-
Serbia dhe Bosnja marrin lajmin e keq: Çmimi i energjisë do të rritet 70-135%
Kompanitë në Bosnjë-Hercegovinë dhe në Serbi kanë marrë njoftimin nga furnizuesit e tyre se çmimi i energjisë elektrike do të rritet deri në 70-135 përqind. Nëse çmimet e reja bëhen realitet, kompanitë do të duhet të ulin prodhimin, të pushojnë punëtorët dhe të rrisin çmimin e mallrave dhe shërbimeve që shesin në treg
12 Tetor 2021, 15:26 -
Konsorciumi turk fituese e tenderit për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, PD akuza: Kishin ofertën më të lartë, 12 mln më shumë! Kallëzim në SPAK për Ballukun
Deputeti i PD-së, Helidon Bushati shprehet se konsorciumi turk ka ofruar rreth 12 milionë dollarë më shumë se oferta më e ulët. Ai akuzon qeverinë se po shpërdoron paratë e qytetarëve në një kohë kur flet për krizë, teksa thekson se PD do të bëjë kallëzim në SPAK për Ministren e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Ballukun.
12 Tetor 2021, 14:41 -
SHBA përballet me rritje të ndjeshme të çmimit të naftës, më i larti që prej vitit 2014
Rritja e çmimit të naftës është përkeqësuar nga një rritje edhe më e madhe e çmimeve të gazit, të cilat janë rritur me 300% duke mbërritur në çmimin 200 dollarësh për fuçi për shkak të mungesës së furnizimit dhe prodhimit të ulët të karburanteve të tjera.
12 Tetor 2021, 10:59 -
A pritet të ketë krizë energjetike në Kosovë?
Muajt e dimrit, së bashku me motin e ftohtë, sjellin edhe kërkesë më të madhe për përdorim të energjisë elektrike.Me rritjen e kësaj kërkese, tejkalohen edhe kapacitetet e shtetit të Kosovës për prodhim të energjisë dhe importi i energjisë bëhet i pashmangshëm në një kohë kur çmimet e rrymës në Evropë janë të larta.
12 Tetor 2021, 10:22 -
-
Grida Duma te ‘5 pyetjet’: Sektori i Energjisë i dështuar! Në vend që të mbushte buxhetin, po fut shtetin në borxhe
Në intervistën e dhënë për “5 pyetjet nga Babaramo” për Report Tv, Duma tha se në një kohë që energjia duhet të ishte kontribuuese në buxhetin e shtetit, pasi është një nga sektorët më prodhues të Shqipërisë, në fakt po gërryen buxhetin duke marrë nga ai.
11 Tetor 2021, 22:24 -
Shiu 'nuk ndal' protestuesit para Kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve: Qeveria reflektoi për energjinë, por jo për bukën e ushqimet! Mblidhemi sërish të hënën
Ashtu siç ishte paralajmëruar, një grup qytetarësh u mblodhën për rreth 60 minuta para Kryeministrisë për të protestuar kundër rritjes së çmimeve. Me çadra në duar, qytetarët qëndruan para Kryeministrisë, duke zhvilluar një protestë të qetë dhe pa incidente.
11 Tetor 2021, 17:14 -
Çmime stratosferike/ OSHEE blen mbi 24 mijë megavat rreth 6.4 mln euro për 5 ditë drita! Ankandi ishte për 44 mijë MWh energji
OSHEE ka zhvilluar sot një ankand për të blerë 44.400 megavat/orë energji elektrike, për datat 13-17 tetor. Në total gjatë të dy ankandeve u siguruan 24.920 MWh me çmim mesatar 258.47 Euro/ MWh, rreth 6.4 milionë Euro, nga sasia e kërkuar prej 44,400 MWh.
11 Tetor 2021, 15:52 -
Basha: Vendi nuk po kalon krizë energjetike, por krizë korrupsioni! 'Bechetti'? Kushtetuta është shumë e qartë për komisionet hetimore
Nga Selia e PD, kryetari i opozitës Lulzim Basha ka përsëritur qëndrimin e Partisë Demokratike se është e vendosur për ngritjen e komisionit hetimor për çështjen "Becchetti", duke iu përgjigjur kështu Partisë Socialiste e cila e konsideroi si jo në interes të Shqipërisë.
11 Tetor 2021, 14:25 -
Kriza energjetike, Helidon Bushati: 200 milionë euro si gjethe fiku për të mbuluar korrupsionin në OSHEE! Mungesa e transparencës për këtë institucion, e frikshme
"Gjethe fiku për të mbuluar korrupsionin' e ka konsideruar deputeti i PD-së, Helidon Bushati fondin prej 200 mln euro të përcaktuar nga qeveria për përballimin e krizës energjetike.
