-
Legalizimi i kanabisit mjekësor, Dhurata Çupi në 'Pa Protokoll': Plan i vjetër i PS, formularët hile e Ramës për të arritur qëllimin! Klosi: Nëse nuk eksportohet do dështojë
Deputetja demokrate Dhurata Çupi thotë se legalizim i kanabisit mjekësor është një plani i vjetër i Partisë Socialiste që prej vitit 2014. Në emisionin ‘Pa Protokoll’ në Report Tv, Çupi thotë se kryeministri Edi Rama e përdori Këshillimin Kombëtar si një propagandë për të arritur qëllimin e tij.
8 Prill 2022, 22:07 -
Drejtoresha e ‘Bashkëqeverisjes’: Vitet e tjera synojmë që Këshillimi Kombëtar të mos jetë anonim! Qytetarë që e kanë plotësuar më shumë se një herë? Numër i vogël, s'ndikon në rezultat
Drejtoresha e Agjencisë për Bashkëqeverisje, Eridana Cano ka dhënë detaje në Report Tv për nismën e Këshillimit Kombëtar. Ajo tha se Këshillimi Kombëtar do të zhvillohet edhe në vitet e ardhshme ku synohet edhe që të mos jetë më anonim, por të shkruhen të dhënat e qytetarëve. Sipas saj, kjo metodë do t’iu japë mundësi që formulari të jetë i targetuar.
8 Prill 2022, 18:05 -
Shkëmbinjtë 'kërcënojnë' 100 familje në Podgorie të Maliqit, banorët: Jemi në rrezik! Bashkia: Pritet ndërhyrja e forcave xheniere për të bërë copëtimin
Shkëmbinjtë në Malin e Thatë kanë vënë në rrezik banorët e fshatit Podgorie të Maliqit. Të shqetësuar banorët, kërkojnë të kryhet copëtimi i tyre, ndërsa bashkia tha se është kryer studimi gjeologjik dhe pritet ndërhyrja e forcave xheniere.
8 Prill 2022, 16:33 -
'Një maloke më pak', qytetarët protestë para organeve të vetting-ut për fyerjen ndaj Elisabeta Imerajt! Aktori Mehdi Malkaj: Kush e solli ndarjen veri-jug? Shqipëria është një
Një tubim kundër ndarjeve krahinore u organizua sot përballë institucionit të Vetingut. Kjo protestë erdhi pasi kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj u etiketua si maloke nga një anëtare e KPK-së
8 Prill 2022, 14:29 -
Dalin çmimet e reja nga Bordi i Transparencës, nafta do të shitet me 219 lekë, 9 lekë më lirë! Bie edhe benzina, shitet 205 lekë litri
Çmimi i naftës dhe i benzinës është ulur këtë të premte nga bordi i Transparencës. Nga sot, nafta në pikat e karburanteve do të shitet me çmimin 219 lekë për litër, nga 2028 që ishte, ndërsa benzina është ulur me 4 lekë, duke shkuar në çmimin 205 lekë litri
8 Prill 2022, 13:35 -
VIDEO EKSKLUZIVE / Report Tv siguron pamjet të korrupsionit të policëve në Morinë, si i merrnin lekët nën dorë dhe e ndanin ryshfetin me njëri-tjetrin! Fitimet arrinin deri në 8000 euro në ditë
Report Tv ka siguruar videon ekskluzive të efektivëve të arrestuar ditën e sotme për korrupsion dhe shpërdorim detyre në pikën kufitare të Morinë. Nga hetimi ka rezultuar se policët i merrnin qytetarëve minimalisht 10-100 euro të cilat i ndanin me njëri-tjetrin në fund të turnit. Ndërsa fitimet ndërmjet tyre arrinin deri në 8000 euro në ditë.
8 Prill 2022, 12:40 -
-
-
-
Kalaja shekullore e Prezës në kantier, gratë në krye të restaurimit: E gjetëm të dëmtuar, sprovat për të ruajtur identitetin e saj, kërkuam për trarë e gurë shtufi me banorët e zonës
Pas tërmetit të 2019-ës, Kalaja Mesjetare e Parezës pësoi dëmtime të mëdha. “Report tv” viziton monumentin e kulturës në fazën e fundit të restaurimit ndërsa specialistët, një vit pas nisjes së punimeve rrëfejnë si është ndërhyrë në të. Në krye të restaurimit dy gra, arkitektja Jora Kasapi dhe teknikja e ndërtimit Myvrete Hysenaj, rrëfejnë punën, nga kërkimi i gurëve me banorët e Prezës tek skalitja e tyre e gjetja e trarëve në shtëpinë 100-vjeçare të Ishmit. Vlerat historike e legjendat e trashëguara për kalanë rrëfehen mes rreshtave...
8 Prill 2022, 10:27 -
-
Krimi që tronditi Greqinë! I veshur me jelek antiplumb dhe pranga në duar, momenti kur piloti që mbyti gruan shoqërohet në Gjykatën e Athinës
Babis Anagnostopoulos, ish- piloti grek i cili tronditi Greqinë, pasi vrau bashkëshorten e tij 20-vjeçare Caroline Krauts në sy të foshnjës dhe u përpoq që të fshihte krimin, do të dalë sot para gjykatës, ku do të japë sqarime. Ngjarja, u regjistrua në maj të vitit të kaluar në shtëpinë e çiftit, në Glyka Nera të Athinës
8 Prill 2022, 09:17 -
Me flamuj në duar, qindra qytetarë iu bashkuan manifestimit për Ukrainën! Kryebashkiaku i Kievit mesazh për shqiptarët: Çmojmë mbështetjen! Të pranishëm Kim, ambasadori Ukrainas dhe Veliaj
Me flamujt e Ukrainës në duar dhe pankarta me mbishkrimin 'nuk duam që Ukraina të vdesë', qindra qytetarë u në mbledhur në manifestimin në Tiranë, në mbështetje të Ukrainës, e cila po përballet me agresionin rus. Këtij manifestimi iu bashkuan edhe ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, ambasadori i Ukrainës, Volodymyr Shkurov, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe zyrtarë të tjerë. Manifestimi u përshëndet edhe nga Kreu i Bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, i cili nëpërmjet një video falënderoi Shqipërinë dhe shqiptarët për mbështetjen.
8 Prill 2022, 07:25 -
-
-
-
Kreshnik Spahiu: Pse Berisha po e sulmon Amerikën më egër se Enver Hoxha?
Ky mllef, kjo urrejtje, ky irritim, kjo pakënaqësi i ka rrënjët vetëm tek një njeri: Ai quhet Sali Berisha. Lufta e tij kundër diplomacisë amerikane nuk ka fillimin dhe mbarimin gjatë mandatit të ambasadores Yuri Kim.
7 Prill 2022, 18:18 -
-
-
-
‘Minierë bari’ nën tokë në Sarandë, kapet një nga kultivuesit, në kërkim tjetri! Më herët u arrestuan 2 elektricistë të OSHEE, 'mbyllën sytë' para vjedhjes së energjisë
Një 29-vjeçar është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim për kultivimin e kanabis në zonën e Nivicës në Sarandë. Kapja e Omerit e çon në 3 numrin e të arrestuarve për këtë kultivim kanabisi, ku më herët ishin arrestuar edhe dy elektricistët Vasfi Sali dhe Gazi Hoxhaj të cilët "kishin mbyllur" sytë dhe nuk kishin denoncuar rastin, ndërsa në kërkim vijon të jetë Klajdi Miziri.
7 Prill 2022, 10:03
