-
Dyndje e madhe pushuesish nga Kosova drejt Shqipërisë, më shumë se 10 mijë qytetarë kanë hyrë që në orët e para të mëngjesit
Mijëra automjete e qytetarë të Kosovës kanë udhëtuar është këtë të shtunë drejt Shqipërisë, duke shënuar një tjetër fluks të lartë automjetesh në pikën kufitare të Morinit
17 Korrik 2021, 08:43 -
Europa Perëndimore nën 'pushtetin' e ujit, numri i viktimave shkon mbi 150, Presidenti gjerman: Shkalla e shkatërrimit, tronditëse
Vijon të rëndohet bilanci i viktimave nga përmbytjet në Europën Perëndimore, ku numri i viktimave ka shkuar mbi 150, ndërsa qindra të tjerë rezultojnë të zhdukur. Deri më tani vetëm Gjermania ka raportuar 133 viktima, ndërsa në Belgjikë janë shënuar rreth 20 viktima. Po ashtu reshje të dendura shiu kanë përfshirë edhe Zvicrën, Luksemburgun e Holandën, ku kryeministri Mark Rutte ka shpallur gjendjen e katastrofës kombëtare në një provincë jugore.
17 Korrik 2021, 07:50 -
-
Zjarr në një magazinë të KQZ-së në Lundër! Kishte materiale të vjetra zgjedhore, jo nga zgjedhjet e 25 prillit
Një zjarr ka rënë në një magazinë arkiv të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Lundër, Tiranë. Mësohet se nga zjarri janë djegur disa tavolina, bateri, tela, të gjitha këto materiale të KQZ-së, por jo materiale si zgjedhore si kuti a fletë votimi arkiv.
16 Korrik 2021, 20:27 -
'Gruaja jote seks me gjithë skuadrën e Interit dhe Milanit dhe stafin teknik', Mourinho tronditi Ozilin! Dalin përgjimet shokuese të Perez
Duket se gruaja në fjalë është Aida Yespica, një personalitet dhe model TV i Venezuelës i cili u transferua në Milano në fillim të viteve 2000. Ajo vetë konfirmoi se ajo dhe Mesut po dilnin gjatë kohës ku ky fundit lunate në La Liga.
16 Korrik 2021, 19:44 -
Në 6 muaj u mblodhën 1.9 mld euro, eksperti: Ishte e pritshme, rritja e punësimit është sezonale shkak sezoni turistik
Rritja e të ardhurave në gjashtëmujorin e parë të vitit ishte e pritshme sipas ekspertëve të ekonomisë. Eksperti Fiskal Eduart Gjokutaj thotë se ndikim pozitiv ka pasur rritja e konsumit, dhe plotësimi i deklaratës së të ardhurave nga dy-punësimi. Ndërsa sa i takon rritjes së punësimit Gjokutaj thotë se është sezonale për shkak të turizmit.
16 Korrik 2021, 18:49 -
Njerëzit e korrupsionit dhe të lidhur me Lulzim Bashën që marrin tendera në Fier, a do ta dëgjojë SPAK thirrjen e Petro Koçit sot?
Akuza e rëndë e deputetit Petro Koçi për pastrim të parave të pista përmes tenderave, zbulohet disa kompani me të shkruar dhe pronarë të dyshimtë që marrin para publike. Tendera edhe për Bujar Muratin i arrestuar nga SPAK me Fatos Tushen. Përfitues i parave publike edhe Fatmir Kuqi i njohur për lidhje me Lulzim Bashën që përdor benzin luksoz të “Victoria Invest”. 13 tendera edhe për kompaninë ‘Sinani Trading’ ish-pronari i të cilët u dënua në 2018 për korrupsion me tenderat tek burgjet.
16 Korrik 2021, 17:51 -
Teatri/ Kushtetuesja zbardh vendimin: Është cenuar autonomia e pushtetit vendor, është vepruar në kundërshtim me parimin e shtetit të së drejtës për mbrojtjen e trashëgimisë kombëtare
Gjykata Kushtetuese ka zbardhur ditën e sotme vendimin që mori më 2 korrik për rrëzimin ligjore për ndërtimin e teatrit të ri kombëtar ndërkohë që nuk e shpalli antikushtetuese shembjen e teatrit, duke mos arritur një shumicë prej 5 votash.
