-
Berisha sulmon qeverinë për shpopullimin: Kemi humbur 35% të popullatës në Shqipëri! Qytetarët largohen se s'ndihen të sigurt
Sali Berisha ka sulmuar qeverinë për shpopullimin duke thënë se Shqipëria ka arritur statistikën që nuk e ka pasur kurrë në histori. Në konferencën ‘shpopullimi ose zhbërja’, Berisha tha se shqiptarët po largohen nga vendi se nuk ndihen të sigurt.
29 Mars 2023, 12:55 -
Kurti: Marrëveshja me Serbinë duhet të zbatohet saktë dhe shpejt
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të mërkurën se Marrëveshja e arritur me Serbinë për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve, duhet të zbatohet saktë dhe shpejt. Ai i ka bërë këto deklarata teksa e ka komentuar takimin e planifikuar për 4 prill në Bruksel, në mes të dy kryenegociatorëve në dialogun Kosovë-Serbi.
29 Mars 2023, 12:52 -
I dënuar me 25 vite burg në Itali, Gjykata e Tiranës njeh vendimin për ‘Ufon’! Ilir Paja nuk do ekstradohet! Avokatët: Është dënuar një herë për këtë vepër
Ilir Paja, një eksponent i njohur për krimet në Itali, ku iu edhe nofka Ufo, do të vuajë ne Shqipëri 25 vite burg, dënimi I dhënë nga gjykata italiane për disa vepra të rënda penale. Kërkesa e prokurorisë u parnua nga Gjyakate e Tiranës, por avokatët kundërshtuan dhe thanë që do e apelojnë, pasi Ilir Paja sipas tyre e ka ktyer një herë dënimin për këto akuza.
29 Mars 2023, 11:46 -
Shërbyesja që kapërceu gjykimet racore dhe ndryshoi botën e sportit! Vdekja në harrim dhe varfëri
Në mars të vitit 1976, në Nju Jork, Salla e Famës së Atletëve me ngjyrë e sapothemeluar po mbante ceremoninë e saj vjetore. Në skenën ku normalisht duhej të ishte ulur Ora Uashington kishte një karrige bosh. Për tre dekada atletja afro-amerikane kishte luajtur si në tenis ashtu edhe në basketboll, duke qenë më e mira në fushën e saj.
29 Mars 2023, 11:20 -
Tabaku depoziton amendamentin me ndryshimet e ligjit: Të aplikohet 0% tatim fitimi për profesionet e lira dhe biznesin e vogël deri në vitin 2029
Deputetja Jorida Tabaku ka depozituar në Kuvend amendamentin për ndryshime në projektligjin ‘Për Tatimin mbi të Ardhurat’ që të përjashtohen nga tatim fitimi profesionet e lira dhe biznesi i vogël. Tabaku kërkon që për individët tregtarë; të vetëpunësuarit, si dhe entitetet, me të ardhura bruto deri 14 milionë lekë në vit, norma e tatimit mbi të ardhurat 0% do të aplikohet deri në fund të vitit 2029.
29 Mars 2023, 11:08 -
6 muaj protesta për pronat, banorët e Bërxullës para zyrave të Hipotekës: 1 javë afat të na japin zgjidhje ose s'do kenë shansin të hyjnë në zyra
Pas më shumë se 6 muajsh protesta e bllokim të rrugës që të lidh me aeroportin e Rinasit, banorët e fshatit Bërxullë janë zhvendosur tek zyrat e hipotekës. Ata i lënë 1 javë afat që t’i japin zgjidhje problemit të pronave. Në të kundërt paralajmërojnë se do të pengojnë punonjësit e Hipotekës të hyjnë në zyra dhe s’do të lejojnë punimet për aksin Thumanë-Kashar.
29 Mars 2023, 10:28 -
Edvin Kulluri: Unë, Qimi dhe dhëndurët e partisë
Të dashur miq! Dje “syri i byrosë politike” dhe disa bishta të foltores si dhëndri i udhëheqësit dhe ish ortaku i vëllait të Bashës që tashmë po “rithemelon” FRPD e trashëguar nga dhëndri i lejeve të ndërtimit të Ramës dhe Veliajt, kanë botuar një listë të analistëve të përhershëm të ABC NEWS ku bëj pjesë dhe unë që prej janarit!
29 Mars 2023, 10:22 -
Harta e re gjyqësore, shqetësime për kostot dhe vonesat në drejtësi
Në Shqipëri harta e re gjyqësore, që ka filluar të zbatohet që prej 1 shkurtit të këtij viti, ul ndjeshëm numrin e gjykatave në vend. Thuajse gjysma e tyre mbyllen dhe qytetarë e njohës të fushës juridike ngrenë shqetësime se ky riorganizim po shkakton rritje të kostove dhe vonesa në marrjen e drejtësisë.
29 Mars 2023, 08:37 -
Intervista e panjohur e Angjelin Preljocaj: Në Francë, prindërit e mi nuk donin që unë të merresha me balet! Nuk e kuptonin, nëna ime kishte qenë bareshë me dele
Më 14 maj të vitit 2014, në kanalin televiziv ‘Albanian Screen’ në rubrikën “Prizëm” të gazetarit të njohur Aleksandër Furxhi, ku diskutohej për artin e kulturën, ka qenë i ftuar në studio, koreografi shqiptar me famë botërore Angjelin Preljocaj.
