-
Akuzat për plagjiaturë, Manastirliu: Shpifje, doktoratura e miratuar nga MAS. Pedagogia udhëheqëse: Punimi origjinal
Denoncimin e bëri Lëvizja për Universitetin sipas të cilëve bëhet fjalë për doktoraturën e vitit 2013 të Manastirliut me temë "Krahasimi i monitorimeve të mjedisit në ladfillin e Sharrës, para dhe pas ndërhyrjes si dhe ndikimet në mjedis".
3 Dhjetor 2018, 16:35 -
Unaza e Madhe/Prishen dhe dy objekte pa leje në zonën e Astirit, bashkia ngre grupe pune për zhvendosjen e pemëve
Prej disa ditësh Inspektoriati i Mbrojtjes sëTerritorit në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, ka nisur shembjen e ndërtesave pa leje në kuadër të përmbushjes së projektit të zgjerimit të Unazës së Madhe. Ditën e sotme janë shembur edhe dy objekte të tjera duke e çuar në 12 numrin e objekteve të shembura, si pjesë e rehabilitimit të këtij segmenti në kryeqytet, që i hap më tej rrugë realizimit të tij.
3 Dhjetor 2018, 16:11 -
Festa e pavarësisë festohet edhe në Lisbonë, shefat e kuzhinës promovojnë kulinarinë shqiptare
Shefi i mirënjohur shqiptar Sokol Prenga dhe Oltion Veshi në kuadër të nismës DegustAlbania, e cila ka si qëllim promovimin e kulinarisë shqiptare në botë, sëbashku me Konsullatën e Nderit të Shqipërisë në Lisbonë organizuan një event që bëri bashkë komunitetin shqiptar në Lisbonë dhe përfaqësues të insitucioneve portugeze.
3 Dhjetor 2018, 15:51 -
I tërbuar nga xhelozia, banori i Big Brother rreh të dashurën përpara kamerave (Video)
Një banor i spektaklit të “Big Brother”, ka rrahur të dashurën e tij përpara kamerave pasi është bërë shumë xheloz teksa e pa të përqafonte një mashkull tjetër. 34-vjeçari e ka kapur nga flokët dhe i gjuante me shkelma përpara kamerave.
3 Dhjetor 2018, 15:42 -
Buxheti 2019/ Basha: Nuk sjell rritje ekonomike, 110 mln $ shkojnë për oligarkët, do anulojmë koncesionet
Pas miratimit nga Kuvendi të projektbuxhetit të shtetit për vitin 2019, kryetari i PD, Lulzim Basha në një konferencë për mediat u shpreh se ky buxhet legjitimon zhvatjen e taksave të qytetarëve. Basha tha se zëri kryesor i shpenzimeve të këtij buxheti janë koncesionet për të ashtuquajturit oligarkë sipas tij dhe ato të luksit për makina dhe zyra.
3 Dhjetor 2018, 15:39 -
Zgjedhjet, del lista paraprake e votuesve, hiqen të dënuarit dhe personat mbi 100-vjeç
Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile u ka kërkuar të gjitha Zyrave të Gjendjes Civile të gjenerojnë ekstraktin elektronik të përbërësve zgjedhorë, në përbërje të të cilit janë të gjithë shtetasit me të drejtë vote, të cilët mbushin moshën 18 vjeç deri më datën 30 Qershor 2019.
3 Dhjetor 2018, 15:01 -
'Unaza e Madhe', ARRSH: Sot u vlerësuan 10 objekte të tjera, vijon puna për prishjen e ndërtimeve pa leje (FOTO)
ARRSH po vazhdon me procesin e vlerësimit të banesave në kuadër të projektit për rehabilitimin e “Unazës së Madhe” të Tiranës. Sot janë verifikuar 10 objekte, kryesisht disa katëshe, për të cilat pronarët kanë depozituar personalisht dosje pranë këtij institucioni dhe kanë kërkuar nënshtrimin e tyre për rivlerësim dhe në proces të shpronësimit.
