-
Shënohet viktima më e re nga COVID, humb jetën 5-vjeçari nga Saranda! Sot 560 raste të reja dhe 8 viktima! Vijnë 117 mijë doza Pfizer
8 qytetarë kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit nga COVID në vendin tonë ndërsa janë shënuar 560 raste të reja. Ndërkohë, një 5-vjeçar nga Saranda është viktima më e re që shuhet nga koronavirusi në Shqipëri.
26 Tetor 2021, 18:36 -
Ka filluar vala e katërt? Ekspertët gjermanë paralajmërojnë rritjen e infektimeve, mjekët ngrenë alarmin për mungesën e infermierëve
Instituti Robert Koch (RKI) paralajmëron mundësinë e fillimit të valës së katërt të pandemisë. RKI i referohet gjendjes në pavionet e kujdesit intensiv në spitale dhe numrit të infektimeve në rritje
23 Tetor 2021, 10:30 -
8 persona humbin jetën nga COVID në 24 orët e fundit në vend, regjistrohen 659 raste të reja infeksioni
Tetë persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në vend si pasojë e COVID. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se po ashtu janë regjistruar 659 raste të reja infeksioni. Aktualisht janë 6397 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin, ku në spitalet COVID po marrin trajtim 146 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar.
20 Tetor 2021, 18:03 -
COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, 13 humbje jete dhe 421 raste të reja pozitive në 24 orët e fundit
Në një kohë kur jemi duke përjetuar një valë të re të pandemisë, Maqedonia e Veriut një ndër vendet më të prekura në rajon ka regjistruar 13 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit.
14 Tetor 2021, 18:58 -
Kosova mund të përfundojë e vetmja në rajon pa qasje në gaz
Ditë më parë Qeveria e Kosovës tha se për momentin nuk është e interesuar për ndërtimin e rrjetit të gazit që do të lidhte Kosovën me Maqedoninë e Veriut. Refuzimi që qeveria ia bëri këtij projekti nxiti debat në Kosovë pasi partitë opozitare thanë se po refuzohet një projekt amerikan me interes strategjik për vendin.
10 Tetor 2021, 13:38 -
COVID-19/ Asnjë viktimë në 24 orët e fundit në Kosovë! Regjistrohen 40 raste të reja infeksioni
Situata epidemiologjike në Kosovë vijon të mbetet e stabilizuar. Në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë viktimë nga koronavirusi. Si rezultati i 2.870 testime, 40 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
9 Tetor 2021, 15:50 -
Raporti i KLSH/ Në burgje ilaçe të skaduara dhe kancerogjene, 85 % e tenderave të paracaktuar, kaos me administratën
Kontrolli i Lartë i Shtetit zbarkoi në Drejtorinë e Burgjeve duke konstatuar problematika serioze, në depot farmaceutike u gjet edhe një medikament me element kancerogjen. Administrata kaotike, nuk plotësohen dot 220 vende vakante, 85 % e tenderave në 2020 u zhvilluan me procedurën “negocim pa shpallje”
9 Tetor 2021, 08:49 -
Rritja e çmimeve, Rama u përgjigjet qytetarëve: E përcakton kërkesa dhe oferta në treg, jo qeveria! Çmimi i energjisë elektrike për familjarët momentalisht është nën koston reale
Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm u është përgjigjur qytetarëve në rrjetet sociale në lidhje me rritjen e çmimeve në vend dhe krizën energjetike. Kreu i qeverisë tha se çmimi i energjisë për familjarët është nën koston reale dhe kjo është falë masave të marra për mbrojtjen e konsumatorit. Rama tha se çmimet në treg nuk i përcakton qeveria por kërkesa dhe oferta
8 Tetor 2021, 08:12 -
Rriten infektimet me COVID në vend, regjistrohen 617 raste të reja 24 orët e fundit! 7 qytetarë humbin jetën
Infektimet nga koronavirusi në 24 orët e fundit kanë pësuar një rritje të ndjeshme, ku nga 3.507 testime janë regjistruar 617 raste të reja, në ndryshim me një ditë më parë ku 207 persona rezultuan pozitivë. Betejën me ‘armikun’ e padukshëm nuk mundën ta fitonin 7 pacientë.
5 Tetor 2021, 18:09 -
Ulen infeksionet ditore me COVID në vend, 467 raste të reja në 24 orët e fundit! 3 qytetarë humbin jetën
Ka pësuar një ulje numri i infeksioneve ditore me COVD në vend, ku në 24 orët e fundit janë regjistruar 467 raste të reja, nga 549 një ditë më parë. Fatkeqësisht, 3 persona kanë humbur jetën nga COVID në 24 orët e fundit në vend.
3 Tetor 2021, 17:57 -
Rama paralajmëron rritje të çmimit të energjisë deri në 6 muajt e parë të 2022: Ka një krizë energjetike globale, pasojat po ndihen dhe në Shqipëri
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar për krizën energjetike që sapo ka filluar. Kjo sipas Ramës, ka rritur çmimin e produkteve si gazi, benzina apo nafta dhe është rrjedhojë e një fatkeqësie natyrore e kombinuar me faktorë gjeopolitikë e manovra tregtare që nuk kërcënon jetë njerëzish, por në aspektin ekonomik e social mund të ketë efekte tronditëse.