29 Mars 2023, 08:02 -
Sondazhi në Report Tv/ PS forcë e parë në 14 maj! PD e Alibeajt pikiatë! Berisha-Meta të dytët! Veliaj ‘nuk e diskuton’ fitoren në Tiranë, Këlliçi s’i kalon 38%
Report Tv publikoi në “Repolitix” rezultatet e para të sondazheve të Institutit Italian “Piepoli” një bashkëpunim që e ka zanafillën në vitin 2015. Disa nga të dhënat, lidhen me konfirmimin e PS si forca më e madhe politike në vend, fitorja e padiskutueshme e Veliajt në Bashkinë e Tiranës dhe lider të preferuar Ramën. Berisha është figura tjetër e preferuar, Metën e duan vetëm 1% e të anketuarve.
29 Mars 2023, 06:59 -
Ambasadori amerikan në Serbi: Dialogu me Kosovën nuk përmban reciprocitetin, të drejtat e shqiptarëve në Preshevë trajtohen brenda shtetit serb
Ambasadori amerikan Christopher Hill në Serbi ka dhënë një intervistë për mediat e Kosovës ku ka folur për përmbajtjen e marrëveshjes së Ohrit të dakordësuar mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiçit në 18 mars.
28 Mars 2023, 22:33 -
-
Rama në diskutim me trajnerin që mundësoi suksesin e Kosovës në Lojërat Olimpike: Shembull që nuk ka asgjë të pamundur kur vërtet e dëshiron
Kryeministri Edi Rama në një diskutim me trajnerin Driton Kuka i cili ka arritur suksese të mëdha në lojërat olimpike duke nxjerrë tre kampione të Kosovës në disiplinën e ‘judo’-s i shprehu këtij të fundit mirënjohjen për arritjet e mëdha që nderojnë të gjithë shqiptarët.
28 Mars 2023, 18:40 -
U regjistrua me vulën e partisë së Metës, Belind Këlliçi në 2017-ën: Aleanca me LSI-në nuk është në interes të qytetarëve
Kandidati i Foltores dhe i linjës së nongratave për Tiranës Belin Këlliçi deklaronte në 2017 se një koalicion me partinë e Metës nuk ishte në interes të qytetarëve. Sot regjistrohet me siglën e partisë së Metës
28 Mars 2023, 18:10 -
Auditi për paratë ruse/ Mandia: PD e pastër, Basha përgjegjës! Baçi: Kur s’i gjeti FBI, ca do gjenit ju? Korreshi: U lodhët kot! Na lini rehat të fitojmë ndonjë Bashki
Kryetarja e Komisionit të Auditit për paratë ruse në Partinë Demokratike, Ledina Mandia në Report Tv, në ‘Studio Live’ tha se Komisioni arriti në përfundimin se kjo forcë politike është e pastër.
28 Mars 2023, 17:55 -
-
14 Maji/ Instituti Piepoli dhe Report Tv rikthejnë sondazhet parazgjedhore, nesër në ora 21:00 në ‘Repolitix’ rezultatet e para
Pas parashikimit të saktë të të gjitha zgjedhjeve në Shqipëri që prej vitit 2015, nesër në Report Tv në orën 21:00 do të bëhen publike të dhënat e para të një rrugëtimi të gjatë që shqiptarët të mësojnë më shpejt se të tjerët se çfarë do të ndodhë më 14 maj. Si çdo vit gjatë transmetimit të emisionit ‘Repolitix’, drejtuar nga gazetari Denis Minga.
28 Mars 2023, 16:22 -
‘Vendoret’/ Balla për Report Tv: Alibeajt i rroftë ‘vula’, nuk nxori dot kandidatë në 61 bashki! Në Tiranë s’ka garë, Veliaj fitore të thellë
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla foli në Report Tv për zgjedhjet vendore të 14 majit.Por sa bashki synojnë socialsitët në këtë zgjedhje? Balla thotë se ata janë e vetmja parti që futen në garë për t’i fituar të 61 bashkitë.
28 Mars 2023, 14:47 -
Drejtoresha e AKSHI-t, në Bruksel: Rruga e digjitalizimit që Shqipëria ka nisur, do të jetë e pandërprerë dhe e pakthim, për të gjithë!
Në takim u sollën në vëmendje vlerësimet që organizatat më prestigjioze në botë, OKB-ja, OECD, Departamenti i Shtetit të SHBA dhe Komisioni Evropian, I kanë dhënë Shqipërisë me pikë të larta, në analizat dhe raportet e tyre, për qeverisjen digjitale në vend, për progreset me miratimin e Agjendës Digjitale dhe Planit të Veprimit 2022-2026 dhe në shërbimet e qeverisjes elektronike, për rritjen e digjitizimit të shërbimeve që po ndihmojë në uljen e korrupsionit etj.
28 Mars 2023, 14:30 -
Mijëra ukrainas i bashkohen Gardës Ofensive
Më 10 mars, mijëra civilë dhe ushtarë marshuan së bashku nëpër rrugët qendrore të kryeqytetit, duke brohoritur "Lavdi Ukrainës" dhe "Lavdi heronjve" në një homazh për Dmytro Kotsyubaylo, komandantin më të ri që është dekoruar ndonjëherë si Hero i Ukrainës dhe luftëtari i parë vullnetar që u dekorua sa ishte ende gjallë.
28 Mars 2023, 14:29 -
Ishte shpallur në kërkim për trafik droge, arrestohet 42-vjeçari në Korçë! I dënuar në 2017 për falsifikim parash
42-vjeçari Reshat Zekthi ka rënë në prangat e policisë së Korçës pasi ishte i shpallur në kërkim për trafik droge në bashkëpunim. I riu, banues në Belsh i ishte caktuar masa Arrest me Burg për veprën penale dhe Prodhim i shitjeve narkotike.
28 Mars 2023, 14:14