-
PD debat për borxhet e ujësjellësit ndaj OSHEE, ministrja: S’i detyrojmë dot të paguajnë, sot bashkia po paguan dhe detyrimet që la pas Basha
Në Komisionin e Ekonomisë ka pasur debate të forta mes ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe deputete demokrat Alfred Rushaj lidhur me borxhet që ujësjellësi i ka OSHEE.
26 Tetor 2021, 13:10 -
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për motin ngre alarmin për efektin serë: Do të shkaktojë vuajtje për qindra apo mijëra vitet e ardhshme
Organizata Botërore Meteorologjike paralajmëroi të hënën se përqendrimet e gazeve që krijojnë efektin serë, kishin arritur një rekord të ri vitin e kaluar dhe kanë vazhduar të rriten me një ritëm më të shpejtë se norma mesatare në dekadën e fundit, pavarësisht një rënie të përkohshme gjatë Pandemisë Covid-19.
26 Tetor 2021, 08:16 -
'500 mijë USD pasuri të paligjshme', përjashtohet nga drejtësia gjyqtari i Tiranës Ardian Kalia, prokuroria i mbylli dosjen, KLD-ja e shpëtoi nga shkarkimi
Komisioni i Vetingut përjashton nga sistemi gjyqtarin e Tiranës Ardian Kalia pas dhënies së dorëheqjes, në 2014 u kallëzua nga ILDKPKI për mosjustifikim pasurie, në 2015 u kërkuar shkarkimi nga drejtësia
23 Tetor 2021, 09:06 -
-
-
KKT miraton lejet e ndërtimit për hekurudhën Tiranë-Durrës, një masterplan dhe vileta në Dajt dhe portin e Rodonit
Leja e ndërtimit për linjën hekurudhore Tiranë-Durrës, ajo për centralin fotovoltaik të Qyrsaqit si apo Porti i Jahteve Marina Rodon janë disa lejet që Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi në mbledhjen e tij të parë qysh nga nisja e punës së qeverisë së re.
22 Tetor 2021, 15:16 -
Meta: Vendi ynë me vdekshmëri më të lartë në Europë nga COVID-19! Komiteti i Ekspertëve të rishohë masat për parandalimin dhe trajtimin e pandemisë
Presidenti Ilir Meta ka vënë alarmin për situatën me pandeminë në vend, teksa shkruan se Shqipëria është renditur nga FMN si vendi me vdekshmëri më të lartë në Europë nga COVID-19. Me një postim në Facebook, Meta i bën thirrje Komitetit Teknik të Ekspertëve që që të analizojë këto të dhëna dhe të rishihen masat për parandalimin dhe trajtimin e pandemisë.
22 Tetor 2021, 12:00 -
Bankers rikonstruksion fushës së sportit në Zharrës, investim edhe në zyrat e administratës
Fusha e Sportit dhe zyrat e njësisë administrative në Zharrës të Patosit do të shohin investimin e parë pas shumë vitesh të lëna në harresë. Me një investim të Bankers Petroleum, në bashkëpunim me Bashkinë e Patosit, pas rindërtimit fusha e sportit do të marrë një pamje plotësisht të re.
21 Tetor 2021, 18:14 -
Eduard Zaloshnja: 'Bashki' është shqip! 'Komunë' është fjalë e huazuar…
Fjala “komunë” është një huazim në shqip (shembulli më i njohur i një komune në historinë europiane është Komuna e Parisit më 1871). Një përkthim i drejtpërdrejtë në shqip i fjalës “komunë” është fjala “bashki”. Por nuk dihet për ç’arsye, gjatë mbretërimit të Zogut dhe në periudhën 1992-2015, njësitë administrative rurale quheshin komuna në Shqipëri, ndërsa ato urbane quheshin bashki.
21 Tetor 2021, 17:19 -
“Nuk kishim para! Morëm kredi për të jetuar”, rrëfehet gruaja e Lulzim Bitrit që u ekzekutua në Elbasan! Zbulon përfshirjen e tij në vrasjen në Tetovë dhe ‘miqësinë’ me Talo Çelën
Bashkëshortja e Lulzim Bitrit, i cili u qëllua me armë pranë një karburanti në Elbasan, ku ishte së bashku me Ardian Çollakun ka treguar se së fundmi kanë pasur dhe vështirësi ekonomike
21 Tetor 2021, 13:57 -
'Shkrihet' SHÇBA, ministri i Brendshëm prezanton projektligjin e ri për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore
Kohën kur Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, ka prezantuar tek ‘Ligjet’ projektligjin për transformimin e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat strukturë e cila heton Policinë e Shtetit, deputeti i opozitës Enkelejd Alibeaj kërkoi që në komision të paraqitet për raportim kreu i Policisë së Shtetit, Gledis Nano.
