-
I akuzuar për korrupsion se bleu vota për zgjedhjet e 25 prillit, arrestohet kandidati i LSI për Tiranën, Etjon Joka
Etjon Joka, kandidati i LSI për deputet i Tiranë është arrestuar për korrupsion aktiv në zgjedhje, pasi akuzohet se ka blerë vota në favor të partisë së tij. Ndaj 32-vjeçarit ishte caktuar masa 'arrest me burg' në mungesë, ndërsa sot është vënë në pranga.
16 Tetor 2021, 13:15 -
Nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të gjimnazeve vrapojnë në garën 'Fun Run', nesër maratona e Tiranës
Një ditë para Maratonës së Tiranës, nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të gjimnazeve vrapuan në garën“Fun Run” në bulevardin kryesor të qytetit. Gara nisin në orën 10:00 në Sheshin “Nënë Tereza” dhe vijoi përgjatë gjithë bulevardit gjer në sheshin “Skënderbej” ku u ndanë dhe çmimet për fituesit.
16 Tetor 2021, 13:07 -
Me fjongon simbolike, Kim bën bashkë gratë socialiste dhe demokrate në marshimin sensibilizues dedikuar ‘tetorit rozë’
Me fjongon simbolike, ambasadorja Yuri Kim ka bërë bashkë deputetet e PS dhe PD në marshimin sensibilizues dedikuar tetorit rozë, muajit të ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.
16 Tetor 2021, 11:59 -
-
Pëllumb Kulla rrëfen batutat e Dritëro Agollit me Enver Hoxhën: Shkurt, o shoku Enver, unë me një nga këto, heroinkat tona pozitive, nuk do të martohesha kurrë
Fjala e dramaturgut Pëllumb Kulla në veprimtarinë shkencore jubilare “Migjeni dhe Dritëroi - dy shkrimtarë me vështrim nga e ardhmja” në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë.
15 Tetor 2021, 20:35 -
Zbulohet stera më e madhe e ujit e periudhës romake në Bylis, me gjashtë ndarje të mëdha! I përket shekullit III para Krishtit
Zbulohet në Shqipëri stera më e madhe (cisterna) dhe më e bukur e Ballkanit antik, i përket shekullit III para Krishtit. Stera është e gjatë 50 metra dhe e thellë 8 metra dhe mbulohej nga një sistem harqesh.
15 Tetor 2021, 19:32 -
Pandora Papers hedh dritë mbi skandalin e FIBank në Bullgari, qindra milionë euro kredi kompanive 'offshore' të lidhura me njeriun shumë pranë ish-Kryeministrit
Dokumente të dala nga 'Pandora Papers' zbulojnë skandalin se pronarët e shumicës së aksionerëve të Bankës e Parë të Investimeve të Bullgarisë (First Investement Bank) Tseko Minev dhe Ivaylo Mutafchiev janë përfituesit përfundimtarë të kompanive 'offshore', të cilët kanë marrë mbi 1 miliardë leva bullgarë hua nga Banka (Rreth 511 milionë euro).
15 Tetor 2021, 19:03 -
-
Aksion si në filma! 45-vjeçari në Shkodër denoncon se një makinë po e ndiqte, momenti kur një ‘ushtri’ policësh bllokojnë autorët! Iu gjetën dy armë zjarri, fishekë, benzinë dhe tre shkopinj bejsbolli
Një ngjarje kriminale është parandaluar fatmirësisht në kohë nga uniformat blu në Shkodër. Një 45-vjeçar banues në Mjedë, prej pak ditësh kishte kuptuar se persona të panjohur me një makinë tip “Golf” e zezë po e ndiqnin “hap pas hapi” dhe vendosi që të bënte denoncimin në Polici.
15 Tetor 2021, 15:33 -
Sot 100 ditë nga 'ultimatumi' i Ramës, 'ethe' në Polici, pritet raporti i Gledis Nanos! Eksperti për Report Tv: Asnjë reflektim, puna para është e vështirë
Në një kohë që 100 ditët e shumë përfolura si afat për policët përfunduan, janë ekspertët e antikrimit ata që mendojnë se ndryshimi nuk ka ndodhur. Kriminalisti Artan Rexhepi gjatë intervitës së tij në Report Tv thotë se drejtori i ri, Gledis Nano, ka shumë punë për të bërë, duke nisur nga policët që bëjnë të fortin më qytetarin dhe jo me kriminelin.
