-
Regjistrohen 40 qytetarë të infektuar me COVID-19 në vend, vetëm një viktimë në 24 orë
Si rezultat i 1028 testimeve, në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 40 qytetarë të infektuar me COVID-19. Infeksionet kanë pësuar një uje të ndjeshme krahasuar me një ditë më parë, ku u regjistruan 78 raste pozitive. Ndërkohë. Në 24 orë ka humbur jetën vetëm një 64 vjeçar nga Mallakastra.
7 Mars 2022, 17:37 -
Lufta Rusi-Ukrainë ndikon direkt Shqipërinë, benzina arrin 210 lekë litri, nafta shtrenjtohet në 199 lekë/litër
Lufta Rusi-Ukrainë ka nisur të jap menjëherë efekte në tregjet tona, ku nuk shmangen as abuzimet. Sot nafta ka arritur në çmim rekord, ku një litër është shitur me 198-199 lekë, duke pësuar një shtrenjtim me 4-5 lekë brenda pak javësh.
2 Mars 2022, 22:31 -
-
Bien ndjeshëm shifrat e të infektuarve me COVID në 24 orët e fundit, 187 qytetarë rezultojnë pozitiv! 6 humbje jete nga koronavirusi
Shifrat e qytetarëve të infektuar me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë rënë ndjeshëm, ku nga 2102 testime të kryera, 187 qytetarë kanë rezultuar pozitiv. Ndërkohë betejën me sëmundjen e rëndë nuk e kanë fituar 6 qytetarë
14 Shkurt 2022, 18:01 -
Zvarriti 10 çështje dhe nuk verifikoi 300 kallëzime, KLP shkarkon me kërkesë të ILD prokuroren Belina Zeneli! Bashkëshortja e kandidatit të Berishës në Dibër
Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka shkarkuar sot nga detyra prokuroren e Dibrës Belina Zeneli, pas kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (ILD).
31 Janar 2022, 11:49 -
Planifikoi trafik kokaine me nëndetëse përmes oqeanit, shqiptari nga Selenica 'mbret' i drogës në SHBA u tradhtua nga aplikacioni i mesazheve në celular! Si u zbulua organizata kriminale
Shqiptari Ylli Didani, që akuzohet si 'mbreti' i trafikut të drogës në Detroit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është tradhëtuar nga mesazhet që dërgonte në celular. Mediat amerikane kanë raportuar së fundmi se planifikuesi i trafikut të kokainës me nëndetëse pwrmes oqeanit Atlantik është tradhtuar nga një aplikacion mesazhezh.
29 Janar 2022, 22:57 -
-
Ekskluzive/ Deputetët e ‘Foltores’ futën makina luksoze pa doganë! Benza të tipit të fundit dhe Range Rover, emrat nga Këlliçi, Noka tek Spaho dhe Paloka
Deputetët e grupit të Berishës sapo morën mandatet shfrytëzuan privilegjet duke sjellë makina luksoze nga Kanadaja, Gjermania dhe Zvicra pa paguar detyrimet doganore, paguanin kredi si të pastrehë dhe nga ana tjetër futën automjete të shtrenjta.
20 Janar 2022, 17:18 -
Inspektori i Lartë i Drejtësisë kërkon shkarkimin e prokurores së Dibrës Belina Zeneli, ILD: Ka zvarritur 10 çështje gjyqësore, nuk ka kryer verifikime për 300 kallëzime
Inspektori i Lartë i Drejtësisë kërkon shkarkimin e prokurores së Dibrës, Belina Zeneli. Sipas ILD-së, Zeneli ka zvarritur 10 çështje gjyqësore dhe ka cenuar besimin te drejtësia. ILD argumenton se nga veprimet e prokurores Belina Zeneli, nuk janë zgjidhur 33 procedime penale, ndërsa nuk ka kryer verifikime për 300 kallëzime
20 Janar 2022, 14:15 -
Turqia 'furnitori' kryesor i Shqipërisë, 2.9 mld euro importe në 6 vite, eksportet në minimum! Shqipëria blen materiale ndërtimi e veshje dhe shet ushqime e duhan
Turqia është e dyta pas Italisë për tregtinë me Shqipërinë. Por çfarë mallrash shkëmbehen mes 2 vendeve? Turqia sjell në Shqipëri materiale ndërtimi, veshje e këpucë, ndërsa në një minimum eksportesh, vendi ynë çon në Turqi ushqime dhe veshje. Në 6 vjet Shqipëria ka bërë rreth 3 miliardë Euro blerje në Turqi, ndërsa vendi ynë ka shitur 2.7 miliardë euro më pak.
18 Janar 2022, 13:45 -
Pasaportat më të fuqishme dhe më të 'këqija' në botë për vitin 2022...po Shqipëria?
