-
-
-
Komiteti Teknik i Ekspertëve: Orari i muzikës shtyhet deri në 23:00, masat e tjera në fuqi! Të shtruarit në spital, s’kanë kaluar më parë COVID-in, të pa vaksinuar dhe mbi 65-vjeç
Pas kërkesës së vazhdueshme të pronarëve të bizneseve, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur shtyrjen e orës policore deri në 23:00 dhe jo 22-00 siç është aktualisht, masë kjo e bërë publike dhe më herët nga kryeministri EdI Rama. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme dhe do të hyjë në fuqi nga nesër, 20 korrik 2020. Megjithatë, kjo është e vetmja masë që ka ndryshuar, pasi të tjera do të mbeten njësoj. Pra vijon të jetë në fuqi ora policore deri në 00:00, stadiumet, teatrot me 30% të kapacitetit të tyre.
19 Korrik 2021, 14:21 -
Konfirmohet rasti i parë i gripit të shpendëve në Shkodër, bëhet asgjësimi dhe groposja e 130 krerëve!
Në Shkodër është konfirmuar rasti i parë me grip shpendësh. Në fshatin Barbullush menjëherë pas kryerjes dhe verifikimit të analizave shërbimimi veteriner ka bërë asgjësimin dhe groposjen e 130 krerëve si dhe dezinfektimin e fermës.
19 Korrik 2021, 13:57 -
-
Frika që po përhap SPAK, më e rëndësishme se arrestimet
Lajmi më i fundit me humor në Shqipëri është se asnjë anëtar i komisionit të vlerësimit të ofertave nuk firmos tenderin e fasuleve në ushtri. Asnjë anëtar i komisionit të vlerësimit të ofertave nuk firmos tenderin e ushqimeve në burgje
19 Korrik 2021, 13:20 -
Përmbytjet në Europën Perëndimore, shkon pothuajse në 200 numri i viktimave! Ambasada Gjermane në Tiranë: Faleminderit shqiptarëve për mbështetjen
Pjesë të Gjermanisë perëndimore vazhdojnë të vuajnë përmbytjet masive që kanë përfshirë rajonin që nga e mërkura e javës së kaluar. Ndërkohë që deri më tani, kanë humbur jetën të paktën 160 persona. Vetëm në Rheinland-Pfalz janë shënuar 112 viktima nga përmbytja.
19 Korrik 2021, 11:40 -
'Na lini muzikën pas orës 22:00'/ Pas protestës me Himnin Kombëtar, lokalet në Lungomare të Vlorës pezullojnë sot shërbimin, në kulmin e sezonit turistik! Leli i thërret në takim
Në kulmin e sezonit turistik, mbi 90 pronarë biznesesh në Lungomare kanë vendosur që të pezullojnë shërbimin, pasi kërkesa e tyre për të mos ndaluar muzikën pas orën 22:00 nuk është pranuar. Pas protestës së djeshme paqësore, por që në fund përfundoi me disa të shoqëruar në Komisariate, pronarët kanë vendosur që t’u vënë kyçin bizneseve për 24 orë, një masë kjo e cila ishte paralajmëruar më herët prej tyre.
19 Korrik 2021, 08:53 -
DEA shkatërron grupin e trafikut të kokainës në Kolumbi, drejtohej nga shqiptari 'Jimmy'! Korruptoi zyrtarë aeroporti për të kaluar drogën me avion
Një shqiptar ka rënë në pranga e policisë në Kolumbi, pas një operacioni të agjencisë amerikane, DEA, i akuzuar për trafik droge. Mediat e huaja bëjnë me dije se shqiptari i arrestuar është Agim Çerma, i cili ishte edhe koka e grupit kriminal, ndërsa njihej me pseudonimin 'Jimmy'.
19 Korrik 2021, 07:59 -
Java e hapur për vaksinimin +18-vjeç! Mjekja për Report TV: Qytetarët preferojnë më shumë vaksinën kineze! Rama apel: Të vaksinohemi
Në sheshin ‘Skënderbej’, dhjetëra qytetarë, mes tyre edhe të rinjtë +18-vjeç, kanë shkuar për të marrë vaksinën anti-COVID. Mes frikës nga varianti Delta si edhe ajo se çfarë mund të ndodhë në vjeshtë, ku pritet një rritje të numrit të rasteve, qytetarët kanë zgjedhur që të vaksinohen si një formë për të mbrojtur shëndetin e tyre. Aktualisht në sheshin “Skënderbej” ofrohen vaksinat AstraZeneca dhe ajo kineze, ku sipas mjekes kjo e fundit është më e preferuar. Në intervistën për gazetaren e Report Tv, Doris Sallaku, mjekja tha se qytetarët kanë mundësi zgjedhjeje.
