-
'Nuk mbaj mend asgjë!' Makina e dyshimtë e braktisur në mes të rrugës/ Emisioni 112 - VIDEO reale
Pamje reale EKSKLUZIVE nga puna e përditshme e policisë në 3 ndodhi në Tiranë! Tre ngjarje nga përditshmëria e punës së efektivëve të Policisë së Shtetit do të trajtohen në episodin e sotëm të "112". Ngjarja e parë në parkimin e sheshit Skënderbej ku një person nuk mban mend çfarë i ka ndodhur ndërsa është i gjakosur. Ngjarja e dytë ë rr. 5 maji ku efektivët konstatojnë një mjet të dyshimtë të braktisur në mes të rrugës. Ngjarja e tretë, një person që dyshohet si hajdut është kthyer në makthin e banorëve të një pallati ndërsa gati çdo natë iu hedh ngjitës atak në dyert e apartamenteve dhe dyqaneve.
18 Janar 2020, 15:58 -
Lindja e Tiranës parë përmes përrallave dhe historisë
Thënia e gënjeshtër se Tirana lindi në 1614, kur u ndërtua xhamia e fesë islame dhe hamami i kulturës lindore turke, ka zënë vend në tekstet e guidave turistike, madje dhe në librat e historisë. Fillimi i tregimit të lindjes së Tiranës me ndërtimin e xhamisë, u shkon për shtat teologëve dhe fanatikëve islamë të Shqipërisë.
15 Janar 2020, 18:53 -
Derbi Partizani - Tirana, tym në stadium dhe grushte mbas lojës. Kamerat kapin momentet /Emisioni 112
Emisioni "112" për këtë javë ka në fokus derbin Partizani - Tirana. Do të jemi me Policinë e Shtetit në momentet para marrjes së detyrës për mbarëvajtjen e ndeshjes deri në orët e vona të mbrëmjes. Në stadiumin "Air Albania" derbi nisi me hedhje flakadanësh dhe kapsollash në fushë nga tifozët ndërsa policia ka filmuar personat nga salla e komandimit që ndodhet në stadium. Pas mbarimit të ndeshjes në një zonë të kryeqytetit, një grup i tifozëve të Tiranës u konfliktuan me disa tifozë të Partizanit ndërsa efektivët e ndodhur pranë reaguan menjëherë duke kryer edhe shoqërime. Kamerat e qytetit kanë kapur këto momente.
11 Janar 2020, 20:54 -
Policia aksion me radarët 'TruCam' në të gjithë vendin, pezullohen 176 patenta për shpejtësi, gjoba 235 shoferëve të tjerë (VIDEO)
Policia Rrugore apelon të gjithë drejtuesit e mjeteve të respektojnë sinjalizimin rrugor, për të shmangur aksidentet dhe penalitetet e parashikuara në Kodin Rrugor. Njëkohësit, këmbësorët të tregojnë kujdes gjatë kapërcimit të rrugës nga njëra anë në tjetrën, të kalojnë në vijat e bardha dhe aty ku ato mungojnë, të tregojnë kujdes të shtuar duke respektuar kërkesat dhe normat e sjelljes të përcaktuara në Kodin Rrugor.
5 Janar 2020, 13:30 -
Situatat e menaxhuara nga Salla Operative e Policisë në natën e ndërrimit të viteve! Emisioni '112' - VIDEO
Është nata e ndërrimit të viteve. Prej orëve të mbrëmjes së 31 dhjetorit deri në orët e para të mëngjesit të 1 janarit të vitit 2020 kemi qëndruar në sallën e komandimit të Drejtorisë së Policisë Tiranë. Pikërisht nga kjo sallë shërbimet, efektivët e rendit dhe ata rrugor marrin komandat mbi bazë të raportimeve të qytetarëve në numrin e emergjencës "112".
