-
Akuzat për abuzimin me tenderin e Rindërtimit, Rakip Suli dorëzon dokumente në SPAK: Kallëzimi është shpifje! Nuk përbaltet puna e bashkisë Kamëz
Kryetari i bashkisë së Kamzës, Rakip Suli është paraqitur ditën e sotme në SPAK lidhur me kallëzimet e bëra ndaj tij për abuzim me kompensimet e fondit të rindërtimit për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
8 Nëntor 2023, 14:01 -
Pr/buxheti 2024, PD: Ulje drastike e financimit në arsim! Qeveria nuk mbajti zotimin e dhënë në mandatin e parë
Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë për mosmbajtjen e premtimit për rritjen e buxhetit për arsimin. Në një deklaratë për mediat, deputetja Eralda Tase Bano tha se mazhoranca po nxiton të miratojë projektbuxhetin e vitit 2024 pasi sipas saj, ka një ulje drastike të shifrave të financimit për sektorin e arsimit.
8 Nëntor 2023, 13:10 -
-
Progres raporti i KE: Shqipëria po përparon me negociatat! Drejtësia po jep frytet e reformës, kujdes klimën politike! Korrupsioni mbetet shqetësim serioz
Report TV ka siguruar Progres raportin e vitit 2023 për Shqipërinë të përgatitur nga Komisioni Evropian. Raporti vlerëson ecurinë e vendit në kriteret kryesore, në procesin e negociatave, ndërsa kritikon klimën politike në vend e cila sipas Brukselit është shumë e polarizuar.
8 Nëntor 2023, 10:55 -
Kurti refuzon Lajçak: Ja pse nuk e takova përfaqësuesin special të BE
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë do të takohen javën e ardhshme nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Data 16 nëntor përmendet si datë e mundshme për takimin mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviç
8 Nëntor 2023, 10:30 -
Report TV siguron progres raportin/ KE hetim për fondet e IPARD: Shqipëria të bashkëpunojë, të ofrojë asistencë efektive për hetuesit e BE
Report Tv siguron Progres raportin për Shqipërinë.Ndër të tjera në faqen 74 të progres raportit trajtohet mbrotja e interesave financiare të BE-së. Në këtë pjesë i kushtohet vëmendje hetimeve të përdorimit të fondeve të IPARD II.
8 Nëntor 2023, 10:11 -
VIDEO/ Afera CEZ-DIA, Meta dëshmon dy orë në SPAK: Telenovelë, përdoret politikisht nga Edi Rama me kallëzues të rremë! Asnjë vendim që më implikon
Ilir Meta u mor në pyetje në SPAK për dy orë në lidhje me aferën CEZ-DIA me një dëm në buxhetin në shtetit prej 414 milionë euro. Ai pretendoi se rihapja e çështjes është politike dhe e bazuar në kallëzimin e një të dënuari për shpifje. Por denoncuesi i aferës, Romeo Kara u përgjigj duke thënë se ka marrë pafajësi në Apel dhe se ish-presidenti është në hall të madh.
8 Nëntor 2023, 09:20 -
-
-
-
E PLOTË/ Zbardhet marrëveshja 5-vjeçare për kampin e emigrantëve në Gjadër! Italia do t’i paguajë Shqipërisë 16.5 milionë euro brenda një 3-mujori (14 nenet)
Report Tv publikon marrëveshjen e plotë mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane për strehimin e emigrantëve të paligjshëm. Kohëzgjatja e saj do jetë 5 vjet, por mund të hyjë në fuqi edhe me 5 vite të tjera shtesë nëse nuk bëhet kërkesë për ta ndërprerë. Porti i zbarkimit do të jetë Shëngjini, ndërsa Gjadri do të jetë kampi ku do të ndërtohet vendqëndrimi i tyre
7 Nëntor 2023, 19:37 -
-
'Greke dhe Saranda?!' Ekspertët mblidhen për Butrintin, thirrje UNESCO-s: Është shkelur Kushtetuta, ta rimarrë shteti! Etniciteti i cënuar, Baçe: Po financojmë antishqiptarizmin!
Në një tryezë diskutimi për ‘Mbrojtjen e Butrintit’, me të pranishëm specialistë të trashëgimisë, figura politike dhe aktivistë, u renditën sot argumentet se pse, menaxhimi i Butrinit nga një Fondacion i Posaçëm, është sipas tyre antikushtetues, dhe në dëm të financave dhe trashëgimisë vendase.
7 Nëntor 2023, 17:08 -
-
Zbardhet vendimi i GJKKO për Berishën! Ish kryeministri iu fsheh oficerëve për 5 ditë! Refuzoi me vullnet njoftimin e masës! Derën e hapi Shkëlzeni e Argita
Gjykata e Posaçme ka zbardhur vendimin e datës 26 tetor 2023 për konfirmimin e masave detyrim paraqitje dhe ndalim dalje jashtë shtetit për Sali Berishën, ku thekson se ai ka zgjedhur me vullnetin e tij mosparaqitjen në seancë ku u përfaqësua me avokat kryesisht.
7 Nëntor 2023, 16:36 -
Skandali i korrupsionit në Portugali, kryeministri Antonio Costa jep dorëheqjen
Kryeministri i Portugalisë Antonio Costa thuhet se i ka dorëzuar presidentit të vendit dorëheqjen në mes të një hetimi për parregullsi të dyshuara në menaxhimin e projekteve të minierave të litiumit dhe hidrogjenit nga qeveria në vend
7 Nëntor 2023, 15:46 -
-
Shtyhet përsëri afati për ndërtimin e tunelit të Murrizit! Duhet të mbaronte në shtator 2023, pritet të jetë gati në vitin 2025
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e ka shtyrë përsëri afatin për ndërtimin e tunelit të Murrizit, i cili duhej të ishte dorëzuar që në shtator të këtij viti. Sipas Ministrisë shkak për këtë shtyrje është bërë kompleksiteti i punimeve, për këtë arsye pritet që tuneli të dorëzohet në vitin 2025.
7 Nëntor 2023, 15:21 -
Ish-këshilltari i Metës, Ilir Kulla merret në pyetje nga SPAK, del por ruan 'sekretin': Dhashë dëshmi për disa rrethana
Ish-këshilltari i Ilir Metës, Ilir Kulla është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Në një prononcim për media ai u shpreh se në SPAK ka dhënë dëshmi për disa rrethana, por pa zbuluar çështjen
7 Nëntor 2023, 14:12 -
-
Masakra e 'Gërdecit'/ Gjykata e Strasburgut u jep të drejtë familjarëve të viktimave: Duhet të ishin pjesë e procesit! Shteti të dëmshpërblejë 12 mijë euro Zamira Durdën
Gjykata e Strasurgut ka vendosur një gjobë prej 170 mijë eurosh ndaj Shqipërisë për çështjen Gërdeci. 12 mijë euro nga shuma në fjalë do shkojë si dëmshpërblim për Zamira e Feruzan Durajn, në lidhje me vdekjen 7-vjeçarit Erison Durdaj dhe plagosjen e Roxhens Durdaj, 11 vjeç. Sipas Strasburgut shteti shqiptar shkeli nenin 2 për të drejtën e jetës, dhe vendosi nga 10 mijë euro shpërblim për 15 persona të tjerë, të plagosur ose familjarë të viktimave
7 Nëntor 2023, 12:51