-
Sonte luhet derbi Inter-Milan, Skriniar rikthehet në skuadër! Pioli: Do të tregojmë se s’kemi vdekur
17 ditë pas Superkupës Milan ka mundësinë për t’u hakmarrë ndaj Interit pasi sonte luhet derbi i Madoninës për llogari të javës së 21 të Seria A. Trajneri i zikaltëve konfirmoi se Skriniar do jetë me skuadrën por jo si kapiten.
5 Shkurt 2023, 08:55 -
Ndahet nga jeta ish-presidenti i Pakistanit, kush ishte gjenerali i lartë që drejtoi vendin në kohët më të vështira
Ish-presidenti i Pakistanit, gjenerali Pervez Musharraf, i cili mori pushtetin në një grusht shteti në vitin 1999, ka vdekur në moshën 79-vjeçare. Musharraf, i cili ishte president nga viti 2001 deri në vitin 2008, vdiq pas një sëmundjeje.
5 Shkurt 2023, 08:37 -
A u detyrua Ardern të jepte dorëheqjen si kryeministre e Zelandës së Re?
Ngacmuesit e botës kanë arritur të thyejnë shpirtin e udhëheqëses tonë më të kujdesshme, shkroi në një editorial të saj gazeta neo–zelandeze “New Zealand Herald”. Kryeministrja Jacinda Ardern habiti botën javën e kaluar kur njoftoi dorëheqjen e saj përpara zgjedhjeve parlamentare që do të zhvillohen këtë vit.
5 Shkurt 2023, 07:49 -
-
Sot 19 vite nga themelimi i Facebook nga Mark Zuckerberg dhe 4 shokët e dhomës në konvikt
Që atëherë, Facebook është transformuar një nga motorët më të fuqishëm të komunikimit në botë. Krijimi i Zuckerberg, për mirë dhe për keq, ka ndryshuar përgjithmonë mënyrën se si njerëzit lidhen, si bizneset fitojnë para, se si politikanët marrin pushtetin dhe sesi informacioni rrjedh nëpër komunitete dhe kultura.
4 Shkurt 2023, 21:59 -
Asociacioni i komunave serbe, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: Qëndrimi i Beogradit ndaj Prishtinës, armiqësor! 3 kushtet që shmangin rreziqet
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka reaguar lidhur me situatën në Kosovë. KASH thekson se po ndjek me detaje zhvillimet rreth dialogut Prishtinë-Beograd, për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndër-shtetërore në mes tyre.
4 Shkurt 2023, 20:49 -
Mero Baze: Alibia ligjore që Berisha po kërkon për të mos hyrë në zgjedhjet e 14 majit
Sali Berisha po përgatitet të paraqesë mos hyrjen në zgjedhje. Për këtë nuk vlejnë vetëm deklarata e tij, por dhe mungesa e përgatitjeve për zgjedhje. Dhe pse kandidatët e tij janë zgjedhur përmes “primareve” qysh vitin e kaluar, askush prej tyre nuk është shfaqur në fushatë.
4 Shkurt 2023, 20:17 -
Nuk i zgjat më shumë se 3 ditë arratia vrasësit të ‘Ndrangheta-s’, u prangos sot në Napoli
Vrasësi i Ndranghetës, Massimiliano Sestito, i cili u arratis 3 ditë më parë teksa ishte në arrest shtëpie, është prangosur pasditen e sotme në Napoli. Ai u bllokua nga karabinierët e Milanit dhe Napolit në stacionin Sant'Anastasia të Circumvesuviana. Ai kishte ikur nga shtëpia e tij në Pero natën midis të hënës dhe të martës.
4 Shkurt 2023, 19:31 -
Kurti diskuton propozimin e BE-së me përfaqësuesit e shqiptarëve dhe boshnjakëve në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka diskutuar të shtunën propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, me përfaqësuesit e shqiptarëve dhe boshnjakëve në Kuvendin e Serbisë
4 Shkurt 2023, 18:11 -
Kosovë, askush plotësisht i kënaqur me Projektligjin për lirinë fetare
Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lirinë fetare, i cili është miratuar nga Qeveria e Kosovës më 25 janar, nuk përmban ndryshime të mëdha dhe rrënjësore, krahasuar me projektligjet e miratuara nga qeveritë e kaluara, vlerësojnë përfaqësues të bashkësive fetare. Sociologu i religjionit, Ismail Hasani, në anën tjetër, thotë se në këtë projektligj ka mjaft terme të ngatërruara, të cilat më vonë mund të nxjerrin probleme.
4 Shkurt 2023, 17:35 -
Balona kineze që fluturon mbi SHBA ‘shuan’ shpresat për shkrirje diplomatike! Ç'po ndodh mes dy superfuqive?
Zhurma politike për një balonë të dyshuar spiune kineze që lëvizte mbi Shtetet e Bashkuara jo vetëm që prishi një vizitë të planifikuar në Pekin nga diplomati i lartë amerikan, por gjithashtu kërcënon të prishë përpjekjet e të dy vendeve të cilat kanë pasur marrëdhënie disi akullnajore me njëra-tjetrën.
