-
-
Gjendet i ekzekutuar me armë zjarri në Peqin ish-anëtari i bandës së Lushnjes! 38-vjeçari me dy emra, u vra 5 muaj pas doli nga qelia! I dënuar më parë për vrasje, kanosje e trafik droge!
Trupi i pajetë i gjetur i vrarë me disa plumba pranë pyllit dhe lumit Shkumbin në qytetin e Peqinit rezulton të jetë 38 vjeçari Alban Semaku, ish-anëtar i bandës së Lushnjes, i cili deri në vitin 2011 mbante dhe emrin Elton Mermali. 38-vjeçari lidhet me një sërë ngjarjesh kriminale të ndodhura më parë, ndërsa ka qenë i dënuar për vrasje, kanosje trafik droge.
17 Tetor 2021, 12:44 -
Ish-ambasadori i parë amerikan në Tiranë, Christoher Hill pritet të emërohet në Serbi! Njeri i besueshëm i Biden dhe mik i shqiptarëve
Nominimi i diplomatit, Christoher Hill, për ambasador të ri amerikan në Serbi, është një sinjal se presidenti amerikan, Joe Biden, po dërgon në këtë vend një njeri të besueshëm.
16 Tetor 2021, 11:45 -
Skeda/ 40 komisionet hetimore 1992-2021, një histori dështimi dhe zhurme politike, nga ‘komisioni i veshit’, Tivarit, 21 Janari, administrata dhe droga që mbajnë vulën e PD-së
“Nëse do të mbyllësh një çështje, ngre një komision hetimor parlamentar", historia e komisioneve hetimore gjatë tre dekadave me fund të njëjtë, pas mbeti vetëm kostoja financiare. Komisionet më të dështuara janë iniciuar nga PD-ja që kërkon sot edhe tre komisione hetimor
15 Tetor 2021, 09:07 -
Drejt mbylljes procesi i shitjes së Alpha Bank, pesë banka në garë për ta blerë
Data 18 tetor do të jetë afati i fundit i paraqitjes së ofertave për blerjen e “Alpha Bank Albania”. Sipas burimeve nga tregu, janë pesë konkurrentë që kanë hyrë në fazën e dytë dhe më të rëndësishme të procesit, kryerjen e “due diligence”. “Due diligence” është procesi i analizimit financiar dhe ligjor të kompanisë në shitje, në përfundim të të cilit blerësit e interesuar mund të formulojnë edhe ofertën zyrtare të detyrueshme për t’u respektuar (binding).
15 Tetor 2021, 01:45 -
-
Familja dhe varfëria shtyjnë gratë drejt radikalizmit, OSBE: 50% e ballkanasve të larguar në Siri dhe Irak ishin gra dhe fëmijë
Arsyet ekonomike janë shkaku kryesor që gratë dhe vajzat e Ballkanit Perëndimor ndërmarrin iniciativa të ashpra për tu bërë pjesë e radikalizmit në Siri apo Irak, u tha sot në një konferencë me këtë tematikë në Tiranë.
14 Tetor 2021, 18:08 -
-
Vendet e G20 kanë rritur me 4% emetimet e karbonit, priten masa për të vënë në kontroll ndryshimet klimatike
Emetimet e karbonit në vitin 2021 po rriten tek 20 vendet më të pasura në botë. Sipas raporti të Transparencës Klimatike, CO2 do të rritet me 4% në të gjithë grupin G20 këtë vit. Ndërkohë që gjatë pandemisë niveli i CO2 ka rënë me 6%. Ndërkohë, Kina, India dhe Argjentina pritet të tejkalojnë nivelin e emetimeve të viti 2019.
14 Tetor 2021, 10:15 -
Vendimi/ Blerjet e barnave dhe pajisjeve mjekësore për spitalet publike kalojnë në dorë të Ogerta Manastirliut
Tenderët për blerjen e barnave dhe të pajisjeve të tjera mjekësore për spitalet publike, me vendim qeverie, tashmë do t'i kalojnë në dorë Ogerta Manastirliut. Tashmë të gjitha institucionet në varësi do t'i dërgojnë të dhënat dhe sasinë e barnave dhe pajisjeve mjekësore që u nevojiten, Ministrisë së Shëndetësisë, e cila do të kryejë blerjet.
