-
Artan Shkreli rrëfen fortifikimet nga antikiteti i vonë dhe mesjeta në Shqipëri
Pas botimit të studimit, 'Fortifikimet nga antikiteti i vonë dhe mesjeta në Shqipëri' me autor Gjerak Karaiskaj, arkitekti Artan Shkreli përmes një interviste në Report Tv tregon rëndësinë e tij në gjuhën shqipe. Gjithashtu, ai ndalet te rijetëzimi që specialistët e trashëgimisë mund t'u bëjnë kalave sot.
25 Mars 2021, 10:49 -
Fondi i bamirësisë i grupit Intesa Sanpaolo dhuron 452,330 € në ndihmë të komuniteteve të prekura nga emergjencat
Fondi i Bamirësisë i Intesa Sanpaolo ka dhuruar 452,330 Euro nëpërmjet 3 projekteve të zbatuara në qytete dhe zona rurale në Shqipëri me 3,600 përfitues direktë. Specifikisht, projekti “I CARE – Përgjigje emergjente pas tërmetit në Shqipëri”, ka filluar në fund të muajit Dhjetor 2019, dhe po implementohet nga OJQ Italiane AVSI në bashkëpunim me partnerin e saj vendas SHIS, në katër zona: Durrës, Sukth, Thumanë dhe Bubq.
25 Mars 2021, 10:02 -
Prej muajsh në arrati, këngëtarja Fjolla Morina dënohet me 6 vite burg në mungesë! Avokatja: Do e apelojmë
Gjykata e Kukësit ka dënuar në mungesë me 6 vite burg këngëtaren Fjolla Morina, e cila akuzohet për armë mbajtje pa leje. Prej muajsh, këngëtarja është në kërkim, pasi u arratis nga shtëpia në Kukës ku po jetonte, pasi fillimisht u la në arrest shtëpie.
25 Mars 2021, 09:17 -
AstraZeneca konfirmon efikasitetin e lartë të vaksinës së saj
Kompania AstraZeneca ka përditësuar shkallën e efikasitetit të vaksinës së saj kundër COVID-19 në 76 për qind. Vendimi vjen derisa udhëheqësit e Bashkimit Evropian përmes një samiti më 25 mars synojnë të gjejnë zgjidhje për strategjinë e vënies nën kontroll të pandemisë.
25 Mars 2021, 09:11 -
-
Shuhen flakët te magazina, por 'pushtohet' nga tymi, pas 24 orësh ende asnjë sinjal nga roja! Familjarët debatojnë me zjarrfikësit: Të prishet objekti
Kur kanë kaluar më shumë se 24 orë, nga zjarri që përfshiu një magazinë në një qendër tregtare në Tiranë, përgjegjësi i sigurisë Arjan Sala, ende nuk është gjetur. Zjarri përfshiu magazinën kur po shkarkoheshin rroba, Sala shkoi ta fikte, por mbeti brenda! Në kërkim të trupit të tij janë zjarrëfikësit dhe grupet e shpëtimit nga minierat.
25 Mars 2021, 08:09 -
Sot nis fushata, PD dhe PS bëjnë përgatitet e fundit te sheshet kryesore (VIDEO)
24 Mars 2021, 23:00 -
-
'Kam qenë 21 ditë në koma', Bujar Qamili rrëfen betejën e vështirë me COVID: Dola pozitiv pas koncertit në Tiranë
Këngëtari i mirënjohur shkodran, Bujar Qamili ka rrëfyer betejën e tij me COVID, duke e cilësuar si një nga eksperiencat më të vështira shëndetësore.Qamili tregon se shkoi në Itali për të kaluar disa ditë pushime me familjen, por pati shqetësime me veshkat dhe u shtrua në spital. Më vonë ai përmirësua, erdhi në Shqipëri për një aktivitet muzikor dhe u kthye përsëri në Itali, ku më pas rezultoi pozitiv me COVID
24 Mars 2021, 19:15 -
Fushata 25 prillit, Godole për Report Tv: S’do jetë ‘ndeshje’ gladiatorësh! Basha s’preferon ‘spektakël’, socialistët më të ashpër në retorikën politike
Për nga tiparet e deritanishme, fushata e 2021 sipas Jonila Godoles, nuk do t’i përngjajë një ndeshjeje gladiatorësh, por do të jetë më e vakët, e orientuar kryesisht nga komunikimi virtual i Ramës dhe gjuha e qetë e Lulzim Bashës. Pavarësisht strategjive të marketingut politik, Godole thotë se votuesi cilësor do të zgjedhë programin e partive.
