-
-
Beograd/ BE reagon për protestat anti-Vuçiç: Çështjet e hapura të zgjidhen në parlament
Mijëra protestues kanë dalë në shesh kundër presidentit serb. BE ka bërë thirrje që çështjet e hapura të zgjidhen në parlament. Protestuesit kanë hyrë edhe në ndërtesën e Televizionit Shtetëror ku janë shprehur: “Liri të medies si parakusht për zgjedhje të lira e të drejta”.
18 Mars 2019, 18:34 -
Ministrja Denaj: Skema lehtësuese për eksportet shqiptare drejt tregjeve të BE-së
Ministria thekson se eksportet shqiptare kanë njohur rritje gjatë viteve të fundit. Vetëm për vitin 2018 në total llogaritet të jenë 310 344 milion lekë, ndërsa 2 mujori i parë i këtij viti llogaritet në vlerën 44 475 milion lekë. Vendet ku eksportojmë më shumë janë Italia, Kosova, Spanja, Gjermania dhe Greqia.
18 Mars 2019, 18:05 -
'KMSH u kap nga Gylenistët'/ Ambasadori turk: Nuk ndërhyj në punët e brendshme të Shqipërisë
Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yoruk nga Shkodra ku mori pjesë në një ceremoni të vendosjes së kurorave tek memoriali i Hasan Roza Pashës foli për terrorizimin, islamofobinë, zgjedhjet në KMSH dhe sfidën mes kombëtares shqiptare dhe asaj turke.
18 Mars 2019, 16:22 -
Shqipëria në një nivel me Europën 'plakë'
Shqipëria shumë shpejt do të arrijë moshën mediane të Europës. Sipas projeksioneve të publikuara nga INSTAT, popullsia e Shqipërisë do të vazhdojë procesin e plakjes dhe pritet që mosha mediane e saj të arrijë në 42,1 vjeç, në vitin 2031.
18 Mars 2019, 16:07 -
-
Basha me nxitim...Kuvendi seancë të enjten, por demokratët ende pa datë për protestën: 'Jam me vonesë'
Lideri demokrati Basha tha se protestat do të vijojnë deri në largimin e qeverisë Rama. Më 21 mars Kuvendi do të mbajë seancë plenare, por dhe pse më herët opozita ka deklaruar se do të protestojë para Kuvendit çdo herë që do të ketë seancë plenare, ende nuk e kanë caktuar datën e protestës së radhës.
18 Mars 2019, 15:15 -
Tritol linjës 400 KW në Fushë- Krujë, zv.ministri: Sulm terrorist...uroj mos të ketë lidhje politika
Një sasi lënde eksplozive ka shpërthyer në linjën e transmetimit të energjisë elektrike 400 KË pranë fshatit Krastë të Thumanës. Spiropali: Hidhuni përpjetë sa të doni, vendin se ktheni dot mbrapa. Balla: Aktet e dhunes te komanduara nga Basha dhe Berisha. Zv.ministri i Brendshëm: Sulm terrorist, uroj mos të ketë lidhje politika
18 Mars 2019, 15:03 -
Koncert për fëmijët talasemikë, primabalerina: Kauza na prek të gjithëve, s'duhet menduar vetëm për veten
Adela dhe Anxhelo Muçollari, motër e vëlla kanë vendosur që paratë e mbledhura nga koncerti i tyre i parë recital ti çojnë për fëmijët e prekur nga talasemia. Të titulluar “Në majë të gishtërinjve”, ky koncert , një shembull për tu ndjekur nga të gjithë, dhuroi për spektatorët 3 netë me performanca të kompletuara. Në emisionin “”Rreze Dielli” në Report Tv, primabalerina e Teatrit Kombëtar të Baletit Adela Muçollari tha se kjo është një kauzë që na prek të gjithëve e të gjithë duhet të bëjmë sa të mundemi për këta fëmijë.