15 Tetor 2021, 15:30 -
Tentuan të kalonin lumin me makinë dhe i mori rryma, rrezikuan të mbyten 4 turistë në Maliq! Shpëtohen nga zjarrfikësit
Tentuan të kalonin lumin në afërsi të fshatit Plovisht, në Maliq, mbeten mes tij 4 turistë hungarezë. Vetëm pak minuta më parë, zjarrfikësit e Maliqit kanë mundur të nxjerrin nga lumi të katër turistët, fatmirësisht pa lëndime. Sipas informacioneve paraprake ata kërkonin të kalonin lumin me makinë, por për shkak të thellësisë kanë mbetur brenda
15 Tetor 2021, 13:36 -
-
Teatri Kombëtar i Operës e Baletit nis sezonin artistik, koncert për 100-vjetorin e lindjes së Mustafa Krantjes
Sezoni artistik i Teatrit të Operës dhe Baletit ka nisur me koncertin “Baketa e parë e operës shqiptare” dedikuar 100-vjetorit të lindjes së mjeshtrit Mustafa Krantja. Drejtoresha Zana Çela në një konferencë për mediat ka prezantuar kalendarin artistik dhe tha se ky sezon i dedikohet kryesisht 65-vjetorit të Teatrit të Operës
14 Tetor 2021, 22:54 -
-
-
-
Basha pret delegacionin e Senatit Amerikan dhe Yuri Kim: Të fusim vendin në shinat e ligjit për të thithur investimet! SHBA të forcojë pozitat në Ballkan, nismat e Novi Sadit trazojnë rajonin
Lulzim Basha tha se SHBA duhet të forcojë pozitat e saj në rajon dhe të shmangen nismat në Novi Sad, duke iu referuar Open Balkan, pasi trazojnë Ballkanin. Basha tha se për të përthithur investimet amerikane duhet të forcohet sundimi i ligjit dhe PD do të punojë për këtë gjë pa u ndalur. Këto deklarata u bënë pas takimit që Basha zhvilloi me një delegacion të Senatit Amerikan, ku e pranishme ishte edhe ambasadorja Yuri Kim.
14 Tetor 2021, 16:05 -
Ndërron jetë nga COVID-19 në moshën 30-vjeçare, piktori Kristi Baba! I ati: Në nëntor po bëheshe gati për ekspozitë, ishe jeta, dielli dhe drita e shtëpisë
Në nëntor do të çelte ekspozitën e tij të radhës, por COVID-i ia theu në mes këtë dëshirë, duke i marrë jetën. Piktori i njohur Kristi Baba, nuk ia doli që të fitonte betejën me virusin e pamëshirshëm që e mori në lule të rinisë, në moshën 30-vjeçare. Lajmin e trishtë e dha babai i piktorit, i cili shprehet se ky virus ia shoi çdo ëndërr.
14 Tetor 2021, 15:34 -
Rama: Brenda vitit tjetër do të çojmë në orbitë dy satelitë, 'Albania 1' dhe 'Albania 2'! Basha ironi: Ti, lideri global i satelitëve kur njerëzit vuajnë për ushqim
Brenda vitit tjetër Shqipëria do të dërgojë dy satelitë në orbitë. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama sot në Kuvend, deklarata pa nota humori, por një ambicie e re e qeverisë. Ndonëse se në Kuvend pati të qeshura nga radhët e opozitës, Rama se një gjë e tillë do të bëhet realitet shumë shpejt.
14 Tetor 2021, 11:32 -
Ilaçe kontrabandë gjatë pandemisë, del nga qelia administratori i Farma Net Albania, Sokol Topçiu! Gjykata cakton 'arrest shtëpie'
Sokol Topçiu, administratori i Farma Net Albania, i cili u arrestua si pjesë e një grupi që kishin ngritur një skemë për shitjen e ilaçeve kontrabandë gjatë pandemisë së COVID, është liruar nga qelia ditën e sotme.
14 Tetor 2021, 11:10 -