Dy vitet e fundit nuk kanë qenë aspak të mirë për askënd jo vetëm në aspektin shëndetësor, por edhe për të realizuar një nga dëshirat që dominon te të gjithë, udhëtimet. Duke mos marrë parasysh kufizimet që janë vendosur tani si rezultat i COVID-19, CNN sjell listën e pasaportave më të fuqishme në botë.
12 Janar 2022, 21:55 -
Gazment Bardhi i ‘kopjon’ targën dhe llojin e makinës Lulzim Bashës
Zyrtarët e lartë të Partisë Demokratike, duket se kanë një preferencë me makinat gjermane e kryesisht me ato të tipit ‘Mercedes Benz’. Kryetari i Partisë Demokratike ka përdorur një makinë tip ‘Mercedes Benz’ me targa “AA 111 EN”. Por siç duket një mjet të tillë e madje me targë pothuajse të ngjashme po përdor edhe Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie Gazment Bardhi
12 Janar 2022, 16:59 -
Rekord infektimesh, 1,801 raste të reja dhe 4 viktima në 24 orët e fundit! 10 pacientë në gjendje të rëndë në spitale! 12,283 raste aktive me COVID
Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar shifra rekord infektimesh nga koronavirusi. 1,801 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID nga 8,327 testime të kryera. Fatkeqësisht, 4 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve. Sakaq, në të gjithë vendin aktualisht janë 12,283 raste aktive me COVID.
8 Janar 2022, 19:03 -
Rekord infektimesh në Shqipëri! 1,781 raste të reja dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit! 10,789 raste aktive me COVID
Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen bën me dije se në spitalet COVID po marrin trajtim 111 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar. Sakaq, në të gjithë vendin janë 10,789 raste aktive me COVID.
7 Janar 2022, 18:56 -
-
Presidenti Meta ktheu për rishqyrtim në Kuvend ligjin për TVSH, pjesë e Paketës Fiskale! Komisioni i Ekonomisë ia rrëzon pas 2 orësh
Ndryshimet e miratuara nga Kuvendi në ligjin “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, janë kthyer nga Presidenti Ilir Meta.
16 Dhjetor 2021, 16:23 -
SHBA, vdekjet nga koronavirusi shumë shpejt në 800 mijë vetë
Në Shtetet e Bashkuara numri i viktimave të shkaktuar që nga fillimi i pandemisë po i afrohet të 800,000 personave sipas shifrave të njoftuara të dielën. Ky zhvillim vjen ndërsa vendi po përgatitet me një rritje të mundshme të infeksioneve për shkak motit të ftohtë dhe variantit shumë ngjitës të virusit, Omicron.
12 Dhjetor 2021, 20:26 -
263 të infektuar dhe 2 viktima në 24 orët e fundit! 18 pacientë në gjendje të rëndë në spitale! 5,406 raste aktive me COVID
Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen, njofton se në spitalet COVID po marrin trajtim 159 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. Aktualisht në të gjithë vendin janë 5,406 pacientë aktivë me COVID ndërsa 409 qytetarë janë shëruar gjatë këtyre 24 orëve.
12 Dhjetor 2021, 17:37 -
Eskorta e Foltores/ Berisha ‘Benz’ 111 mijë USD, Vokshi ‘Land Rover’ 47 mijë €, Noka 40 mijë €, Tritan Shehu 2 ‘BMW X5', Shkëlzeni 88 mijë €, Pollo-Paloka makina luksoze
Makinat luksoze të milionerëve të Foltores, mbështetësit e aksionit të Berishës me nga 2-3 makina të shtrenjta. Flamur Noka makinë 40 mijë euro dhe kredi si i pastrehë! Albana Vokshi lëviz me ‘Land Rover’ 47 mijë €. I dyshimtë edhe burimi parave me të cilat është blerë makina e Berishës.
10 Dhjetor 2021, 17:28 -
Tragjike/ Ëndërronin për një jetë më të mirë, kamioni me 111 emigrantë përmbyset në rrugë në Meksikë, humbin jetën 53 prej tyre (VIDEO+FOTO)
Të paktën 53 persona kanë humbur jetën dhe 58 të tjerë kanë mbetur të plagosur në Meksikë, pasi kamioni me të cilin po transportoheshin u përplas në jug të Meksikës. Ata ishin emigrantë nga Amerika Qendrore, u futën në rimorkio të kamionit kur ai bëri një ndalesë në shtetin e Chiapas.
10 Dhjetor 2021, 07:49 -
Në 10 muaj shpenzimet arritën rekordin 449 mld lekë! Rriten me 38% shpenzimet për investime, ndikoi rindërtimi
Viti 2021 po shënon një tjetër rekord shpenzimesh, të orientuara më së shumti tek investimet. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave në fund të tetorit shpenzimet arritën në 449.6 miliardë lekë duke u rritur me 8.7% në krahasim me vitin e kaluar, ndërsa 33 miliardë lekë janë shpenzimet e i8nteresave për borxhin publik.
5 Dhjetor 2021, 20:43