16 Korrik 2021, 16:44 -
Intensifikimi i fushatës, Manastirliu: Të hënën nis java e vaksinimit të hapur për çdo qytetar +18 vjeç
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, nga stadiumi “Air Albania”, ku ka ndjekur procesin e vaksinimit, ka bërë me dije se, të hënën nis java e vaksinimit të hapur për të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç, të cilët mund të paraqiten me kartën e identitetit në pikën më të afërt të vaksinimit.
16 Korrik 2021, 13:46 -
Të lumtura, pranë njëra-tjetrës dhe të vaksinuara, 3 zonjat nga SHBA festojnë 100-vjetorin dhe 'shpërndajnë' buzëqeshje në internet
Pandemia e COVID-19 padiskutim që ka qenë dhe është një periudhë e vështirë për të gjithë, e cila ka lënë shumë plagë, por më të rënduarit nga kjo situatë kanë qenë të moshuarit, të cilët prej shumë kohësh kanë qëndruar larg njerëzve të tyre të dashur.
16 Korrik 2021, 13:21 -
Politika nuk i ndal, serbët zgjedhin Shqipërinë për të shijuar pushimet verore
Pavarësisht deklaratave të politikanëve në Serbi, të dhënat zyrtare tregojnë se interesimi i qytetarëve serbë për pushimet verore në Shqipëri është në rritje. Asociacioni Kombëtar i Agjencive Turistike të Serbisë (JUTA) thotë për Radion Evropa e Lirë se, deri në këtë kohë të sezonit, numri i mysafirëve serbë në Shqipëri është rreth 100 për qind më i lartë krahasuar me vitin e kaluar.
16 Korrik 2021, 13:01 -
Zbulohet dosja sekrete për Nënë Terezën:Të shikohet me kujdes qëllimi i vërtet i ardhjes së saj dhe njerëzit që e shoqërojnë, pasi…/ Dokumentet e panjohura për Shenjtoren e famshme, nga 1969-ta, në ’89-ën
Memorie.al publikon disa dokumente arkivore me siglën “Tepër sekret” të nxjerra së fundmi nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë dhe Arkivi Qendror i Shtetit, ku ndodhet një korespondencë ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme me Komitetin Qendror të PPSH-së dhe disa prej përfaqësive diplomatike shqiptare të akredituara në Perëndim, si Romë, Paris, etj., ku bëhet fjalë për Nënë Terezën e Kalkutës, Shenjtoren e famshme me origjinë shqiptare, e cila që nga viti 1969, nëpërmjet kanaleve diplomatike franceze dhe italiane, i kërkoi Tiranës zyrtare, që ajo të vinte në Shqipëri.
16 Korrik 2021, 08:26 -
Situatë katastrofale nga përmbytjet në Europën Perëndimore, 120 viktima dhe mbi 1300 të zhdukur në Gjermani! 11 persona humbin jetën në Belgjikë, preken edhe Luksemburgu e Holanda
Vijon të përkeqësohet situata nga përmbytjet në Europën Perëndimore, ku 120 persona kanë humbur jetën në Gjermani dhe mbi 1300 të tjerë janë raportuar të zhdukur. Pasoja katastrofale nga përmbytjet ka patur edhe në vendet e Beneluksit, ku 11 persona kanë humbur jetën në Belgjikë si pasojë e motit ekstrem, ndërsa në Luksemburg dhe Holandë janë shkaktuar dëme të shumta materiale.
16 Korrik 2021, 07:40 -
Akademia e Shkencave përkujton Papën me origjinë shqiptare Klementi XI në 300-vjetorin e ndarjes nga jeta!
Akademia e Shkencave ka mbajtur sot më 15 korrik konferencën shkencore jubilare “Papa Klementi XI dhe Shqipëria” në 300-vjetorin e ndarjes nga jeta.Konferenca u çel nga moderatori akad. Pëllumb Xhufi, Kryetar i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike që kujtoi të pranishmit për rolin e Papa Klementit XI që ndihmoi në zhvillimet kulturore dhe kontribuoi për rilindjen politike dhe fetare të atdheut të vet.
