-
Protesta/ Lindita Nikolla te konviktet e studentëve: Në janar do të shikojnë ndryshimin
inistrja Lindita Nikolla deklaroi se investimi për godinat e studentëve është prioritet i qeverisë pasi janë akorduar 18 milion euro. Si investimet në këto 4 godina që akomodojnë mbi 1 mijë studentë do të shtrihen me të njëjtin standard edhe në Qytetin Studentit për shumë prej godinave rezidenciale
7 Dhjetor 2018, 14:45 -
Shfaqja ‘Kreolët e Ballkanit’ në TKES, Petrovci: Evropa do të jetë një komb, për shkak të interesave ekonomike
Shfaqja “Kreolët e Ballkanit” me regji të Enver Petrovcit ngjitet këtë fundjavë në skenën e Teatrit Eksperimental Kujtim Spahivogli. Në qendër të veprës është dashuria, lumturia, hakmarrja, tradhtia, por edhe shpresa për një botë më të mirë.
7 Dhjetor 2018, 14:29 -
Bulqizë/Humbi trinjakët në spital, Ministria e Shëndetësisë: Mjekët shpëtuan nënën, fëmijët nuk mund të jetonin
Enkeleda Rexhepi 31 vjeçe, udhëtoi 1 orë me kalë, nga një zonë e thellë e fshatit Ostren pastaj me një makinë të rastit, por në spital u asistua vetëm nga një infermiere, duke lindur një fëmijë, por humbi dy të tjerët. Ministria e Shëndetësisë sqaron shtatzaninë 24-javëshe të gruas
7 Dhjetor 2018, 13:57 -
Konkursi për Çmimin “Kryeqyteti i Gjelbër i vitit 2021”, Komisioni Europian përzgjedh Tiranën kandidate
Përkrah 9 qyteteve të tjera nga e gjithë Europa përfshi edhe vënde të Bashkimit Europian, Tirana është përzgjedhur së fundi në listën e qyteteve pretendente për të fituar çmimin “Kryqyteti i Gjelbër Europian ” që organizohet çdo vit nga Komisioni Europian, çmimi për të cilin pritet të jepet në qershor në Oslo, në Norvegji.
7 Dhjetor 2018, 10:50 -
Studentët refuzojnë ftesën e Ramës dhe vijojnë protestën, kërkesë me 8 pika ministres, Nikolla: Ejani në dialog
Studentët prej orës 10:00 vijojnë protestën para Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Në një moment mes tyre ka pasur një debat për të zhvendosur protestën para Kryeministrisë, por njëri nga organizatorët nuk ka pranuar duke vijuar qëndrimin para MAS. Pas plotësimit të kërkesës së parë, që ishte heqja e tarifës për lëndët e mbartura, ata i kanë dërguar ministres një letër me tetë pika të tjera. Ndërkohë që sot është protestuar për rreth dy orë edhe nga studentët në Korçë, Shkodër, Vlorë, Elbasan dhe Durrës . Një pjesë e studentëve kanë ardhur në Tiranë, ndërsa pjesa tjetër kanë vijuar mësimin. Në Gjirokastër ashtu si dje nuk ka pasur tubime.
7 Dhjetor 2018, 08:38 -
-
-
-
Ju kujtohet ‘Bodyguard-i’ Monikës që e nxorri nga turma? Sekretari politik i LSI, ishte sot në protestë si ‘student’ (FOTO)
Pasi Ministrja e Arsimit njoftoi ditën e sotme dy vendime te rendesishme, për anullimin e vendimit te Keshillit te Ministrave per tarifen dhe per provimet e mbartura, një grusht mbështetësish të PD dhe LSI kanë qëndruar përpara ministrisë, duke tentuar kështu përdorimin e protestës për përfitime politike.
6 Dhjetor 2018, 19:19 -
Lahuta serbe në UNESCO/ Studiuesit: Mjaft me këtë dëshpërim, shteti shqiptar s’duhet të humbasë kohë
UNESCO pranon lahutën serbe (gusël), si pjesë të Trashëgimisë Jomatariale të Njerëzimit. Ky vendim u prit me reagime të ashpra nga shqiptarët. Por, studiuesit shprehen, se kjo gjë nuk është pengesë për regjistrimin e lahutës sonë në UNESCO. Ndërsa, dy ministritë e Kulturës dhe ato të Jashtme të Shqipërisë dhe Kosovës duhet të ulen në tryezë për të gjetur zgjidhjen e kësaj çështjeje.
