-
Programi 'Rama 3', eksperti i ekonomisë Çoçoli: Tatimi 0 për pagat 30-40 mijë lekë i kushton buxhetit të shtetit 94 mln euro! Totali i detyrimit të buxhetit për pagat dhe pensionet do të jetë 329.4 mln euro
Eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli sqaroi në Report Tv se cilat janë përfitimet e qytetarëve nga programi i qeverisë Rama 3 dhe se sa do të shpenzojë buxhetit të shtetit për arritjen e këtyre premtimeve. Çoçoli tha se totali i detyrimit të buxhetit për qytetarët dhe bizneset do jetë 102 mln euro, ndërkohë për pagat dhe pensionet do jetë 329.4 mln euro
23 Shtator 2021, 20:46 -
SPAK të hetojë vilat e politikës duke filluar nga Lalzi! Kush e ka radhën pas Llallës?!
Ngritja e institucioneve të reja të drejtësisë, sidomos SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, apo siç quhet rëndom “FBI”-së shqiptare ka shtuar akoma më shumë besimin e qytetarëve shqiptarë tek drejtësia e re.
23 Shtator 2021, 20:21 -
-
Kroacia shkatërron një rrjet që trafikonte emigrantë, sekuestrohen 80 mijë euro
Një rrjet trafikimi emigrantësh është shkatërruar në Kroaci ditën e sotme. Policia kroate bën me dije se ky grup ka trafikuar rreth 100 emigrantë nga Bosnje Hercegovina në Kroaci dhe më pas për në vendet e tjera të Evropës.
23 Shtator 2021, 18:56 -
ARRSH: Kompanitë të fshijnë reklamat apo logot e tyre përgjatë punimeve
Autoriteti rrugor Shqiptar nga nxjerr një urdhër ku kërkon nga të gjitha kompanitë që po ndërtojnë rrugë, ura, mbikalime, nënkalime apo mure që janë nën administrimin e këtij institucioni, të heqin reklamat apo logot e kompanive të tyre përgjatë punimeve.
23 Shtator 2021, 18:39 -
Tiranë/ Zona e 'Misto Mames' 'njollë' aksidentesh! Rruga që lidh Kombinatin me Yzberishtin si në Kabul, eksperti: Faji i këmbësorëve e shoferëve, jo i sinjalistikës
Zona e “Misto Mames” në Tiranë është kthyer në një nga zonat më të rrezikshme për qarkullimin. Aksidentet me pasoja të lehta janë të përditshme, por janë shënuar edhe viktima. Eksperti Arben Luzi thotë për Report Tv se problemi është tek edukimi i paktë i kalimtarëve dhe shoferëve, kurse sinjalistika është e rregullt.
23 Shtator 2021, 16:17 -
'Tipat si Prodan në Shqipëri i dërgojmë për të na blerë gjëra në dyqan', Marku humb qetësinë, tenton të godasë kundërshtarin në konferencë për shtyp (VIDEO)
Boksieri shqiptar Florian Marku ka humbur qetësinë në konferencën për shtyp para ndeshjes me kundërshtarin ukrainas, pasi ka tentuar ta godasë. Ky i fundit e ka provokuar shqiptarin duke deklaruar se ka bërë gabim që ka pranuar përballjen, ndërsa për Markun kjo është mundësia për titullin e parë në karrierë.
23 Shtator 2021, 14:47 -
-
Ambasada e SHBA i dhuron 10 mijë dollarë pajisje hetimi Policisë së Shtetit: Për të luftuar terrorizmin, krimin kibernetik dhe kërcënime të tjera
100 mijë dollarë pajisje hetimi i ka dhuruar Ambasada e SHBA Policisë së Shtetit, të financuara nga Shërbimi i Sigurisë Diplomatike dhe Asistencës për Trajnimin Anti-Terrorizëm.
