-
Arrihet dakordësia qeveri-opozitë! Regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut shtyhet për në shtator
Regjistrimi I popullsisë në Maqedoninë e Veriut është shtyrë për në muajin shtator, kjo pas takimit të zhvilluar sot mes Kryeministrit Zoran Zaev dhe liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
29 Mars 2021, 16:38 -
Merkel vë në dyshim perfeksionizmin gjerman pas rritjes së rasteve të reja me COVID-19, bën thirrje për masa më të ashpra
Rritja e konsiderueshme e rasteve me COVID-19 dhe vonesat në vaksinim bënë që kancelarja gjermane të kritikojë disa guvernatorë të cilët nuk kanë shtrënguar mjaftueshëm masat kufizuese. Merkel i dha deklaratat, gjatë një intervistë të dielën ku ajo pranoi se ishin bërë një sërë gabimesh gjatë përballjes me pandeminë, përfshirë planet për një bllokim pesë-ditor të Pashkëve që u tërhoq më vonë.
29 Mars 2021, 13:00 -
Manastirliu ndjek procesin në sheshin ‘Skënderbej’: Kontaktoni mjekun e familjes ose aplikoni për vaksinim në portalin e-Albania
Ka vijuar edhe sot në ditën e dytë vaksinimi masiv i të moshuarve +70 vjeç në sheshin Skenderbej. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka ndjekur nga afër procesin e vaksinimit në shesh, ku ka theksuar se procesi po shtrihet në të gjithë vendin.
29 Mars 2021, 12:43 -
Përfundojnë homazhet, deputeti Bashkim Fino përcillet për në banesën e fundit! Rama: Ishte shumë i veçantë! Meta: Dinte të ndante raportet politike me ato shoqërore
E gjithë politika shqiptare nderoi kujtimin e Bashkim Finos dhe kontributin e tij në momentet më të vështira për vendit me homazhe të mbajtura te Pallati i Kongreseve.
29 Mars 2021, 12:11 -
-
-
Shpëtoi mbi 20 kolegë mes flakëve, Rama i dorëzon familjes titullin 'Dëshmor i Atdheut' për Arjan Salën: Detyra jonë ta respektojmë, ka bërë heroizëm të rrallë
Arjan Sala heroi 32 vjeçar që shpëtoi mbi 20 punonjës në zjarrin e rënë në magazinat e qendrës tregtare "Casa Italia" në Tiranë dhe mbeti vetë mes flakëve prej 3 ditësh derisa u gjet trupi i pajetë, është shpallur zyrtarisht 'Dëshmor i Atdheut'. Vendimi është firmosur nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ndërsa titulli iu dorëzua familjes së të ndjerit nga kryeministri Edi Rama gjatë një vizite ku shprehu ngushëllimet për ndarjen e 32 vjeçarit nga jeta
29 Mars 2021, 10:30 -
Shuhet Bashkim Fino, qeveria shpall ditë zie kombëtare 29 marsin! Flamuri i PS dhe ai kombëtar ulen në gjysmë shtizë
Qeveria shpall ditën e sotme ditë zie kombëtare pas ndarjes nga jeta të deputetit të PS dhe ish-Kryeministrit të 'Pajtimit Kombëtar', Bashkim Fino në nderim të kujtimit dhe veprës së tij duke iu gjendur pranë vendit në momentet më të vështira.
29 Mars 2021, 10:16 -
‘100 dështimet e Ramës në 8 vite’, Basha: Shqipëria ka nivelin më të lartë të borxhit publik në rajon dhe ndër më të lartit në Evropë
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka nisur ditën e sotme me një “Instastory”, përmes së cilit ka publikuar një ndër 100 dështimet sipas tij të qeverisë Rama.
29 Mars 2021, 09:20 -
-
Shuhet Bashkim Fino, sot ditë zie kombëtare! Ish-Kryeministri i 'Pajtimit Kombëtar' humb betejën me COVID! Rama: Miku im nuk jeton më! PS dhe PD ndërpresin fushatën
Është ndarë nga jeta deputeti i Partisë Socialiste Bashkim Fino. Ai ka ndërruar jetë në moshën 59-vjeçare pasi ishte i infektuar me COVID-19. Kulmi i karrierës së tij do të shënohej në vitin 1997, ku do të zgjidhej Kryeministër i vendit në qeverinë e Pajtimit Kombëtar.