6 Dhjetor 2018, 18:53 -
Aksident në Vlorë, motorri përplaset me makinën, një i vdekur dhe një i plagosur (VIDEO+FOTO)
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Vlorë-Orikum, ku një motorr është përplasur me një automjet tip "Fiat" e për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit "Honda" Arsen Çela, 63 vjeç, banues në Orikum.
6 Dhjetor 2018, 18:29 -
Vijon puna për Unazën e Madhe, shkon në mbi 20 numri i ndërtimeve pa leje të prishura (VIDEO)
Edhe shembjet e sotme te "Unaza e Re" janë bërë me mirëkuptimin e qytetarëve të cilët kanë bërë zhvendosjen e orendive dhe pajisjeve eletroshtëpiake, duke i hapur rrugë makinerive të IMT.
6 Dhjetor 2018, 18:08 -
Protesta e studentëve, Rama publikon videon e projektit të Qytetit Studenti: Gati investimi 18.8 mln €
Reagimi i kryeministrit vjen pas protestave të studentëve, të cilët kërkojnë investime në infrastrukturën universitare dhe atë akomoduese, pasi fituan betejën për tarifën mbi lëndët e mbartura.
6 Dhjetor 2018, 17:29 -
'Unaza e Re'/ Dita e 33 e protestës së banorëve, Basha: Shqiptarët e kuptuan nga studentët, bashkimi bën forcën
I pyetur nëse PD do organizojë protesta, Lulzim Basha nuk foli për një plan konkret aksioni politik por theksoi se tha se opozita do jetë në mbështetje të çdo proteste të qytetarëve.
6 Dhjetor 2018, 17:05 -
-
-
Firmoset marrëveshja për ish-Sheratonin, mbërrin në Shqipëri 'mbreti' i hotelerisë me 5 yje ‘Hyatt’
Paraditen e sotme është nënshkruar marrëveshja e menaxhimit midis grupit Hyatt Hotels Corporation dhe grupit Kastrati për celjen e hotelit të parë me 5 yje në vend, “Hayatt Regency and Residences”. Kjo marrëveshje sjell në Tiranë eksperiencën menaxheriale të brandit ndërkombëtar në fushën e hotelerisë dhe turizmit elitar.
6 Dhjetor 2018, 15:07 -
-
Daçiç shpërfill këshillat e Fleckenstein: Së shpejti më pak se 100 vende do ta njohin pavarësinë e Kosovës
Në Parlamentin Europian eurodeputeti për Shqipërinë bëri thirrje që Serbia të mos i pengojë përpjekjet e Kosovës drejt një shteti të njohur plotësisht pasi një fqinjësi e mirë mes dy vendeve është qendrore për paqen në rajon.
6 Dhjetor 2018, 09:48 -
Debati/‘Lahuta gati për UNESCO, mungon lobimi nga 2 ministritë, e Kulturës dhe e Jashtme’
Flet akademiku Vasil Tole: Mos u merrni kujt i përket lahuta, serbët kanë guslën e tyre, ne kemi lahutën tonë. Çështja është pse ka ngecur puna për të regjistruar Eposin tonë me lahutën në UNESCO
6 Dhjetor 2018, 07:35 -
Prezantohet dokumentari 'Lorik', kryeministri Rama: Cana, kapiteni që frymëzon (VIDEO)
Prezantohet filmi kushtuar legjendës kuqezi të futbollit shqiptar, ish-kapitenit Lorik Cana, i cili përshkon të gjithë etapat e rëndësishme në jetën dhe karrierën e tij. Dokumentar i rrallë sportiv, pa narracion dhe me historinë që rrëfehet nga vetë futbollisti dhe personat e afërt që ndikuan në formimin dhe zhvillimin e tij
5 Dhjetor 2018, 23:50
