-
-
Ligjërohet tregtimi i monedhave virtuale në Shqipëri! Hyn në fuqi rregullorja! Subjektet ‘në lupën’ e AMF që të mos pastrojnë para
Edhe në Shqipëri do të lejohet tregtimi i monedhave virtuale. Rregullorja që i hap rrugën këtij aktiviteti tanimë ka hyrë në fuqi. Subjektet do të kenë mundësi të aplikojnë për tre lloje licencash, dhe do jenë nën hetimin e Autoritetit të Mbikëqyrjes financiare për të mos lejuar pastrimin e parave.
30 Nëntor 2021, 20:10 -
Ekskluzive/ Milionerët e rinj të Kuvendit, pasuritë e zbuluara për herë të parë nga Gjiri i Lalzit deri në Holandë, kush janë ‘bejlerët’ e PD, deputeti me orë 17 mijë euro
Report Tv zbulon ekskluzivisht pasurinë e deputetëve më të pasur që morën mandatin për herë të parë në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Në krye Ramadan Likaj PD, me qindra mijëra m2 tokë, vila, biznese dhe orë Rolex. Pasuri befasuese Fation Veizaj dhe Leart Duraj. Alfred Rushaj shtëpi në Kroaci. Saimir Korreshi shtëpi në Athinë. Ornaldo Rakipi rezulton pa shtëpi.
30 Nëntor 2021, 16:09 -
Ish-kreu i Komunës Velipojë, më pas ndërtues, u ekzekutua me silenciator në Shkodër! Gruaja e Pashko Ujkës kujtoi se kishte pësuar infarkt! Konfliktet për pronën pista kryesore e hetimit
Një ditë pas vrasjes me silenciator të ish-kryetarit të Komunës së Velipojës dhe ish-deputetit Pashko Ujka policia e Shkodrës ende nuk ka gjetur gëzhojën që doli nga qyta e pistoletës. Report Tv ka filmuar paraditen e kësaj të marte ekspertë kriminalistikë që kërkojnë me detektorë për gjetjen e gëzhojës. Autori i vrasjes ende nuk është identifikuar
30 Nëntor 2021, 08:49 -
Izraeli paralajmëron SHBA-të dhe aleatët perëndimorë për 'strategjinë' e armëve bërthamore nga Irani
Një 'luftë historike' mes Izraelit dhe Iranit ka bërë që Izraeli të ‘zgjohet’ dhe të veprojë për të marrë situatën nën kontroll përballë 'fuqive' të mëdha perëndimore, nisur nga aktivitetet e dyshimta të Iranit së fundmi.
30 Nëntor 2021, 01:47 -
Shkodër, për herë të dytë i bëhet atentat pranë shtëpisë, vdes në spital ish-kryetari i Velipojës! Gruaja: Pamë vetëm kur ra në tokë (konfirmon se u qëllua me silenciator)! Autori u largua në këmbë (VIDEO)
Ish-kreu i Komunës së Velipojës, Pashko Ujka ka rënë pre e një atentati mbrëmjen e kësaj të hëne, për pasojë ka humbur jetën në spital. Ai mori një plumb vdekjeprurës në shpinë. Asnjë gjurmë nga autorët. Ujka ka qenë më herët edhe deputet në parlamentin e Shqipërisë.
29 Nëntor 2021, 18:36 -
-
-
Paradoksi pas vizitës së Ramës/ 30 vjet nga rivendosja e marrëdhënieve diplomatike, por pse prej 8 vjetësh Shqipëria ende pa ambasador në Vatikan?
Përtej shkëlqimit të pamohueshëm të marrëdhënieve që faktohet më së miri nga dy vizita apostolike në këto 30 vjet, ka një detaj që në publik palët bëjnë përherë kujdes të mos e prekin, por në bisedat diplomatike private është përherë temë e nxehtë diskutimi: prej më shumë se 8 vjetësh, Shqipëria nuk përfaqësohet në Vatikan në nivel ambasadori, por me një të ngarkuar me punë, edhe ajo e pandryshuar prej më shumë se 8 vitesh.