13 Tetor 2021, 19:48 -
Ndërtimi i HEC-eve në Valbonë, Nepravishta: Të zbatohet urgjent vendimi i Gjykatës së Lartë! Kjo politikë e gabuar, hidrocentralet nuk e justifikojnë dëmin që i shkaktojnë natyrës
Në të gjithë Parkun Kombëtar të Luginës së Valbonës vijon puna e makinerive për të ndërtuar hidrocentralet që do të degradojnë më tej lumin dhe bukuritë e Alpeve Shqiptare edhe pse një vendim i Gjykatës së Lartë ka ndërprerë punën aty. Rea Nepravishta, aktiviste e të drejtave të njeriut, e ftuar në Report Tv ka folur ka folur për këtë skandal, që sipas saj i tejkalon çështjet mjedisore por lidhet me çështjet e zbatimit të ligjit.
13 Tetor 2021, 15:55 -
Çel dyert çerdhja dhe kopshti ‘Sunny Hill’, u financua nga qeveria e Katarit dhe Dua Lipa, Veliaj: Investimet në arsim, busulla e Tiranës së 30 viteve të ardhshme
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ambasadori i Katarit në vendin tonë, Ali Bin Hamad Al Marri, përuruan kopshtin në zonën e ish-Bllokut, vepër e cila u realizua falë grantit prej 5 milion dollarësh për financimin e projekteve të rikonstruksionit të tre institucioneve arsimore në Tiranë.
13 Tetor 2021, 13:35 -
-
Lufta kundër korrupsionit, Kina nis kontrollin për ekspozimin e ryshfetit dhe aktiviteteve ilegale
Partia Komuniste e Kinës dëshiron të forcojë sektorin financiar të vendit. Këtë muaj ajo filloi një raund të ri në fushatën e saj për të ekspozuar korrupsionin, ryshfetin dhe aktivitetet ilegale.
13 Tetor 2021, 02:55 -
Mbi gjashtë vite në krye të partisë AfD, Jorg Meuthen nuk do kandidojë për drejtimin e saj
Pas gjashtë vjetësh e gjysmë në krye të AfD, Jörg Meuthen nuk dëshiron të kandidojë për t'u rizgjedhur. Kjo thuhet në një letër që ai u dërgoi anëtarëve të partisë, e cila është vënë në dispozicion të mediave të ndryshme.
11 Tetor 2021, 17:39 -
Ekzekutimi i dyfishtë në Elbasan, objektivi i atentatorëve ishte Lulzim Bitri! Në atentat morën pjesë më shumë se 3 persona
Objektivi i atentatorëve, në ekzekutimin e dyfishtë në Elbasan, ku viktima mbetën Ardian Çollaku dhe Lulzim Bitri, objektivi i ekzekutimit ishte ky i fundit. Në këtë përfundim ka dalë grupi hetimor i ngritur për ngjarjen e rëndë, të cilët kanë zbritur sërish në terren ditën e sotme. Po ashtu bëhet me dije se në atentat morën pjesë më shumë se 3 persona, megjithatë ende nuk ka emra të dyshuar.
11 Tetor 2021, 12:39 -
Prezantohet plani me 3 pika për krizën energjetike! Rama: Të rrisësh pagat dhe pensionet përtej mundësive, logjikë e Sudes! Vendi do hynte në krizë urie brenda vitit (FJALA E PLOTË)
Sot jam këtu për t’ju thënë çfarë do të bëjmë ne, qeveria juaj, për ta përballuar këtë krizë, e cila kërcënon seriozisht buxhetet familjare, por edhe buxhetin e kompanisë sonë të shpërndarjes së energjisë, e për pasojë stabilitetin e të gjithë sistemit elektro-energjetik shqiptar.
9 Tetor 2021, 17:20 -
-
-
Raporti i KLSH/ Në burgje ilaçe të skaduara dhe kancerogjene, 85 % e tenderave të paracaktuar, kaos me administratën
Kontrolli i Lartë i Shtetit zbarkoi në Drejtorinë e Burgjeve duke konstatuar problematika serioze, në depot farmaceutike u gjet edhe një medikament me element kancerogjen. Administrata kaotike, nuk plotësohen dot 220 vende vakante, 85 % e tenderave në 2020 u zhvilluan me procedurën “negocim pa shpallje”
9 Tetor 2021, 08:49 -
Rama prezanton planin me 3 pika: S’ka rritje të çmimit të energjisë për familjet dhe biznesin e vogël! 200 mln euro fond për përballimin e krizës!
Pavarësisht krizës, energjia elektrike nuk do të ndërpritet dhe as do të rritet për konsumatorët familjarë dhe bizneset e vogla. Plani me 3 pika i përballimit të krizës, parashikon të kushtojë 200 milionë euro dhe plani do të jetë në zbatim deri në mesin e vitit 2022, kur pritet të zgjasë kriza.
9 Tetor 2021, 07:39