29 Mars 2021, 07:52 -
Çuçi: Takimi hapës i fushatës së PD-së tregon dallimin e dy botëve! Ata nuk pyesin për rregullin dhe ligjin
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, njëkohësisht edhe drejtuesi politik i PS-së në qarkun Gjirokastër ka zhvilluar sot një takim elektoral në lagjen “Hazmurat- Meçite”. Gjatë bashkëbisedimit me banorët, Çuçi solli në vëmendje hapjen e fushtës nga PD-ja, si një rast tipik tha ai që ilustron dallimin e madh si dy botë të ndryshme mes dy palëve politike.
28 Mars 2021, 20:18 -
-
INVESTIGIMI II/ Aferat serbe të Berishës: Miliona euro në studion e familjes nga Lazareviç, të lidhur me trafiqe e parajsa fiskale, dhe tendera 120 milionë euro për serbin
Redaksia investigative e Report TV zbuloi dokumentet që provojnë ekzistencën e një lumi miliardash të serbëve të nisura nga parajsat fiskale dhe të mbërritura në Tiranë, ku janë menaxhuar në cash nga Argita Berisha dhe nga ortakja e saj Flutura Kola, nga dhëndri i kryeministrit Jamarbër Malltezi dhe nga Erion Isufi, kunati i Lulzim Bashës. Investigimi tregon që një pjesë e atyre lekëve të Lazareviçit kanë përfunduar në xhepat e Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës që në verën e vitit 2007 kanë manipuluar pensionistë të Porto Romanos, nga të cilët kanë blerë tokat me gjysmën e vlerës.
28 Mars 2021, 19:15 -
‘Mbi 20 avokatë kanë humbur jetën nga COVID’, Vishaj: Manastirliu të hartojë plan emergjence për vaksinimin e njerëzve të drejtësisë
Sot ka nisur vaksinimi masiv anti-COVID në të gjithë vendin për të moshuarit. Duke nisur nga vaksinimi i mësuesve dhe pedagogëve, avokati Saimir Visha tha në një intervistë për Report Tv se qeveria duhet të hartojë një plan emergjent për vaksinimin anti-COVID Të njerëzve në sistemin e drejtësisë
28 Mars 2021, 17:35 -
'Heroi i heshtur mes nesh', kuqezinjtë ia dedikojnë ndeshjen Arjan Salës! Kombëtarja dorëzohet, Anglia fiton me 2 gola
Ëndrra e Shqipërisë për rezultat pozitiv kundër Anglisë ka zgjatur vetëm 38 minuta. Kuqezinjtë e drejtuar nga Edy Reja në ‘Air Albania’ janë mposhtur pastër 0-2 në ndeshjen e dytë të vlefshme për kualifikueset e Botërorit ‘Katar 2022’
28 Mars 2021, 16:46 -
Serbia vaksinon rreth 7800 sipërmarës të Ballkanit kundër COVID-19, pas ftesës së qeverisë serbe
Rreth 8000 pronarë biznesesh dhe punonjësit e tyre nga Shqipëria, Bosnjë dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut ditën e djeshme udhëtuan në Beograd dhe Nish për të marrë vaksinat kundër COVID-19.
28 Mars 2021, 15:43 -
Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi marrin dozat e para të vaksinave nëpërmjet COVAX! Soreca: Askush nuk është i sigurtë deri sa të sigurohemi të gjithë!
Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi marrin 24 mijë dozat e para të AstraZeneca nëpërmjet COVAX, Kosova mer dozat në mbrëmje.
28 Mars 2021, 15:09 -
-
Këshilltari i Tony Blair: Edi Rama afër mandatit të tretë, lidership për çështjet që kanë rëndësi për njerëzit
Këshilltari i ish-kreyministrit britanik Tony Blair, i cili shërbeu 3 mandate si kryeministër në vendin ishullor, Alastair Campbell me anë të një postimi ka komentuar hapjen e fushatës zgjedhore në Shqipëri nga kryeministri Edia Rama dhe partia Socialiste.
28 Mars 2021, 12:40 -
Arjan Salaj vdiq mes flakëve në magazinë, Report Tv zbardh ekspertizën paraprake: Shkak një shkëndije elektrike! Zjarri u fik fillimisht, por u aktivizua pas 30 minutash
Report Tv zbardh ekspertizën paraprake për zjarrin e rënë në magazinën e nëndheshme disa ditë më parë në një qendër tregtare në Tiranë. Zjarri në magazine me mallra plastike e veshje, dyshohet se nisi pas një shkëndije elektrike në kabullin e neonit.
28 Mars 2021, 12:14
