për kryeprokuror.
23 Korrik 2019, 13:32 -
Pije freskuese, vaj ulliri, embëlsira, mjalt dhe Fast-Food me myk e lagështirë/ AKU 1.6 mln lekë gjoba në Shkodër, Durrës dhe Vlorë (FOTO)
Në total u vendosën gjoba me vlerë 1.6 milionë lekë në 6 subjekte, ndërkohë që u bllokua aktiviteti i një subjekti në Shkodër me produkte ushqimore të skaduara.
23 Korrik 2019, 12:59 -
Hidhet në erë me eksploziv memoriali i grekut Thimio Loli në Finiq (VIDEO-FOTO)
Hidhet ne erë me eksploziv memoriali i Thimio Lolit në Finiq. Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme. Pasi kanë thyer pllakën e mermerit, persona ende të paidentifikuar kanë goditur edhe murin e memorialit duke e hedhur atë në erë.
23 Korrik 2019, 12:49 -
Basha: Javën e parë të qeverisë së PD do heq traun e Rrugës së Kombit, mirëqenia e kuksianëve prioriteti im personal (VIDEO)
Nga Kukësi, lideri demokrat Lulzim Basha tha para banorëve të zonës, se kur PD të vijë në pushtet, në javën e parë të qeverisë do të heq taksën e rrugës së Kombit.
23 Korrik 2019, 12:29 -
Të gatuajmë me Zonjën Vjollca: Pastiçe me mish të grirë dhe Gjellë me mish e speca
Në këtë hapësirë të faqes tonë do të gjeni mënyrën e përgatitjes së recetave të gatimit të ideuara nga Zonja Vjollca. Këto receta Zonja Vjollca i gatuan çdo ditë në emisionin Rreze Dielli nga ora 08:45 – 10:00.
23 Korrik 2019, 10:31 -
Arrestohen babë e bir për sulmin me gurë ndaj policisë, banorët e Unazës së Re hedhin molotov në rrugë (VIDEO)
Edi dhe Maliq Ferati, babë e bir kanë rënë në prangat e policisë pasi akuzohen se janë përfshirë në sulmin ndaj policisë ambulancës dy netë më parë në zonën e Astirit në kryeqytet. Ndërkohë që gjashtë të tjerë janë shpallur në kërkim nga policia.
23 Korrik 2019, 09:49 -
8 ndryshime në kupolën drejtuese të PS! Paralajmëron Rama: Kush s'kap ritmin përjashtohet (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama ka bërë 8 ndryshime në strukturat e Partisë Socialiste në mbledhjen e sotme të Asamblesë Kombëtare. Ikin Bushati, Nikolla dhe Gjylameti nga drejtimi i qarqeve, vijnë Valdrin Pjetri, Sandër Lleshaj, Elisa Spiropali dhe Ervin Bushati, risi edhe Gent Cakaj. Ndryshimet në tre qarqe, por edhe brenda sekretariateve, Rama i argumentoi për të pasur më shumë rezultat në të ardhmen. Rama ishte i prerë dhe i qartë me strukturat e PS-së: Rrisni shërbimin, ose njerëzit do humbasin durimin me ne
23 Korrik 2019, 08:50 -
-
Gazetarja 'historike' e VOA-s flet për herë të parë me zë të dridhur... dhe ka një arsye të veçantë (VIDEO)
Pas 20 vitesh largohet nga Zëri i Amerikës, Laura Konda. Në përfundim të edicionit të lajmeve ajo ka njoftuar se ky është emisioni i saj i fundit . Ajo tha se gjatë këtyre viteve ka qenë e rëndësishme ruajtja e integritetit dhe bërja e një gazetarie të paanshme.
22 Korrik 2019, 20:28 -
Shtëpia e re e drejtësisë, SHBA: Gjykata Kushtetuese dhe e Lartë janë bllokuar se ishin të kapura nga korrupsioni (VIDEO+FOTO)
Inaugurohet shtëpia e re e drejtësisë. Godina te ish-Fusha e Aviacionit ku do të vendosen administrata e KLP-së, KLGJ-së dhe Shkolla e Magjistraturës do të quhet "Poli i Drejtësisë". Inaugurimi u bë sot, në 3-vjetorin e miratimit të Reformës në Drejtësi. Në ceremoninë e inaugurimit morën pjesë shumë personalitete
22 Korrik 2019, 19:18 -
Kolegji rrëzoi kërkesat e BD/ Patozi: Po zbaton porositë e Ramës për t'i vënë kapak 30 qershorit
Kreu i Bindjes Demokratike ka reaguar pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për të rrëzuar kërkesat e Bindjes Demokratike, lidhur me procesin zgjedhor të 30 qershorit. Patozi thotë se ky institucion po zbaton porosinë e kreut të qeverisë Edi Rama, duke i hapur rrugë mbylljes së kapakut për 30 qershorin.
22 Korrik 2019, 18:14 -
-
Arkeologjia në Durrës, Alban Ramohitaj: Shqipëria, si atraksion turistik (VIDEO)
Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare në Durrës Alban Ramohitaj rrëfen rëndësinë e 2000 monumenteve për vizitorët në Krujë, Tiranë, Elbasan, Fier edhe Durrës gjatë këtij sezoni turistik. Sipas tij, ndërgjegjësimi i njerëzve sa vjen edhe po shtohet për vlerat e tyre
22 Korrik 2019, 16:33 -
-
Ibrahimaj: Bizneset me shkelje mbyllen 30 ditë! Kontrolle selektive? Nuk ka ca të nënës e ca të njerkës
Plani Operacional në luftë kundër Informalitetit ka nisur në 1 korrik, do të vazhdojë gjatë gjithë vitit. DO të ketë plan për vitin 2020 dhe për të ardhmen. Do të jetë luftë konsistente dhe e gjatë", tha Ibrahimaj.
22 Korrik 2019, 13:36 -
-