11 Tetor 2021, 13:59 -
Presidenti çek përfundon në spital, sëmuret papritur pasi fitoi zgjedhjet opozita
Presidenti çek Milos Zeman është dërguar në spital mes trazirave politike pas fitores së papritur të opozitës në zgjedhjet parlamentare. Ai do të drejtonte bisedimet për formimin e një qeverie të re pas votimit të së shtunës
10 Tetor 2021, 17:48 -
Plani i qeverisë për krizën energjetike, PD: Po keqmenaxhohen fondet publike dhe taksat e shqiptarëve, do bëjmë kallëzim në SPAK
Partia Demokratike thotë se në vendin tonë nuk ka një krizë energjetik, por është një krizë e manaxhimit të fondeve, burimeve natyrore dhe nga korrupsioni. Në një deklaratë për mediat nënkryetarja e komisionit Parlamentar të Ekonomisë, Sorina Koti, teksa ka publikuar shifrat thotë se shqiptarët po vidhen dhe se qeveria po gënjen shqiptarët.
10 Tetor 2021, 17:12 -
Kriza energjetike, Konfindustria: Të riformatohet qeveria me një Ministri Energjie! Ka keqmenaxhim, kemi rezervat më të mëdha të naftës në Evropë por çmimet nga më ta lartat
Duke marrë shkas nga situata e krijuar me krizën energjetike e cila pritet të sjellë një rritje të madhe çmimesh, Konfindustria kërkon nga Kryeministri Rama që një prej masave të menjëhershme të jetë riformatimi i Qeverisë me një portofol të veçantë për energjinë.
10 Tetor 2021, 12:35 -
-
Kriza energjetike, KESH: Prurjet në kaskada janë 60% më pak se mesatarja shumëvjeçare por situata normale! Ekspertët: Menaxhimi i mirë i sektorit ul importin
Në Shqipëri po debatohet gjerësisht këto ditë mbi krizën energjetike të paralajmëruar nga Kryeministri Edi Rama. Ekspertë të sektorit energjetik thonë se rritja e çmimit të gazit në tregjet ndërkombëtare, i nevojshëm për prodhimin e energjisë, prek edhe tregun shqiptar. Për të zbutur efektet e krizës, ata sugjerojnë uljen e importit dhe rritjen e prodhimit vendas, përmes hidrocentraleve.
10 Tetor 2021, 07:34 -
Kriza energjetike botërore, Libani ‘zhytet’ në terr
Libani është zhytur sot në errësirë teksa i gjithë vendi është përfshirë nga një ndërprerje e energjisë elektrike që pritet të zgjasë disa ditë. Sipas mediave, rrjeti kombëtar i furnizimit ka ndaluar pas mbarimit të karburantit në dy stacionet kryesore të energjisë elektrike të vendit.
9 Tetor 2021, 21:43 -
Opozita çeke fiton ndaj partisë së kryeministrit Babis
PRAGË - Sipas rezultateve pothuajse përfundimtare të votimit, grupi opozitar ‘Së Bashku’ i qendrës së djathtë çeke doli fitues ndaj partisë ANO të kryeministrit Andrej Babis në zgjedhjet parlamentare të shtunën në Republikën Çeke.
9 Tetor 2021, 21:29 -
-
‘Të punojmë së bashku pavarësisht kufijve’, ‘mesazhi’ i shpendëve migratorë për njerëzit
Në ditët dedikuar migrimit të shpendëve, shoqatat mjedisore u kujtojnë njerëzve rëndësinë jo vetëm të ruajtjes së natyrës por edhe mesazhit që përcjellin shpendët shtegtarë. Ata ngrenë foletë e tyre kudo që përshtaten me natyrën. Sipas specialistëve të mjedisit, edhe njerëzit duhet të kenë këtë qasje me njëri-tjetrin, pavarësisht ndarjes së kufijve. Report TV ka udhëtuar drejt dy zonave më të rëndësishme të qëndrimit të tyre në vendin tonë, në Lagunën e Nartës dhe në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta.
9 Tetor 2021, 14:50 -
Rama prezanton planin me 3 pika: S’ka rritje të çmimit të energjisë për familjet dhe biznesin e vogël! 200 mln euro fond për përballimin e krizës!
Pavarësisht krizës, energjia elektrike nuk do të ndërpritet dhe as do të rritet për konsumatorët familjarë dhe bizneset e vogla. Plani me 3 pika i përballimit të krizës, parashikon të kushtojë 200 milionë euro dhe plani do të jetë në zbatim deri në mesin e vitit 2022, kur pritet të zgjasë kriza.
9 Tetor 2021, 07:39 -