19 Korrik 2021, 07:21 -
Maqedonia e Veriut riatdhesoi 23 persona nga kampet në Siri dhe Irak, 14 prej tyre fëmijë
Maqedonia e Veriut ka riatdhesuar 23 shtetas të saj nga zonat e konfliktit në Siri dhe Irak. Katër prej tyre kanë marrë pjesë në luftime përkrah grupit militant, Shteti Islamik (IS), ndërsa personat e tjerë janë pesë gra dhe 14 fëmijë.
18 Korrik 2021, 20:32 -
-
‘Shi në plazh’ qytetarët nuk braktisin bregdetin, momentet ‘pikante’ sot në bregdetin e Adriatikut
Kjo e diel është mbizotëruar nga reshje të shiu me shtrëngata dhe erë në të gjithë territorin e vendit. Por pavarësisht motit të paqëndrueshëm, qytetarët nuk e kanë braktisur plazhin
18 Korrik 2021, 19:47 -
Bujar Kapexhiu dhe 'Rudina' kapen 'mat' në Sarandë! Rikthehet pas 35 vitesh 'sheshxhirimi' i filmit të dashur për të gjithë, pedonalja e qytetit si simultane shahu
35 vite pas xhirimit të filmit “Dy herë mat”, aktorët Bujar Kapexhiu, Manjola Begolli, Alfred Bualoti e Karafil Shena u kapën “mat” në Sarandë. Kasti i aktorëve të famshëm, disa edhe të veshur me personazhet që kanë luajtur, është rikthyer në vendin ku xhiruan duke kthyer kujtimet më të bukura të një prej filmave komikë më të dashur për të gjithë shqiptarët.
18 Korrik 2021, 11:37 -
Reportazh/ Në Maliq me fermerët që kultivojnë kokoçelin: Puna nis në 5 të mëngjesit, mbaron në 11 të natës! E tregtojmë jashtë shtetit
Aroma dhe ngjyrat e kokoçelit janë përhapur nëpër livadhet e Maliqit, aty ku fermerët kultivojnë bimë medicinale për eksport. Janë rritur sipërfaqet e mbjella, por fermerët ankohen për çmimin e ulët të shitjes. Ndjekim reportazhin e përgatitur nga gazetarja e Report Tv në Korçë, Gladiola Hoxha.
17 Korrik 2021, 21:25 -
Fatbardh Kadilli: Qytetarët duan një PD të pastër nga çdo njollë e së shkuarës që na kompromenton
Çdo delegat është në këtë kuvend për një përgjegjësi më të madhe se vetja. Pa këtë vetëdije, pa këtë bindje, askush nga ne nuk ka çfarë u thotë as demokratëve, as opozitarëve as qytetarëve. Pa kuptuar këtë mision ne nuk kemi asgjë të re për ti thënë Shqipërisë. Ne të gjithë kemi një detyrim - ta bëjmë PD më të madhe se vetja.
17 Korrik 2021, 19:01 -
-
Zjarr në pyllin me pisha në fshatin Gjorgoz të Patosit, era e fortë dhe temperaturat e larta favorizojnë flakët
Një vatër zjarri ka përfshirë këtë pasdite pyllin me pisha në fshatin Gjorgoz, bashkia Patos. Zjarrfikësja e Fierit dhe Patosit ndodhen në vendngjarje, por për shkak të temperaturave të larta, erës së fortë dhe terrenit të vështirë, vështirësojnë punë e tyre.
17 Korrik 2021, 16:40 -
Don Bosko me dy shkolla të reja këtë shtator! Veliaj: Do hyjmë në histori si viti ku është punuar më shumë për arsimin se në 100 vitet e Tiranës kryeqytet
Zona e Don Boskos, e cila prej vitesh ka vuajtur mungesën e një shkolle, më në fund do të bëhet këtë vit të ri arsimor me dy shkolla të reja, shkollën 9-vjeçare “Vaçe Zela” dhe shkollën e mesme “Kristo Frashëri”. Kompleksi i ri arsimor që i jep fund vuajtjeve të familjeve të reja të ardhura në këtë zonë për të çuar fëmijën në shkolla larg vendbanimeve të tyre, pritet të çelë dyert në shtator për të mirëpritur 1300 nxënësit e parë në ambiente të reja dhe moderne të projektuara nga arkitekti italian Stefano Boeri.
17 Korrik 2021, 16:10 -
-
Daily Mail shkruan për rrëmbimin e Jan Prengës: Hakmarrja pas hekurave, 2 gangsterë të pamëshirshëm dhe marrëveshje kokaine e shkuar keq! Baroni drejton trafikun nga burgu
Daily Mail shkruan se ka një baron që drejton trafikun e drogës nga burgu dhe se pas kësaj pengmarrjeje që përfundoi tragjikisht fshihet një marrëveshje droge e shkuar keq dhe miliona paund kokainë e vjedhur.
17 Korrik 2021, 12:04