4 Shkurt 2023, 17:06 -
Inceneratorët/ Xhixho: Afera më e madhe, e paligjshme! Në 11 shkurt na u bashkoni në protestë
Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho e ka cilësuar si megaaferë inceneratorët, por edhe procedurë të jashtëligshme. Sipas Xhixhos, një VKM e vitit 2013 nuk ishte e bazuar në ligj, megjithatë i hapi rrugën ndërtimit të inceneratorit të Elbasanit dhe të Fierit.
4 Shkurt 2023, 15:57 -
Inteligjenca Artificiale: Agimi i një epoke të re që do të na shkundë
Këto programe analizojnë miliarda pjesë të të dhënave, duke gjetur modele dhe duke marrë vendime të bazuara në probabilitet për përgjigjet që japin. Kur OpenAI – një kompania e teknologjisë e themeluar 8 vite më parë në një partneritet shumë miliarda dollarësh me Microsoft – hodhi në rrjet në nëntor 2022 aplikacionin ChatGPT për përdorim publik falas, paralajmëroi ardhjen e një “të ardhmeje befasuese”.
4 Shkurt 2023, 15:56 -
Dita Botërore Kundër Kancerit, Manastirliu: Vaksina kundër HPV falas për 15 mijë vajza në vit
Në Ditën Botërore të Luftës Kundër Kancerit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, bëri thirrje për rritjen e ndërgjegjësimit për vaksinimin kundër HPV për mbrojtjen e vajzave ndaj Virusit të Papilomës Humane. Nga Qendrën Shëndetësore nr.10 në Tiranë, ku pa nga afër procesin e vaksinimit kundër HPV të vajzave 13-vjeçare, Manastirliu tha se 15 mijë vajza në vit përfitojnë nga kjo vaksinë falas.
4 Shkurt 2023, 13:25 -
-
13 vite më pas, ‘Dëshmorët e 4 shkurtit’ rikthehen në rrugë! Berisha hoqi dëshmorët, rruga u quajt ‘Ibrahim Rugova”
Dëshmorët e 4 shkurtit rikthehen si emërtim rruge në Tiranë. Në 2012-ën në kohën e Lulzim Bashës kryebashkiak, rrugës iu ndryshua emri, dhe sot e kësaj dite emërtohet Ibrahim Rugova. 13 vite më pas, Këshilli Bashkiak rikthen tabelën e dëshmorëve të masakrës së Tiranës që vendoset në segmentin pranë emblemës së Kosovës.
4 Shkurt 2023, 11:46 -
VIDEO/Shkatërrohet grupi kriminal në Tiranë, drejtohej nga një 40-vjeçare! Arrestohet me 3 bashkëpunëtorët! Sekuestrohen 6 kg kokainë e heroinë, 83.555 euro dhe 420 mijë lekë
Katër anëtarë të grupit kriminal që merrej me shpërndarjen e heroinës dhe kokainës në zona të ndryshme të kryeqytetit kanë rënë në prangat e policisë. Ata janë identifikuar si Brikena Frakulli, 40 vjeçe, Hortenca Biçaku, 41 vjeçe, Klevi Banushi, 20 vjeç dhe Artur Kristo, 45 vjeç.
4 Shkurt 2023, 11:29 -
Alda Klosi kontratë për ndërtim pallatesh, si u pasurua pasi u emërua drejtoreshë në Ministrinë e Financave dhe tek Rindërtimi! Ka 5 apartamente, 2 troje dhe 1 makinë
Ish-shefja e kabinetit të Arben Ahmetaj, Alda Klosi sipas të dhënave që Shqiptarja.com disponon është pronare dhe bashkëpronare e disa pasurive të paluajtshme në Shëngjin dhe në Tiranë.
4 Shkurt 2023, 10:58 -
U padit për një postim në Twitter, Elon Musk shpallet i pafajshëm
Themeluesi i Tesla-s, Elon Musk, është shpallur i pafajshëm pas një postim në Tëitter, në të cilin ai tha se kishte "siguruar fonde" për të privatizuar prodhuesin e makinave elektrike dhe aksionerët kishin rënë dakord për këtë gjë. Musk u përball me një padi në grup të ngritur në emër të aksionerëve të Tesla-s, të cilët argumentuan se ai kishte mashtruar me postimin e tij të postuar në vitin 2018.
4 Shkurt 2023, 10:41 -
-
Arrestohet Alda Klosi! Pastruesja 'e penduar' e drejtësisë: Edhe 400 mijë eurot i mora në shtëpinë e saj! Paratë i vinin me çanta, s'e di nga kush! Pritet ballafaqim mes të dyjave
Policia e Tiranës arrestoi në mbrëmje zyrtaren Alda Klosi, ish-shefen e kabinetit të Arben Ahmetaj, e cila doli në skemë pas arrestimit në 7 janar të pastrueses së shtëpisë. Pastruesja e shtëpisë Rozeta Dobi po bashkëpunon me drejtësinë, ku sipas dëshmive të saj, se dhe 400 mijë eurot e gjetura në tubin e aspiratorit të shtëpisë së saj, i përkasin Alda Klosit. Dëshmia e pastrueses: Alda Klosi e inskenoi grabitjen, që të fajësonte-ish burrin
3 Shkurt 2023, 23:26