3 Dhjetor 2018, 14:05 -
Zbulohet data e shumëpritur e inaugurimit të QTU-së! (FOTO)
Rihapja me imazh të ri e qendrës së ndërtuar në vitin 2005.Të veçantat që sjell qendra tregtare më e dashur për shqiptarët nga këndi unik këndi i lojrave për fëmijë, Cineplexx me zërin e fundit të teknologjisë, gastronomia speciale dhe historia në shifra dhe fakte
3 Dhjetor 2018, 12:47 -
Aksion simbolik para vizitës së Johannes Hahn, i kërkohet vizë për të hyrë në Kosovë (Fotot)
Aktivistët kanë vënë një pankartë me mbishkrimin “Në Kosovë aplikohet reciprociteti, të nevojitet vizë për të hyrë në Kosovë”. Pak ditë më parë, gjatë miratimit të rezolutës për Kosovën në Parlamentin Europian, raportuesi Sholtes, kërkoi që BE të mbajë premtimin e bërë për lëvizjen e lirë të shtetasve të Kosovës
3 Dhjetor 2018, 12:26 -
-
Protestat e dhunshme/ Zjarrfikësit francezë u kthejnë shpinën qeveritarëve (Video)
Protestat në Francë, të cilat po zhvillohen kundër ligjit që i ka hapur rrugë rritjes së çmimit të karburanteve, po vijojnë tashmë prej ditësh. Krahas dhunës së ushtruar, ajo çfarë ka tërhequr vëmendjen e mediave ka qenë mënyra sesi disa zjarrfikës kanë reaguar përkundrejt qeveritarëve të vendit. Ata i kanë kthyer shpinën zyrtarëve të vendosur përballë tyre, si mënyrë shprehëse e pakënaqësisë përkundrejt vendimit të marrë për shkurtime në vendin e tyre të punës.
3 Dhjetor 2018, 11:52 -
Policia nxjerr listën e të shumëkërkuarve të Kukësit, mes tyre ‘Shota e Haklajve’, dy vrasjet që bëri në Tropojë
Zylfije Haklaj akuzohet për vrasjet e Rasim Lumneshit dhe Ilir Gosturanit në vitin 2002 në Tropojë. Që prej vitit 2002 Zylfije Haklaj sëbashku me familjen emigruan në Suedi duke kërkuar azil.
3 Dhjetor 2018, 11:00 -
Shembjet për 'Unazën e Madhe', protestë edhe në Shkozë, deputetët e PD përplasen me inspektorin e IKMT-së (Video)
Një pjesë e banorëve të Shkozës kanë dalë sot në protestë për të kundërshtuar projektin e 'Unazës së Madhe', pasi edhe Shkoza, sikurse 'Astiri' preket nga planifikimi i shembjes së shtëpive. Banorët kërkojnë një zgjidhje nga ARRSH, që sipas tyre, nuk e ka zbatuar gjurmën e vjetër. Ata cilësojnë se nuk janë kundër projektit, por kërkojnë me cdo kusht dëmshpërblim. Deputët e Partisë Demokratike, në përkrahje të këtyre banorëve, janë konfrontuar me inspektorin e IKMT-së, duke prodhuar kështu në këtë protestë edhe momente tensioni.
3 Dhjetor 2018, 10:33 -
Studimi i OKB-së për ‘burrat që vrasin gratë’, Shqipëria kryeson në Europë për partnerët intimë
Të dhënat e vitit 2016, në raportin e publikuar nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Krimet dhe Drogën (UNODC), ‘Studimi global për vrasjet e lidhura me gjininë për gratë dhe vajzat’. Vendi ynë me nivelin më të lartë në Europë
3 Dhjetor 2018, 10:17 -
-
Bie numri i azilkërkuesve shqiptarë në vendet e BE, Holanda tendenca e re
2,705 shtetas shqiptarë kanë aplikuar për azil përgjatë 9 muajve të parë të këtij viti, në vendet anëtare të Bashkimit Europian. Sipas të dhënave nga Eurostat, aplikimet drejt Holandës gjatë muajve të parë të vitit varionin nga 10 deri në 20 aplikime në një muaj. Momentalisht, Shqipëria renditet në 5 nacionalitetet me numrin më të madh të aplikimeve në Holandë.
3 Dhjetor 2018, 08:47 -
Dhuna dhe vrasjet e grave/ Zbulohet raporti, ja ku renditet Shqipëria në Europë
Sipas grafikëve të publikuar në këtë raport, Shqipëria kishte nivelin më të lartë të vrasjeve nga partnerët intimë, me 0.7 vrasje për 100 mijë gra, sipas të dhënave që i referohen vitit 2016. Ky është niveli më i lartë në Europë.
3 Dhjetor 2018, 07:57 -
Humbi unazën e fejesës gjatë propozimit, Policia e New Yorkut vendoset në kërkim për t'ia rikthyer (VIDEO)
Një çift që u fejua në sheshin "Times Square" të premten, momentalisht po kërkohet nga policia e New Yorkut. Jo për shkak të ndonjë vepre penale, por për t'i rikthyer unazën që burri e humbi gjatë momentit të propozimit.
3 Dhjetor 2018, 07:47 -
-
-
