-
Gjirokastër/ Nis vaksinimi me dozën e tretë në shtëpinë e të moshuarve, paralelisht injektohet edhe vaksina e gripit
Në shtëpitë e të moshuarve ka nisur vaksinimi me dozën e tretë, ndërsa paralelisht po kryhet dhe vaksina për gripin sezonal. Ne ndoqëm këtë proces në Gjirokastër, ku duket se nuk ka hezitime. Ndryshe është situata me fëmijët, prindërit e të cilëve nuk shfaqin interes për vaksinimin kundër koronavirusit.
8 Nëntor 2021, 21:26 -
Kryetarja e re bashkisë merr zyrtarisht detyrën, Shkupi për herë të parë do të drejtohet nga një grua
Bashkia e Shkupit do të drejtohet për të parën herë nga një kryebashkiake grua. Danella Arsovska ditën e sotme ka marrë zyrtarisht detyrën. Në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, Arsovska si kandidate e pavarur fitoi me 28.130 vota në avantazh ndaj ish-kryetarit të Shkupit, Petre Shilegov.
8 Nëntor 2021, 16:38 -
Vodhën energjinë elektrike, në më pak se një muaj evidentohen 237 raste, arrestohen 58 persona! Hetohen në gjendje të lirë 4 punonjës të OSHEE
Si rezultat i këtyre kontrolleve, nga data 14 tetor deri më datë 8 nëntor 2021 janë evidentuar 237 raste të vjedhjes së energjisë në banesa dhe në disa subjekte të ndryshme
8 Nëntor 2021, 14:15 -
Printec instalon dy zgjidhje të reja teknologjike, si pjesë të transformimit të saj digjital
Printec, kompania teknologjike që udhëheq automatizimin e transaksioneve me prani në 16 vende të Evropës Qendrore dhe Lindore, ka instaluar zgjidhjet teknologjike SAP S / 4HANA Cloud dhe SAP Field Service Management duke bërë hapin më të rëndësishëm drejt transformimit digjital të biznesit të saj.
5 Nëntor 2021, 17:04 -
Helmimi i më shumë se 600 personave nga uji i pijshëm në Krujë, pezullohen dhe vihen nën hetim tre zyrtarë
Ledio Çela, Administrator i Ujësjellës Kanalizimeve Krujë, Andi Kupa, Drejtues teknik, Ervin Karafili, Shef i Shërbimit të Epidemiologjisë dhe Higjienës Krujë, janë pezulluar dhe janë nën hetim nga Prokuroria e Krujës, pas helmimit të qytetarëve nga uji i pijshëm.
3 Nëntor 2021, 16:43 -
Mbi 600 të helmuar nga uji i pijshëm në Krujë, qytetarët protestë para bashkisë denoncojnë: Për ujësjellësin janë përdorur tuba nafte të marrë në Ballsh
Qytetarët në Krujë kanë hedhur akuza se helmimi nga uji i pijshëm erdhi për shkak se ujësjellësi ka vendosur tuba të përdorur, të marrë në Ballsh dhe Bulqizë. Dhjetëra qytetarë janë ngritur në protestë para Bashkisë, teksa shprehen se uji në rubinet i vinte në ngjyrë kaf për shkak të ndotjes. Ata kërkojnë që personat përgjegjës të shkojnë para drejtësisë.
30 Tetor 2021, 14:20 -
Argjinatura e çarë e Dajçit, Shkodra ‘pret’ përmbytje, administratori: Të ndërhyet që dimri mos të na gjejë të papërgatitur
Zona e Nënshkodrës rrezikon të përmbytet sërish këtë dimër nëse nuk ndërhyhet për forcimin e argjinaturës në Dajç. Kreu i njësisë vendore thotë se problematika nuk ka marrë zgjidhje nga Bordi i Kullimit.
27 Tetor 2021, 20:17 -
Kosovë, çmimet të papërballueshme për nivelin e pagave
Sipas të dhënave zyrtare, një litër vaj ushqimor vitin e kaluar ka kushtuar 1.06 euro, kurse aktualisht në treg shitet 1.54 euro, buka nga 30 centë është shtrenjtuar në 40 centë respektivisht 50 centë, 30 kokrra vezë janë shtrenjtuar nga 1.95 euro në rreth 3 euro. Një metër kub dru ka kushtuar mbi 37 euro, tashmë mbi 40 euro. Rritje të çmimeve ka edhe tek derivatet e naftës. Një litër benzinë vitin e kaluar ishte 0.92 centë kurse tashmë 1.19 euro, ndërkaq nafta nga 0.91 centë në 1.16 euro.
27 Tetor 2021, 10:02 -
Raporti i KE, DW: Ku ka bërë progres dhe ku ngec ende Shqipëria?
Në raport-progresin e Komisionit Europian vlerësohet, se Shqipëria e MV i kanë plotësuar të gjitha kushtet për hapjen e konferencës së parë ndërqeveritare me BE. Por përcaktohen edhe reformat prioritare për të ardhmen.
20 Tetor 2021, 08:59 -
Trakti i panjohur që hedh dritë mbi ‘Marrëveshjen e Mukjes’, dëshmia: Të kërkojmë Kosovën, është megalomani, sepse do bëhemi si Mustafa Kruja
Memorie.al publikon dëshmitë e rralla të Xhemal Alimehmetit, ish-shok klase i Ramiz Alisë në gjimnazin e Tiranës gjatë periudhës së pushtimit të vendit dhe një nga eksponentët kryesorë të Rinisë së Ballit Kombëtar, i cili i kundërvihet ish-shokut të tij të periudhës së rinisë, duke hedhur poshtë ato që Alia, kishte shkruar në kujtimet e tij për ngjarjen e fillimit të gushtit të vitit 1943, kur Partia Komuniste dhe organizata nacionaliste ‘Balli Kombëtar’ u mblodhën në fshatin Mukje dhe nënshkruan një marrëveshje në mes tyre
19 Tetor 2021, 08:12