18 Mars 2019, 14:58 -
Fshati i mallkuar që vazhdon martesat brenda fisit, ku jeton Azizja që u kthye në Aziz (VIDEO)
Azizi është transgjinori i cili jeton në një fshat i cili ka më shumë se 20 transgjinorë. Gati të gjithë janë një fis dhe ndodh që sëmundjet të përhapen shpejt e me gjasë edhe vecori jotipike biologjike sic është transgjinia,
18 Mars 2019, 14:34 -
Punësohen nga portali edhe 218 bluza të bardha, Manastirliu: 'Infermierë për Shqipërinë' tashmë ligj!
Gjatë takimit me infermierët e punësuar, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu lajmëroi dhe ndryshimet në ligjin e ri të kujdesit shëndetësor: “Akreditimi i institucioneve shëndetësore publike dhe jo publike, vetëm nëse plotësojnë standardet bazë”
18 Mars 2019, 13:52 -
A do i ulni palët në tryezë? Meta 'heq dorë': I bëra me kohë të gjitha veprimet e mia
A do të ndërmarrë iniciativë për të ulur në tryezë të përbashkët palët politike, pas vendimit të opozitës që tashmë ka dalë jashtë Parlamentit dhe protestave antiqeveritare?! Presidenti Ilir Meta thotë se i ka bërë detyrat e tij me kohë, dhe tashmë nuk i mbetet më asgjë në dorë. Ajo se çfarë i mund të bëjë, sipas Metës, është vetëm një thirrje për reflektim nga të gjithë!
18 Mars 2019, 13:13 -
Vendimi nga gjykata e Floridas për Gërdecin, Balla: Shkëlzeni t’i lërë llafet, duhet të rihetohet!
Vendimi i Gjykatës në Florida për Gërdecin, është një shembull se si duhet të veprojë drejtësia në Shqipëri. Me këto fjalë, Taulant Balla ka komentuar vendimin e gjykatës amerikane, duke dhënë një mesazh se tragjedia e Gërdecit është një nga çështjet që duhet të gjykohet nga organet e reja të drejtësisë.
18 Mars 2019, 13:02 -
Procedimet ndaj magjistratëve, Arta Marku thirrje Kuvendit: Miratoni ndryshimet ligjore
Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku ka bërë thirrje nga Durrësi që Kuvendi të miratojë sa më shpejt ndryshimet ligjore që nevojiten pas vakumit të lënë nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me procedimet dispilinore ndaj magjistratëve.
18 Mars 2019, 11:51 -
-
Rihapet dosja 'Hajdari'! Berisha, Nano, Topalli e Klosi do dëshmojnë për vrasjen e Azem Hajdarit
Gjykata e Apelit vendos rihapjen e procesit “Hajdari” ku Izet Haxhiaj , i dënuar në mungesë me 25 vite burg për vrasjen e ish-deputeti Azem Hajdari, kërkon të ballafaqohet me ish-presidentin Sali Berisha dhe një sërë politikanësh që kanë drejtuar vendin ndër vite. Në listën e dëshmitarëve të kërkuar nga Haxhiaj rezulton dhe emri ish kryeministrit Fatos Nano, ish kryeparlamentares Jozefina Topalli dhe ish kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror Fatos Klosi.
18 Mars 2019, 11:06 -
-
-
-
Ujë 24 orë pas 3 dekadash/ Gruaja në Poliçan-Ramës: Rrofsh 2 mijë vjet, jemi torturuar me kova
Poliçani do të furnizohet me ujë të pijshëm 24 orë. Investimi prej 80 milionë lekësh për ndërtimin e rrjetit shpërndarës të furnizimit me ujë të qytetit, si dhe rikonstruksioni i stacionit të pompimit dhe linjës së dërgimit e mundëson këtë. Që prej vitit 1966, që përkon edhe me kohën e ndërtimit të ujësjellësit, në rrjet nuk ishte bërë asnjë ndërhyrje, duke shkaktuar për vite të tëra pakënaqësi tek qytetarët për furnizimin e çrregullt me ujë të pijshëm dhe jashtë standardeve.
17 Mars 2019, 16:03 -