21 Tetor 2021, 11:06 -
-
Gjykata Kushtetuese rrëzon Rovena Gashin dhe vulos shkarkimin, mbeten në fuqi të gjitha vendimet e KPA ku mori pjesë Luan Daci që u dënua nga GJKKO
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesën e Rovena Gashit për të rrëzuar shkarkimin e saj nga KPA për shkak të pjesëmarrjes në trupin gjykues të Luan Dacit që u dënua më pas për falsifikim dokumentesh. Disa ditë më parë u shkarkua edhe Dritan Gina, bashkëshorti i ish prokurores.
20 Tetor 2021, 18:51 -
-
Këshilli Kombëtar i Integrimit, Tabaku: Shqipëria e papërgatitur për negociatat! Balla: I kemi plotësuar kushtet! Mazi: Jemi gati, negociatat me metodologjinë e re
E ndërsa maxhoranca e cilëson pozitiv progres raportin e KE, për përfaqësuesit e opozitës të paktën 9 tregues janë negativë. Në këshillin e Integrimit kryetarja Jorida Tabaku tha se nuk sheh rezultate të drejtësisë së re dhe korrupsionin është i lartë në administratë, ndërsa Bylykbashi i cilësoi regres zgjedhjet e 25 prillit.
20 Tetor 2021, 10:37 -
Ylli Pata: Lulzim Basha në provën e parë si 'jurist'
Përveç aktivitetit të tij jo shumë të qartë si jurist i UNMIK-ut në Kosovë, Lulzim Basha, si jurist, gjatë aktivitetit të tij politik në Shqipëri nuk ka firmosur ndonjë reformë apo hartuar ndonjë ligj. Të paktën deri tani, edhe pse ka një diplomë të një universiteti prestigjoz në xhep për ligj, si ai i Utrechtit.
19 Tetor 2021, 18:42 -
-
-
Ylli Pata: Mbështetësit e 'revolucionit' të 2019-s, të gjithë sot kundër Bashës
Skenat e mbrëmshme e të sotme; nga Maqedonia e Veriut dhe e Kosova, ku liderë të ndryshëm opozitarë gëzohen për fitoren e tyre në qytete të ndryshme, apo qenien në balotazh në disa të tjerë, me shumë gjasa kanë futur në depresion Lulzim Bashën.
18 Tetor 2021, 18:56 -
Ekzekutimi i ish anëtarit të bandës së Aldo Bares, u rrëmbye në Lushnjë dhe u vra në Peqin me 4 plumba, 3 në shpinë dhe një në kokë
Alban Semaku, ish-anëtari i bandës së Lushnjës, është ekzekutuar me 4 plumba nga pas, tre i ka në shpinë dhe një në kokë. Semaku është rrëmbyer në qytetin e Lushnjes ku kishte vetëm 5 muaj pasi ishte liruar nga burgu dhe më pas është ekzekutuar në Peqin pranë lumit të Shkumbinit ku u gjet dhe trupi i pajetë. Në rrëmbimit të tij janë përfshirë më shumë se 3 persona, të cilët mbeten ende të paidentifikuar.
18 Tetor 2021, 14:00 -
Adriatik Doci: Ilir Meta adhuruesi i fshehtë i Koço Kokëdhimës, një koincidencë me emrat e fëmijëve, flirti me rusët dhe një qarkore e SHBA
Disa fakte, rrethana dhe koincidenca konfirmojnë një aleancë dhe ndërveprim sa të çuditshëm aq edhe okult mes Ilir Metës dhe Koço Kokëdhimës. Raporti mes tyre është aq mistik, kompleks dhe i ndërvarur sa që goditja përfundimtare dhe ballore e Kokëdhimës në vjeshtën e vitit 2016 duket se ka parashkruar edhe fatin politik të Ilir Metës, tashmë i shkarkuar nga Parlamenti dhe i padëshirueshëm nga Perëndimi.
18 Tetor 2021, 11:32
