-
25 pacientë në ditë me COVID në Urgjencën Infektive, i shtruar edhe një 17-vjeçar i pavaksinuar
20-25 urgjenca të reja paraqiten në Infektivin e QSUT-së pothuajse çdo ditë. Mjekja infeksioniste Edlira Petoshati, thotë se mes të sëmurëve me Covid që po trajtohen në Infektiv është dhe një i ri 17 vjeç, pa sëmundje bashkëshoqëruese të tjera dhe i pavaksinuar.
1 Shkurt 2022, 16:51 -
Bie kurba e infektimeve me COVID! Sot 522 raste të reja dhe 4 viktima! Tirana, qarku më i prekur! 21 pacientë në gjendje të rëndë
Kurba e infektimeve me COVID në vendin tonë ka pësuar një ulje, krahasuar me pak javë më parë. Sot janë regjistruar 522 raste të reja, pothuajse gjysma e infektimeve që u raportuan një ditë më parë. Numrin më të lartë të rasteve të reja e mban Tirana, për t'u ndjekur më pas nga Fieri dhe Durrësit.
31 Janar 2022, 17:54 -
Omicron solli ‘bum’ infektimesh, në janar u regjistruan 47 mijë qytetarë të infektuar dhe 125 vdekje, mes tyre edhe të vaksinuar
Varianti Omicron përkeqësoi bilancin në Shqipëri, me 125 të vdekur gjatë muajit janar dhe mbi 46.700 të infektuar. Situata e shtrimeve paraqitet nën kontroll krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur u ezauruan kapacitetet e 4 spitaleve COVID.
31 Janar 2022, 16:47 -
Infektimet me COVID, i shtruar në spitalin Infektiv edhe një 17-vjeçar! I mituri pa sëmundje bashkëshoqëruese dhe i pavaksinuar
Mes pacientëve të shtruar në Spitalin infektiv, për shkak të infektimit me COVID-19, është edhe një i ri, vetëm 17 vjeç. I mituri u infektua me COVID disa ditë më parë, ndërsa u shtrua në spital për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.
31 Janar 2022, 14:05 -
1,549 të infektuar dhe 6 viktima në 24 orët e fundit! 7 pacientë në gjendje të rëndë në spitale! Shërohen 1,794 të tjerë
Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen njofton se në spitalet COVID po marrin trajtim mjekësor 136 pacientë, nga të cilët 7 janë në gjendje më të rënduar. Sakaq, në të gjithë vendin janë 23,168 raste aktive me COVID ndërsa 1,794 qytetarë janë shëruar gjatë këtyre 24 orëve.
27 Janar 2022, 17:21 -
Rritja e çmimeve, Braçe: E marrin domaten me 50 lekë/kg dhe e sheshin 150 lekë! Qeveria të ndalë grabitjen e qytetarëve
Deputeti socialist, Erion Braçe është shprehur i revoltuar për rritjen e çmimeve të ushqimeve, duke thënë se paratë nuk i marrin bujqit dhe fshatarët, por tregtarët.
13 Janar 2022, 11:45 -
Tatimet shkaktojnë 3.1 mln € dëm me largimet nga puna! 198 punonjës fituan gjyqin kundër tatimeve në 2020
Tatimet kanë paguar 377 milionë lekë për largimet e padrejta nga puna të punonjësve në vitin 2020. Kontrolli i Lartë i Shtetit në një auditim të kryer për Drejtorinë e Tatimeve, kërkon të merren masa në mënyrë që të mos dëmtohet më tej buxheti i shtetit nga vendimet gjyqësore për largimet nga puna.
7 Janar 2022, 17:25 -
90 pacientë do ‘festojnë’ natën e ndërrimit të viteve te Infektivi, të prekur me COVID! 10 në gjendje të rëndë! 708 qytetarë pozitivë, sot 2 humbje jete
90 pacientë do e kalojnë natën e ndërrimit të viteve të shtruar në spitalin COVID duke luftuar me këtë virus, i cili për fat të keq nuk ka kursyer askënd. 10 persona janë në gjendje më të rënduar, e ndërsa për 708 qytetarë kjo festë nuk do të jetë si vitet e tjera. Ato kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 pas testeve të kryera dhe këtë natë do duhet ta festojnë larg njerëzve të tyre të afërt, mënyra më e mirë për t’i mbrojtur ato.
31 Dhjetor 2021, 17:04 -
COVID19/ Mbi 2 milion e 300 mijë vaksinime janë kryer kundër virusit në Shqipëri që prej filllimit të pandemisë
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bëri me dije nëpërmjet një postimi në Facebook numrin e të vaksinuarve për ditën e sotme dhe numrin total të të vaksinuarve që prej fillimit të pandemisë.