3 Tetor 2021, 14:01 -
Situata nga pandemia në Kosovë/ Regjistrohen 68 raste të reja me COVID dhe 4 viktima në 24 orë
Në 24 orët e fundit, si rezultat i 4.320 testimeve, 68 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me koronavirusin në Kosovë. Ndërkohë, 2 persona nuk e kanë fituar dot betejën me koronavirusin.
29 Shtator 2021, 16:01 -
Ulen aksidentet në gusht, dy viktima më pak se në 2020! Muajin e kaluar kanë qarkulluar 2.5 herë më shumë mjete se në vitin 2020
24 viktima dhe 182 aksidente janë regjistruar në muajin gusht të këtij viti, dukë pësuar një rënie të lehtë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Të dhënat zyrtare tregojnë se gjatë kësaj kohe qarkullimi i mjeteve ka qenë dyfish më i madh, ndërsa shumica e viktimave ishin këmbësorë
9 Shtator 2021, 16:19 -
Përjashtohet nga drejtësia gjyqtari me pasuri të ‘çmendur’ Luan Lusha! Lokale, magazina, 9 makina, shtëpi e toka në Spille dhe Golem, ILDKP: Janë të paligjshme
Gjyqtari i Kavajës Luan Lusha përjashtohet për 15 vjet nga drejtësia pasi dha dorëheqjen nga frika e Vetingut. Raporti i ILDKP: Ka gënjyer dhe fshehur pasurinë, nuk e justifikon me burime të ligjshme. Gjyqtari paraqiti raport sikur ishte sëmurë, ndërkohë që vjonte punën në Gjykatën e Kavajës
7 Shtator 2021, 20:13 -
607 afganë akomodohen në Shqipëri, strehohen në Qytetin Studenti, Durrës dhe në Lezhë! Nisin 'plazhin' në Shëngjin! Sot mbërritën në Rinas 150 refugjatë
150 qytetarë afganë kanë mbërritur mëngjesin e sotëm në aeroportin e Rinasit. Ministria e Jashtme njoftoi se avioni i ardhur nga Abu-Dabi është ulur në pistë rreth orës 5 të mëngjesit të sotëm. 103 prej tyre janë akomoduar në Qytetin Studenti dhe 47 të tjerë në struktura hoteliere në Durrës. Burime bëjnë me dije se edhe në qytetin e Lezhës, pas mesnate janë akomoduar 150 refugjatë e afganë në një resort në Shëngjin.
30 Gusht 2021, 08:38 -
VIDEO/Lojëra, të qeshura dhe argëtim, si po kalojnë kohën fëmijët afganë në Qytetin Studenti
Sapo janë akomoduar në godinën 11 dhe 12 të Qytetit Studenti, por fëmijët janë duke u argëtuar me lojëra të ndryshme, ku buzëqeshja mbizotëron në fytyrën e tyre.Në një video brenda ambienteve ku ato po qëndrojnë, duket se tensionet, krismat e armeve dhe tmerret e para me sy po harrohen dhe vendin e zënë të qeshurat dhe argëtimi.
29 Gusht 2021, 20:05 -
'Fëmijët që mbetën pa shtëpi nga tërmeti janë rrugëve', qytetarët kritika për strehimin e afganëve! Rama: Gjendja në vend s’ka qenë më mirë se sot
Strehimi i afganëve në vendin tonë, nuk është pritur mirë nga të gjithë. Disa qytetarë kanë zgjedhur që kritikat t'ia bëjnë direkt kryeministri Edi Rama nëpër komenteë në rrjete sociale
29 Gusht 2021, 10:21 -
2 avionë të tjerë me 182 afganë mbërritën sot në Shqipëri! Shkon në 457 numri i të strehuarve në Tiranë e Durrës! Rama: Shpëtuan nga lufta! Mikpritja jonë flitet me admirim nga ndërkombëtarët
Në orët e para të mëngjesit mbërritën dy avionë të tjerë me 182 afganë në vendin tonë mes të cilëve edhe fëmijë. Në orën 3.50 mbërriti në aeroportin e Rinasit avioni me 154 pasagjerë, 108 prej të cilëve u vendosën në Qytet Studenti dhe pjesa tjetër në struktura hoteliere në Durrës
29 Gusht 2021, 09:31 -
Besimi, korrupsioni në Afganistan, duartrokitësit në Shqipëri e Serbi
Nuk kishte se çfarë të thoshte më presidenti aktual Joe Biden për tërheqjen e forcave të tij prej Afganistani, përveçse se fjalisë cinike: “Forcat afgane nuk ishin të gatshme të luftonin” apo se ne nuk do e ngremë dot shtetin e tyre. Në fakt, angazhimi amerikan tregoi se: SHBA-të ishin aty për të ngritur shtetin e afganëve sipas shëmbëlltyrës së tyre.
24 Gusht 2021, 22:42