-
-
-
‘Unaza e Re’ / ARRSH pezullon punimet në lotin nr.1: ''Po verifikojmë dokumentet e firmës fituese''
ARRSH njoftoi se në rast se autoritetet amerikane do të konfirmojnë pretendimet për falsifikime dokumentacioni nga kompania “DH Albania shpk” qe fitoi tender me nje bashkim operator, do të zgjidhë kontratën në mënyrë të njëanshme dhe do ndjekë procedurat e tjera tenderimi.
7 Dhjetor 2018, 11:17 -
-
-
Lahuta serbe në UNESCO/ Studiuesit: Mjaft me këtë dëshpërim, shteti shqiptar s’duhet të humbasë kohë
UNESCO pranon lahutën serbe (gusël), si pjesë të Trashëgimisë Jomatariale të Njerëzimit. Ky vendim u prit me reagime të ashpra nga shqiptarët. Por, studiuesit shprehen, se kjo gjë nuk është pengesë për regjistrimin e lahutës sonë në UNESCO. Ndërsa, dy ministritë e Kulturës dhe ato të Jashtme të Shqipërisë dhe Kosovës duhet të ulen në tryezë për të gjetur zgjidhjen e kësaj çështjeje.
6 Dhjetor 2018, 18:53 -
‘Kumbari’ i Shkodrës/ Zbardhen lëvizjet me firmën e ndërtimit pas arratisjes në 2014 dhe ‘gabimi’ me mbiemrin
Gazeta “Shqiptarja.com” zbulon se i dyshuari për trafikun e mbi 800 kilogramë drogë nga laguna e Vilunit në Lezhë në drejtim të Malit të Zi, ka pasur një firmë ndërtimi, të cilën e ka pezulluar sapo i janë hapur problemet me drejtësinë, ndërkohë që sërish e ka rihapur këtë aktivitet në muajin Shkurt të 2015.
5 Dhjetor 2018, 08:29 -
Akuzat për plagjiaturë, Manastirliu: Shpifje, doktoratura e miratuar nga MAS. Pedagogia udhëheqëse: Punimi origjinal
Denoncimin e bëri Lëvizja për Universitetin sipas të cilëve bëhet fjalë për doktoraturën e vitit 2013 të Manastirliut me temë "Krahasimi i monitorimeve të mjedisit në ladfillin e Sharrës, para dhe pas ndërhyrjes si dhe ndikimet në mjedis".
3 Dhjetor 2018, 16:35 -
Policia nxjerr listën e të shumëkërkuarve të Kukësit, mes tyre ‘Shota e Haklajve’, dy vrasjet që bëri në Tropojë
Zylfije Haklaj akuzohet për vrasjet e Rasim Lumneshit dhe Ilir Gosturanit në vitin 2002 në Tropojë. Që prej vitit 2002 Zylfije Haklaj sëbashku me familjen emigruan në Suedi duke kërkuar azil.
3 Dhjetor 2018, 11:00 -
-
Historia e pabesueshme, ambasadori shqiptar refuzoi disa herë t’i jepte dorën George H. W. Bush
Ish-presidenti që ndërroi sot jetë, kur ishte ambasador amerikan në Pekin vraponte pas diplomatit Behar Shtylla që të mësonte për vëllazërinë shqiptaro-kineze. Në vitin 1996 Bush vizitoi Shqipërinë dhe deshi ta takonte, por Shtylla kishte vdekur më 1994
1 Dhjetor 2018, 12:42 -
Haradinaj kërcënon Thaçin për kufijtë dhe i qëndron taksës për Serbinë: Nuk do të hiqet edhe nëse rrezikohet qeveria
Haradinaj ka ripërsëritur qëndrimin e tij se ndryshimi i kufijve bëhet vetëm me luftë. “Kosovën e 17 shkurtit 2008, nuk mund ta zhbëjë askush përfshirë edhe presidentin” tha ai. Në fund ai ka pasur edhe një paralajmërim për Thaçin dhe Kadri Veselin “nëse largohem nga posti i kryeministrit, do ti marr me vete” tha ai.
1 Dhjetor 2018, 10:43 -
Nikollaq Neranxi: OMONIA bëri sot aktin tradhtar të shitjes së interesave të banorëve të Himarës
Ai thotë se shoqata e hodhi planin urbanistik të Himarës në gjyq pasi ai parashikonte prishje masive shtëpish shekullore dhe grabitje tokash pothuajse për të gjithë banorët. Por, shton ai, bashkia e Himarës bëri një dredhi duke miratuar një plan tjetër, në mënyrë që të vijojë grabitjet.
30 Nëntor 2018, 16:18 -
G-20-ta në Argjentinë në prag të zhvillimeve të nxehta, Trump anulon takimin me Putin
Presidenti amerikan ka anuluar një takim të planifikuar në Buenos-Aires me presidentin e Rusisë. Takimi i nivelit të lartë i G-20-s në Buenos Aires që nis nesër pritet të jetë skenë përplasjesh, pasi udhëheqësit e dy ekonomive më të mëdha të botës marrin pjesë në samit në klimën e një lufte tregtare mes tyre
29 Nëntor 2018, 18:28 -
Akuzat e PD-së për 'Unazën e Re', ARRSH: Bardhi të konsultohet me Bashën, kemi ndjekur të njëjtën praktikë
Pas akuzave të Partisë Demokratike se, projekti i Unazës së Re është korruptiv dhe i paligjshëm, ka reaguar përmes një komunikimi zyrtar ARRSH, duke thënë se PD është duke kryer spekulime politike dhe se në rast se eksperti për çështjet ligjore në PD, Gazment Bardhi do të ishte konsultuar me kryetarin e tij Lulzim Basha, do të ishte informuar se në rastin e rehabilitimit të "Unazës së Madhe", ARRSH ka ndjekur të njëjtën praktikë ligjore që ka ndjekur Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve për segmentet e tjera të "Unazës" në kohën kur Basha ishte Ministër i Punëve Publike e Transportit.
29 Nëntor 2018, 15:25 -
-
'Kufijtë', Haradinaj kundër Thaçit për Washington Post: Mjaft! Nuk do lejoj ndarjen e Kosovës
Shkrimi i Haradinajt u publikua në të njëjtën ditë kur presidenti Hashim Thaçi, promovues i tezës së rishikimit të kufijve me Serbinë, u shpreh për Zërin e Amerikës se Prishtina duhet të bëjë marrëveshje me Beogradin.
29 Nëntor 2018, 07:57 -
Rekord i frikshëm informaliteti në 9 vite, paraja jashtë bankave 2.1 mld euro
Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në fund të muajit shtator, në vend qarkullonin 269 miliardë lekë, ose rreth 2.1 miliardë euro cash. Kjo shumë është sa 21.5% e totalit të parasë që qarkullon gjithsej në vend, duke arritur në nivelin më të lartë që nga viti 2009
28 Nëntor 2018, 12:26 -
-
-
Gjirokastër, përroi i Çullos rrezik për përmbytje, banorët: Askush nuk po merr masa
Reshjet e shiut e rëna gjatë ditëve të fundit po e vështirësojnë situatën sa i përket manaxhimit të përrenjëve. Në Gjirokastër përroi i Çullos rrezikon të mbyt dhjetra shtëpi të cilat janë ndërtuar në brigjet e përroit. Ndërkohë një problem i ngjashem është edhe në Elbasan ku përroi i Zaranikës rrezikon disa familje si pasojë e prishjes së argjinaturës
26 Nëntor 2018, 20:42
