-
VIDEO EKSKLUZIVE / Report Tv siguron pamjet të korrupsionit të policëve në Morinë, si i merrnin lekët nën dorë dhe e ndanin ryshfetin me njëri-tjetrin! Fitimet arrinin deri në 8000 euro në ditë
Report Tv ka siguruar videon ekskluzive të efektivëve të arrestuar ditën e sotme për korrupsion dhe shpërdorim detyre në pikën kufitare të Morinë. Nga hetimi ka rezultuar se policët i merrnin qytetarëve minimalisht 10-100 euro të cilat i ndanin me njëri-tjetrin në fund të turnit. Ndërsa fitimet ndërmjet tyre arrinin deri në 8000 euro në ditë.
8 Prill 2022, 12:40 -
-
-
-
Kalaja shekullore e Prezës në kantier, gratë në krye të restaurimit: E gjetëm të dëmtuar, sprovat për të ruajtur identitetin e saj, kërkuam për trarë e gurë shtufi me banorët e zonës
Pas tërmetit të 2019-ës, Kalaja Mesjetare e Parezës pësoi dëmtime të mëdha. “Report tv” viziton monumentin e kulturës në fazën e fundit të restaurimit ndërsa specialistët, një vit pas nisjes së punimeve rrëfejnë si është ndërhyrë në të. Në krye të restaurimit dy gra, arkitektja Jora Kasapi dhe teknikja e ndërtimit Myvrete Hysenaj, rrëfejnë punën, nga kërkimi i gurëve me banorët e Prezës tek skalitja e tyre e gjetja e trarëve në shtëpinë 100-vjeçare të Ishmit. Vlerat historike e legjendat e trashëguara për kalanë rrëfehen mes rreshtave...
8 Prill 2022, 10:27 -
-
Krimi që tronditi Greqinë! I veshur me jelek antiplumb dhe pranga në duar, momenti kur piloti që mbyti gruan shoqërohet në Gjykatën e Athinës
Babis Anagnostopoulos, ish- piloti grek i cili tronditi Greqinë, pasi vrau bashkëshorten e tij 20-vjeçare Caroline Krauts në sy të foshnjës dhe u përpoq që të fshihte krimin, do të dalë sot para gjykatës, ku do të japë sqarime. Ngjarja, u regjistrua në maj të vitit të kaluar në shtëpinë e çiftit, në Glyka Nera të Athinës
8 Prill 2022, 09:17 -
Me flamuj në duar, qindra qytetarë iu bashkuan manifestimit për Ukrainën! Kryebashkiaku i Kievit mesazh për shqiptarët: Çmojmë mbështetjen! Të pranishëm Kim, ambasadori Ukrainas dhe Veliaj
Me flamujt e Ukrainës në duar dhe pankarta me mbishkrimin 'nuk duam që Ukraina të vdesë', qindra qytetarë u në mbledhur në manifestimin në Tiranë, në mbështetje të Ukrainës, e cila po përballet me agresionin rus. Këtij manifestimi iu bashkuan edhe ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, ambasadori i Ukrainës, Volodymyr Shkurov, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe zyrtarë të tjerë. Manifestimi u përshëndet edhe nga Kreu i Bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, i cili nëpërmjet një video falënderoi Shqipërinë dhe shqiptarët për mbështetjen.
8 Prill 2022, 07:25 -
-
-
-
Kreshnik Spahiu: Pse Berisha po e sulmon Amerikën më egër se Enver Hoxha?
Ky mllef, kjo urrejtje, ky irritim, kjo pakënaqësi i ka rrënjët vetëm tek një njeri: Ai quhet Sali Berisha. Lufta e tij kundër diplomacisë amerikane nuk ka fillimin dhe mbarimin gjatë mandatit të ambasadores Yuri Kim.
7 Prill 2022, 18:18 -
-
-
-
‘Minierë bari’ nën tokë në Sarandë, kapet një nga kultivuesit, në kërkim tjetri! Më herët u arrestuan 2 elektricistë të OSHEE, 'mbyllën sytë' para vjedhjes së energjisë
Një 29-vjeçar është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim për kultivimin e kanabis në zonën e Nivicës në Sarandë. Kapja e Omerit e çon në 3 numrin e të arrestuarve për këtë kultivim kanabisi, ku më herët ishin arrestuar edhe dy elektricistët Vasfi Sali dhe Gazi Hoxhaj të cilët "kishin mbyllur" sytë dhe nuk kishin denoncuar rastin, ndërsa në kërkim vijon të jetë Klajdi Miziri.
7 Prill 2022, 10:03 -
7 prill 1939 – Pushtimi i Shqipërisë nga Italia
Pushtimi italian i Shqipërisë (7 prill – 12 prill, 1939) ishte një fushatë e shkurtër ushtarake e Mbreterisë së Italisë kundër Mbreterisë së Shqipërisë. Konflikti erdhi si rezultat i politikës imperialiste të diktatorit italian Benito Mussolini. Shqipëria u pushtua në menyrë të shpejtë. Sundimtari i saj, mbreti Zog u detyrua të mërgonte dhe vendi u bë pjesë e Perandorisë Italiane si një protektorat në bashkim personal me Kurorën Italiane.
7 Prill 2022, 10:02 -
-
-
Zbulohen koleksionet shekullore të Bibliotekës Bullgare, Misha: Akti i parë i Memorandumit të përbashkët, ata do të çelin një qoshk të posaçëm për Shqipërinë
Biblioteka Kombëtare Bullgare çel një ekspozitë me koleksione të rralla në Bibliotekën tonë, pas nënshkrimit të “Memorandumit për Bashkëpunim”. Krahas ekspozitës me dorëshkrime, fotografi e botime të mbledhura ndër shekuj, studiuesi Pirro Misha thotë se do të mbahen të tjera aktivitete të përbashkëta. Ndërkohë edhe në Bibliotekën Bullgare do të çelet një qoshk i dedikuar për Shqipërinë.
6 Prill 2022, 17:10 -