4 Janar 2020, 20:49 -
Rishikohet buxheti 2020/ Ulen fondet për 11 institucione... 'Infrastruktura e përkëdhelura', e pëson 'Shëndetësia' dhe 'Arsimi' (VIDEO)
Buxheti i këtij viti përveçse merr përsipër faturën e tërmetit të 26 nëntorit, duke vënë në dispozicion fondin prej 20 miliardë lekëve, ka pësuar ndryshime të papritura. Ndryshe nga sa ishte deklaruar se do të ishin investimet e reja ata që do të prekeshin, nga rishikimi i buxhetit preken sektor prioritar si Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Shëndetësisë dhe e Arsimit. Janë 11 institucione të prekura me ulje fondesh nga kjo rishpërndarje e buxhetit. Ndërsa kanë përfituar fonde shtesë Bujqësia, Infrastruktura dhe Financat.
4 Janar 2020, 15:26 -
Qytetarët nuk i binden ligjit, sekuestrohen 347 fishekzjarre me fuqi të lartë shpërthyese
347 fishekzjarrë me fuqi të lartë shpërthyese, si dhe janë proceduar penalisht tre persona të dyqaneve. Uniformat blu bëjnë me dije se 217 fishekzjarre në Berat, 100 fishekzjarre në Tiranë, 30 në Prrenjas.
31 Dhjetor 2019, 20:20 -
'Policë në çdo aks rrugor' Masat për ndërrimin e viteve, Drejtori i Policisë Rrugore, Tarkaj: Nga sot rrugët monitorehen me radar (VIDEO)
Në një prononcim për mediat Drejtori i Policisë Rrugore Edmond Tarkaj, u shpreh se të gjithë policët do të jenë në punë dhe vëmendja do të shtohet edhe në sheshet kryesore të qyteteve ku pritet të grumbullohen njerëz për të pritur ndërrimin e viteve.
30 Dhjetor 2019, 12:43 -
Shoferi kalon me të kuqe në sy të policisë dhe ndalohet ndërsa një baba shoqërohet për dhunë ndaj vajzës së mitur/ Emisioni 112
Në këtë episod emisioni "112" është në patrullim me efektivët e Komisariateve Nr. 3 dhe Nr. 2 teksa ata i përgjigjen thirrjeve të qytetarëve në numrin e emergjencës. Gjatë pasdites një tjetër telefonatë vë në lëvizje emergjente efektivët e Komisariatit nr.3 për një person të shtrirë dhe i gjakosur në Don Bosko. Ndërsa efektivët e Komisariatit nr. 2 përballen me një shofer që kalon semaforin e kuq ndërsa mjeti i policisë ishte mbrapa dhe vihet në ndjekje. Efektivët e komisariatit nr.2 shoqërojnë një baba për dhunë në familje ndërsa dyshohet se dhunoi vajzën e tij minorene.
28 Dhjetor 2019, 20:58 -
Tërmeti, gjykata i ndryshon masën e sigurisë drejtorit të Konvaleshencës pas problemeve me zemrën
Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë nga arrest me burg në detyrim paraqitje për Ahmet Dodën, drejtor i Konvaleshencës së Durrësit që u arrestua pas tragjedisë së tërmetit të 26 Nëntorit
27 Dhjetor 2019, 13:29 -
'Siguria publike në 2019-ën në nivelet më të mira historike!' Leshaj: Policia nuk do të ketë festë, por shërbim (VIDEO)
"Duhet informuar përmes gjithë kanaleve, përmes 112, komisariatit dixhital, për të garantuar që festat do të zhvillohen në qetësi të plotë. Bashkëpunim, telefonata me policinë e shtetit, dhe të jeni të bindur që policia do të jetë aty ku është e nevojshme"
26 Dhjetor 2019, 12:44 -
'Masa ekstra për ruajtjen e pronave të prekura nga tërmeti', Policia 'në këmbë' për festat: Operacione nga FNSH, RENEA e FAST
Një pikë tjetër ku policia do të shtojë përforcimet është tek sigurimi i informacioneve për parandalimin e ngjarjeve kriminale, evidentimi dhe mbajtja nën kontroll e personave me precedent kriminal dhe penal, sidomos e atyre personave që kthehen për të festuar festat, identifikimi dhe mbajtja nën vëzhgim e automjeteve që përdorin apo ambienteve që frekuentojnë, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale.
24 Dhjetor 2019, 11:24