23 Shtator 2021, 10:55 -
Shqipëria, e parafundit në Europë për numrin e automjeteve në raport me popullsinë
Të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor tregojnë se vitin e kaluar Shqipëria kishte rreth 540 mijë mjete që qarkullonin rregullisht, shifër e mbështetur kjo në pagesën e taksës vjetore të qarkullimit. Kjo do të përkthehej në një numër prej rreth 192 automjetesh për 1000 banorë.
23 Shtator 2021, 07:31 -
-
-
Viti i ri shkollor, Rakacolli: Studentët dhe mësuesit që s’pranojnë të vaksinohen, test PCR çdo javë! Shitja e pasaportave të vaksinimit? 'E rëndë, të denoncohet'
Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli tha se nëse zbatohen masat antiCOVID që janë aktualisht situata e pandemisë do të përmirësohet edhe më shumë, kjo pasi edhe vaksinimi ka ecur mirë. Studentët dhe mësuesit që s’pranojnë të vaksinohen, Rakacolli shtoi se duhet të paraqesin test PCR çdo javë
22 Shtator 2021, 17:10 -
Zbardhet skema/ Si 34-vjeçari nga Tirana u vinte gjoba qytetarëve duke u hequr si shok i kriminelëve! Nga presioni për 100 mijë euro përfundonte te 5 mijë euro
Report Tv ka zbardhur skemën e plotë se si 34 vjeçari Mark Nikolli, i arrestuar të martën në Tiranë me akuzën e gjobëvënies hiqej si person që kishte lidhje me persona të inkriminuar dhe në këtë mënyrë mashtronte e shantazhonte persona të ndryshëm për t'u marrë para.
22 Shtator 2021, 15:28 -
'Koha për sigurimin e detyruar të pronës', Presidenti i EUROSIG-INSIG: Qeveria të bëjë ligjin, pagesë 50 euro në vit për një shtëpi që kushton 100 mijë €
Presidenti i Grupit EUROSIG-INSIG dhe UBA Bank, Kadri Morinaj i kërkon Qeverisë që në këtë sezon të ri parlamentar të përgatisë ligjin për sigurimin e detyrueshëm të pronës. Morinaj ofron edhe modelin:Për një banesë të vlerësuar 100 mijë euro, një qytetari do t’i duhet të paguajë 50 euro në vit.
22 Shtator 2021, 15:07 -
-
Braçe: Politika fiskale në 2018 vrau punën e mijëra bujqve! Duhet ndryshim tani, kjo është çështje e PS
Ish-zëvendëskryeministri Erion Braçe ka pasqyruar sot problemet me të cilat përballen fermerët, duke theksuar se skema e ndjekur sot në bujqësi, nuk po funksionon. Me një postim të gjatë në Facebook, Braçe përmend politikën fiskale të 2018, për të cilën thotë se vrau punën e qindra mijë bujqve dhe sipas Braçes duhet ndryshim.
22 Shtator 2021, 11:28 -
-
Prokurori Dritan Gina jashtë drejtësisë si e shoqja Rovena Gashi! Përplaset me Gardën se nuk lejon ta kontrollojnë, momenti kur e nxjerrin jashtë sallës (VIDEO)
Prokuroi i Tiranës Dritan Gina, i akuzuar për gjobëvënie si dhe i skeduar nga SHISH për përfshirje në praktika korruptive, ka pasur të njëjtin fat si të bashkëshortes së tij, Rovena Gashi, e cila u shkarkua në korrik të 2018 si prokurore pasi bashkë me babanë e saj, pasi nuk justifikonin një pasuri me vlerë rreth 930 mijë USD.
22 Shtator 2021, 11:10 -
-
Ish-presidenti kroat: Serbia po ndërhyn në rajon, nuk mund të çlirohet nga synimet për shtet më të madh
Në punët e brendshme të Malit të Zi, përmes Kishës Ortodokse Serbe, “ka ndërhyrë një politikë që dukej se ishte ndalur në rajonin tonë. Por, disa po e rikthejnë atë. Po e rikthejnë përmes mesazhit të ‘botës serbe’”, thotë në një intervistë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë Stjepan Mesiç, ish-president i Kroacisë.
22 Shtator 2021, 09:32
