-
-
-
-
Dita e tretë e vaksinimit masiv, kryhen 21.536 vaksinime! Manastirliu: 100 mijë të vaksinuar deri tani, po afrohet drita në fund të tunelit
100 mijë persona janë vaksinuar deri më tani që nga fillimi i pandemisë së COVID-19! Vetëm sot, në ditën e tretë të vaksinimit masiv, kanë marrë dozën e parë 21.536 persona. Shifrën e bën të ditur Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në Facebook, ku shkruan se që prej fillimit të fushatës së vaksinimit antiCOVID, janë kryer në total 119,321 vaksinime, duke përfshirë doza të para dhe të dyta.
30 Mars 2021, 19:10 -
-
Koronavirusi në Kosovë/ 14 viktima dhe 752 raste të reja infeksioni në 24 orët e fundit
Vijon të mbetet i lartë numri i personave të infektuar me koronavirus në Kosovë, ku në 24 orët e fundit raportohet për 752 raste të reja. Po ashtu i lartë mbetet edhe numri i viktimave, ku kanë humbur jetën 14 persona në 24 orët e fundit.
30 Mars 2021, 15:41 -
Veliaj me gratë sipërmarrëse në Kavajë: Zonjat dhe zonjushat mendojnë për të ardhmen, kauza e tyre e njëjtë me tonën
Nga Kavaja në një takim me gratë sipërmarrës, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se me programin e Partisë Socialiste, zonjat janë më pranë kauzës së PS, pasi ato mendojnë më shumë për të ardhmen.
30 Mars 2021, 14:55 -
-
Vaksinimi masiv në Laç, Rama: Së shpejti do bëjmë 30 mijë vaksinime në ditë, të moshuarve që nuk lëvizin do u bëhet në shtëpi (VIDEO)
Gjatë inspektimit, Rama tha se me nisjen e vaksinimit masiv të popullsisë në të gjithë vendin, mund të arrijmë lehtësisht të bëjmë 30 mijë vaksinime në ditë duke bërë në një kohë shumë më të shkurtër parashikimin që doza e parë të vaksinës të jetë bërë masivisht dhe të jenë mbyllur grupet vunerabël ndaj COVID-19.
30 Mars 2021, 12:59 -
-
1 orë e 30 minuta për pak metra, paralizohet trafiku në hyrje të Tiranës! Policia gati nuk duket askund dhe semaforë që shtojnë kaosin (VIDEO)
Më shumë se 1 ore e 30 minuta për të bërë disa metra. Kjo është situata anormale për të gjithë qytetarët fatkeq që paraditen e sotme i ka rënë rruga tek hyrja e Tiranës nga ana e Durrësit, në sheshin "Shqiponja". Gjithçka thuajse është e paralizuar.
30 Mars 2021, 12:30 -
Mashtronin biznesmenët për rrëmbime false dhe më pas i dorëzonin në duart e terroristëve, policia italiane arreston dy shqiptarë
Tre persona, mes të cilëve dy shqiptarë janë arrestuar pasi dyshohet se kanë organizuar rrëmbime jashtë vendit, në disa raste me bashkëpunim në fazën fillestare të vetë personave të rrëmbyer. Alessandro Sandrini i akuzuar për simulim të një rrëmbimit të tij dhe mashtrimi, fillimisht iu propozua nga të akuzuarit një simulim për rrëmbimin e tij në këmbim të parave, por më pas ai u "shit" tek një grup afër Al Kaidës.
30 Mars 2021, 12:16 -
-
Elbasan/Policia mësyn 'fortesën' e Çapjave, dalin pamjet nga aksioni! Pas arrestimit të Ardian Çapjes kapet edhe një i kërkuar, strehohej në banesën e tyre
Në banesën e Ardian Çapjas, 53 vjeç, i cili u arrestuar një ditë më parë në Elbasan, është kapur edhe një person i shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.Ardi Çekani ishte i shpallur në kërkim dhe fshihej në shtëpinë e Ardian Çapja.
30 Mars 2021, 08:40 -
-
-
-
-
-
Shpallet fituesi i Portit Turistik të Vlorës, koncesioni do zgjasë 35 vite dhe do të akomodojë 400 anije të përmasave të ndryshme
Është shpallur fituesi i garës së hapur për të dhënë me koncesion portin turistik të Vlorës për 35 vite. Fitues është shpallur Bashkimi i Përkohshëm i Shoqërive “Marina di Valona” sh.p.k., “Brunes” sh.p.k. dhe “Ndregjoni” sh.p.k. të cilët ofruan për realizimin e këtij projekti 22 milionë 842 mijë 417 euro pa TVSH, ndërkohë që fondi limit i vendosur nga Ministria e Infrastrukturës ishte 22 milionë e 725 mijë Euro pa TVSH.
29 Mars 2021, 17:21 -
Vijon vaksinimi masiv, 80 vjeçarët vaksinohen në qendrat shëndetësore/ Mjekja: Vaksinojmë deri në 200 të moshuar në ditë
Paralelisht me vaksinimin e qytetarëve mbi 70 vjeç në sheshin ‘Skënderbej’, vijon dhe vaksinimi i të moshuarve +80 në Qendrat Shëndetësore në të gjithë vendin ku është shpërndarë vaksina Sinovac. Pas lajmërimit nga mjeku i familjes, të moshuarit paraqiten për injektimin e dozës së parë. Ndërsa drejtoresha e qendrës shëndetësore nr. 4 në Tiranë Valbona Seiti thotë se vaksinohen rreth 200 të moshuar në ditë.
29 Mars 2021, 16:59