28 Dhjetor 2021, 00:13 -
Humbin jetën 7 qytetarë nga COVID në 24 orët e fundit, 168 rezultojnë pozitiv me koronavirus
7 qytetarë kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID-19 në vend në 24 orët e fundit. Kanë ndërruar jetë një qytetare nga Tirana 55 vjeçe, një qytetare nga Fieri 58 vjeçe, dy qytetarë nga Durrësi të moshave 62-85 vjeç, një qytetar nga Lushnja 65 vjeç, një qytetare nga Berati 66 vjeçe, një qytetar nga Vlora 66 vjeç
27 Dhjetor 2021, 17:19 -
Ulet me 3.6% numri i aksidenteve në muajin nëntor krahasuar me viti i kaluar, rritet ndjeshëm numri i të plagosurve në rrugë, bie numri i viktimave
Në muajin Nëntor 2021 numërohen 106 aksidente rrugore nga 110 aksidente të ndodhura në muajin Nëntor të 2020, duke u ulur me 3,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
17 Dhjetor 2021, 11:45 -
168 raste aktive me COVID-19 në Berat! Fëmije kopshtesh, nxënës shkollash, mësues dhe edukatorë të infektuar, mbyllen disa klasa
Berati është kthyer prej disa muajsh në një nga qytetet me numrin më të lartë të të infektuarve nga Covid-19 në vend. Burime nga ISHP-ja Berat konfirmojnë se rastet e infektimeve kanë ardhur duke u shtuar nga java në javë dhe më të prekurit nga ky virus mbeten fëmijët e kopshteve e shkollave të qytetit.
17 Dhjetor 2021, 10:33 -
Rishikimi/ Rritet me 70 milionë dollarë buxheti për rindërtimin, shkon edhe për shkolla dhe infrastrukturën publike
Vrulli i punimeve për të mbyllur procesion e rindërtimit, dhe sfida për të mbaruar edhe 1000 banesa përpara vitit të ri, ka bërë që shteti të rris shpenzimet për të këtë proces. Në aktin e fundit të qeverisë është vendosur të shtohen të ardhurat për procesin e rindërtimit me 7 miliardë lekë ose rreth 58 milionë euro më shumë vetëm për vitin aktual.
7 Dhjetor 2021, 14:44 -
2 vite nga tërmeti, 1400 familje futen në shtëpitë e reja! U premtua të mbyllej në 2020, rindërtimi përfundon në 2022
Ndonëse fill pas tërmetit të 26 nëntorit kryeministri Edi Rama premtoi se procesi i rindërtimit do të mbyllej brenda vitit 2020, deri më tani vetëm 1400 familje kanë marrë çelësat e banesave të reja, dhe deri në fund të vitit pritet të përfitojnë edhe 1000 familje të tjera. Aktualisht për rindërtimin janë shpenzuar nga buxheti 40 miliardë lekë, ndërsa qeveria parashikon që i gjithë procesi të përfundojnë në shtator të vitit 2022.
26 Nëntor 2021, 22:36 -
Rriten viktimat nga COVID në vend, 9 humbje jete në 24 orë dhe 440 infektime! 150 të shtruar në spitale, 18 në gjendje të rëndë
9 qytetarë kanë ndërruar jetë nga covid dhe 440 të tjerë janë infektuar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë duke shënuar një rritje krahasuar me një ditë më parë. Aktualisht në të gjithë vendin janë 7,610 pacientë aktivë me COVID19, ndërsa në spitalet COVID po marrin trajtim 150 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.
26 Nëntor 2021, 17:27 -
Përgënjeshtrimi (i rremë)! FSHF e mohoi, por llogaritë bankare JANË të bllokuara...Armando Duka në gjyq me Përmbaruesin, Refik Halili mbron skandalin (DOKUMENTI)
Tashmë është fakt. Llogaritë bankare të Federatës Shqiptare të Futbollit janë të bllokuara. Pavarësisht përgënjeshtrimit që bënë dje për skandalin, llogaritë janë në duart e Përmbarimit, të cilin vetë FSHF e ka paditur dhe do të përballen në gjyq në fillim të dhjetorit. E gjitha erdhi pasi FSHF në shkelje të ligjit i kaloi paratë e UEFA-s, Tiranës, në rrugë të dyshimta, pasi klubi bardheblu i ka llogaritë bankare të bllokuara për shkak të disa gjyqeve të humbura.
25 Nëntor 2021, 09:26 -
Skandali i FSHF-së me paratë e UEFA-s, zbulohet dokumenti që nxjerr blof institucionin e futbollit
Ditën e djeshme u publikua lajmi se përmbarimi i ka bllokuar FSHF-së llogaritë bankare. “Panorama Sport” bëri të ditur se kjo u bë shkak për këtë është bërë fakti që FSHF duhet të njoftonte zyrën e përmbarimit, e cila më parë ka bllokuar llogaritë e Tiranës, pasi ky klub rezulton debitor. FSHF e ka shpërfillur këtë kërkesë të zyrës së përmbarimit dhe dyshohet se paratë nga e drejta televizive dhe nga pjesëmarrja në Kupat e Europës nuk i ka kaluar të gjitha nëpërmjet llogarive zyrtare të Tiranës, por nëpërmjet llogarive të tjera.
25 Nëntor 2021, 09:20