27 Nëntor 2021, 21:37 -
-
‘Fajin e ka i vdekuri Fabian Gaxha’, si u lirua Erigers Mihasi nga qelia para se të vritej në Astir! Roli i prokurorit Emëror Kasaj, si ‘avulluan’ provat! Dëshmitë e rreme të dy vajzave misterioze
Erigers Mihasi që vra në zonën e Astirit në 13 nëntor 2021 u implikua në grabiten e shtëpisë së Elton Çiçës në Tepelenë dhe dhunimin dy prindërve të tij pas masakrës së tetorit 2018 në ish-Bllok. I morën gjurmët e gishtave pasi shkoi në Spitalin Ushtarak për të parë shokun e tij të vrarë Fabian Gaxha. Pasi gjurmët e tij dolën në makinën e krimit në Tepelenë, prokurori Emëror Kasaj urdhëroi arrestimin në janar 2019. I dyshimtë lirimi nga burgu 6 muaj më pas. Si u ngritën dhe ranë alibitë.
27 Nëntor 2021, 17:22 -
Shembja e pallateve të dëmtuar në Kombinat, Gjykata Administrative i jep të drejtë bashkisë
Gjykata çmon se vendimi i Këshillit Bashkiak Nr. 111 i marrë më datë 28.09.2020 për miratimin e prishjes së detyruar nuk bie në kundërshtim me VKM nr. 887, datë 24.12.2019 duke rrëzuar në këtë mënyrë edhe pretendimet e PD-së dhe të LSI-së të cilat tentuan bllokimin e projektit të rindërtimit duke organizuar protesta të vazhdueshme me anëtarët e tyre.
27 Nëntor 2021, 16:14 -
Pas regjistrimi të dosjes 'Tahiri' në GJKKO, përcaktohet trupa gjykuese që do vendosë për fatin e ish-ministrit
Një ditë më parë dosja ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-zyrtarit të lartë të policisë Jaeld Çela, u regjistrua në Gjykatën e Posaçme të Apelit, ndërsa sot u përcaktua trupi gjykues. Trupi gjykues do të kryesohet nga Daniela Shirka, anëtare Ilirjana Olldashi. Anëtari i tretë pritet të delegohet nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.
26 Nëntor 2021, 14:03 -
Gjykata e Lartë vendosi për rigjykim me tjetër trupë gjykuese, dosja ndaj Saimir Tahirit regjistrohet në Apelin e GJKKO
Dosja ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri është regjistruar në Gjykatën e Posaçme të Apelit. Dosja është dorëzuar nga Gjykata e Lartë, pas marrjes së vendimit për kthimin për rigjykim të çështjes me trupë tjetër gjykuese.
25 Nëntor 2021, 09:23 -
-
Princi i kurorës së Abu Dhabit pritet të vizitojë Turqinë me synim bashkëpunimin dypalësh pas krizave në Lindjen e mesme
Vizita do të jetë e para në një dekadë pasi vendet kanë luftuar për ndikimin rajonal dhe kanë mbështetur palët kundërshtare në konflikte, por Ankaraja ka kërkuar të ulë tensionet me Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) dhe aleatët e saj arabë në muajt e fundit.
24 Nëntor 2021, 01:10 -
Ylli Pata: Spostimi i sforcuar djathtas i Ilir Metës, që u shit për 16 vjet si 'kingmaker' i politikës shqiptare
Ilir Meta ka shpallur planin e tij, që në fakt ishte i paralajmëruar prej kohësh. Për të cilin është shkruar e kemi shkruar, mjaft herët, madje që kur e firmosi dekretin e tij të zhbërjes së 30 qershorit 2013, e pozicionimit në pozita “sovraniste” e “konservatore”.
23 Nëntor 2021, 17:33 -
Përdhunoi të bijën 14 vjeçe, 'Kushtetuesja' i mbyll dyert e burgut Tom Bregut, historia që shokoi opinionin publik 7 vite më parë
Gjykata Kushtetuese rrëzon pretendimet e Tom Bregut për të rrëzuar vendimet e gjykatave që e kanë dënuar në vitin 2014 me 28 vite burg për abuzim seksual me të bijën 14 vjeçe
23 Nëntor 2021, 15:36 -
-
-
Me kërkesë të SPAK, 3 të dënuarit Redjan Rraja, Fatmir Pjetri dhe Aleksandër Llanaj izolohen për 1 vit në regjimin '41-bis'
Me kërkësë të SPAK, Redjan Rraja, Fatmir Pjetri dhe Aleksandër Llanaj janë izoluar në regjimin “41-bis”. Thelbi i regjimit “41-bis” është nevoja për të penguar komunikimin e të burgosurve me njerëz jashtë.
22 Nëntor 2021, 21:37