24 Mars 2021, 19:04 -
Zjarr në magazinën e një qendre tregtare në Tiranë, roja shpëtoi 20 persona, vetë mbeti brenda! Xhaxhai me lot në sy: S'kemi asnjë shenjë, shpresat te zoti
Prej orës 4 të pasdites ka rënë zjarr në magazinën e qendrës tregtare "Casa Italia" në zonën e ish-doganës në Tiranë dhe brenda dyshohet se është përgjegjësi i sigurisë Arjan Sala. Pas 7 orësh nga magazina dalin shtëllunga tymi ndërsa trupi i Salës nuk është gjetur pasi është e vështirë të ndërhyhet prej tymit
24 Mars 2021, 17:43 -
E padivorcuar nga martesa e parë nis marrëdhënie të re. Vjehrra: I thashë bëj divorcin, pastaj merr djalin tim
Beje Ysollari nga Korça është një gjyshe, e cila kërkon nipin 4-vjeçar. E ftuar në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report Tv, me moderatore Odeta Dume, rrëfen momentin kur vendosi të martonte të birin, me vajzën nga Gramshi dhe si ajo iku nga shtëpia shtatzënë, 7 muaj më pas.
24 Mars 2021, 16:53 -
Sejko: Pritet rritje ekonomike në 4.9% këtë vit, parashikimet tona varen nga situata e pandemisë
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, duke folur për gjendjen ekonomike të vendit, deklaroi se aktiviteti ekonomik pritet që të stabilizohet për dy vjet. Sejko theksoi se këtë vit parashikohet të kemi një rritje ekonomike në 4.9%.
24 Mars 2021, 16:28 -
-
-
Denaj në Këshillin e Investimeve: Mbështetje për të nxitur zhvillimin e ndërmarrjeve inovatore drejt një të ardhmeje digjitale
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, drejtoi mbledhjen e radhës së Këshillit të Investimeve, fokusi i së cilës ishte “Inovacioni në sipërmarrje, si një sfidë për rritjen e konkurueshmërisë dhe nxitës i rritjes ekonomike”
24 Mars 2021, 14:15 -
Rama dhe Manastirliu nga Kamza: Javën që vjen nis vaksinimi masiv për gjyshërit dhe gjyshet! Deri tani janë bërë mbi 52 mijë vaksina
Nga java e ardhshme do të fillojë vaksinimi masiv për të moshuarit. Kreu i qeverisë Edi Rama, teksa ndoqi nga afër procesin e vaksinimit të mësuesve në Kamëz, i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, tha se fillimi i vaksinimit masiv për këtë kategori është ambicia dhe gjithë qëllimi i vajtjes së tij në punë.
24 Mars 2021, 14:04 -
Ish-anëtari i KPA Luan Daci 'sfidon' SPAK dhe GJKKO-në, i dënuar dhe i pezulluar por paraqitet në punë! Përdor makinën e marrë nga institucioni
Edhe pse ka një vendim të drejtësisë shqiptare që e ka dënuar dhe një vendim të KPA që e ka pezulluar ish-gjyqtarin Luan Daci shkon në punë duke i sfiduar këto vendime.
24 Mars 2021, 12:58 -
Situata me COVID-19/ Komiteti Teknik i Ekspertëve: Mbeten në fuqi të njëjtat masa edhe për 2 javë të tjera, s'lejohen as grumbullimet me mbi 10 veta (VIDEO)
Masat anti-COVID që janë aktualisht do të vijojnë të qëndrojnë në fuqi edhe për të paktën 2 javë! Është ky vendimi më i fundit i Komitetit Teknik të Ekspertëve, të cilët kanë sqaruar se edhe pse ka pasur një ulje të lehtë të rasteve, nuk është e mjaftueshme për të lehtësuar masat. Pjesë e vendimeve është edhe ndalimi i grumbullimeve i më shumë se 10 persona, që do të ndikojë edhe në bërjen e fushatës elektorale që do të nisë zyrtarisht ditën e nesërme, 25 mars.
24 Mars 2021, 12:18 -
-
Vrasja e Shkëlzen Kastratit, lihet në qeli 37-vjeçari! Albert Zaja: Kam frikë nga hasmëritë, më dërgoni në një burg tjetër
I vetmi i dyshuar i vënë në pranga për vrasjen e Shkëlzen Kastratit në Fier, ka mohuar të jetë ai personi që e qëlloi për vdekje me 1 shkurt. Albert Zeja kërkoi sot në gjykatë që derisa e vërteta të zbardhet të mos qëndrojë në burgun e Fierit, nga frika e hasmërisë. Megjithatë, gjykata vendosi të rikonfirmojë masën e arrestit me burg, që do të thotë se 37-vjeçari do të qëndrojë në qeli të paktën deri në përfundim të hetimeve.
24 Mars 2021, 09:11