15 Korrik 2021, 22:07 -
I dyshuar për vrasje, serbi endet i lirë në veri të Kosovës
Teksa gjykimi për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviç, po vazhdon në Prishtinë, Millan Radoiçiç, që nga heqja e urdhërarrestit për të, në muajin mars, gjendet në Mitrovicën e Veriut, një nga katër komunat e banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës
15 Korrik 2021, 18:30 -
Kryesia 2 orë mbledhje! Drejtuesit politikë kundër Bardhit për hartimin e analizës së humbjeve në zgjedhje: S'është objektive! Miratohen 4 pikat që do i dërgohen Kuvendit të PD për miratim
Partia Demokratike ka mbledhur ditën e sotme Kryesinë, ku pavarësisht pakënaqësive ka miratuar 4 pikat e rendit të ditës që do i dërgohen Kuvendit Kombëtar të PD-së për miratim këtë të shtunë. Burime për Report Tv bëjnë me dije për gazetaren Danjela Maloku, se mbledhja nisi me debate mes drejtuesve politik dhe sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi. Nga sa mësohet ato nuk kanë qenë dakord për mënyrën se si është hartuar analiza për shkaqet e humbjes së zgjedhjeve në 25 prill.
15 Korrik 2021, 18:20 -
Situata kaotike me plehrat në Durrës, Qeveria vë në dispozicion paratë: Bashkitë të zgjidhin urgjent problemin me menaxhimin e mbetjeve
Qeveria shqiptare ka marrë vendim sot për t'i dhënë fund problemin me mbetjet në bashkitë e Qarkut Durrës. Këshilli i Ministrave shpreh gatishmërinë që të paguajë diferencat e shpenzimeve për pastrimin e qyteteve.
15 Korrik 2021, 16:54 -
Kadilli në Report Tv: Basha të sqarojë çdo hije dyshimi që ngrihet ndaj tij për përfitime financiare! Po jep tituj pa kufi në PD, si Meta dekoratat
Anëtari i Kryesisë së PD, Fatbardh Kadilli i kërkon Lulzim Bashës të sqarojë lakimin e emrit të tij për përfitime financiare, ndërsa thotë se kryedemokrati po jep tituj e funksione në parti pa kufi, njësoj si presidenti Meta dekoratat.
15 Korrik 2021, 14:35 -
USAID 100 mijë dollarë për pajisje për doganierët shqiptarë e maqedonas, Yuri Kim nga Qafë Thana: Ndihma e SHBA po e bën Ballkanin Perëndimor më të sigurt
E pranishme në pikën kufitare të Qafë Thanës, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, ka theksuar edhe njëherë mbështetjen e Amerikës për vendin tonë. Në pikën kufitare të Qafë Thanës u mbajt sot një ceremoni për bashkëpunimin rajonal, ku USAID dha 100 mijë dollarë për pajisje për doganierët shqiptarë dhe ata të Maqedonisë së Veriut, ndërsa në fjalën e saj, Kim u shpreh se ndihma e SHBA, po e bën Ballkanin Perëndimor më të sigurt.
15 Korrik 2021, 12:36 -
Zbulohet një varr me 5 trupa në Përmet, shoqata e ish-të përndjekurve: Mund të jenë viktima të vrarë nga komunizmi! Asnjë reagim nga institucionet
Në një sipërfaqe gati 100 metra katrorë është zbuluar një varr ku janë të varrosur 4 trupa dhe një tjetër pak më matanë. Trupat janë gjetur nga firma ndërtuese e cila merret me shtrimin e rrugës në lagjen e re të Përmetit Firma ndërtuese ka informuar autoritetet policore dhe këto të fundit kane rrethuar zonën në fjalë.
15 Korrik 2021, 12:32 -
Kaos nga përmbytjet në Gjermani, 58 viktima dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur! Autoritetet paralajmërojnë për përkeqësim të mëtejshëm të situatës
58 qytetarë kanë vdekur në Gjermaninë perëndimore dhe shumë të tjerë janë zhdukur pas përmbytjeve të mëdha që kanë ndodhur për shkak të rrebesheve të shiut
15 Korrik 2021, 08:36