-
22,800 shqiptarë nuk u lejuan të shkelin në BE në 2019, të tretit më të refuzuarit
Vendet e Bashkimit Europian kanë forcuar rregullat dhe kontrollet për emigrantët. Sipas të dhënave të Eurostat gjatë vitit 2019 rreth 717,600 shtetas jo të BE-se u refuzuan të hyjnë në shtetet anëtare nga kufijtë e tyre të jashtëm. Numri i refuzimeve u rrit me 58% përgjatë vitit të kaluar.
18 Dhjetor 2020, 07:31 -
FOTO dhe VIDEO/ Jeta luksoze e Taulant Pashos pas zhdukjes së prindërve, të cilët shkuan në Itali për ta pritur në derën e burgut dhe më pas u gjetën të masakruar
Report Tv sjell për herë të parë ekskluzivisht foto e video nga jeta luksoze e Taulant Pashos 33 vjeçarit që prindërit e tij shkuan ta takonin tek dera e burgut në 2015. Nga ai moment Shpëtim e Teuta Pasho u zhdukën për tu gjetur të pajetë 5 vite në vonë në afërsi të burgut ku doli i biri. Por zhdukja e prindërve s'ka shqetësuar aspak të birin i cili sot është i kërkuar në Itali e Shqipëri si personi i fundit që i takoi ata. Dy vite më pas në 2017 ai ka qëndruar i fshehur në Vlorë teksa bënte një jetë luksoze.
17 Dhjetor 2020, 17:05 -
Vrasja e masakrimi i çiftit Pasho/ Vajza për 'Pa Gjurmë': Banorët denoncuan se në garazhin e vëllait mbante erë të rëndë! Nusja, personi i fundit që i pa
Vajza e çiftit Shpëtim dhe Teuta Pasho, Vitoria në një intervistë ekskluzive për Report Tv ka sjellë detaje të reja tronditëse për vrasjen dhe masakrimin e 2 trupave të vrasjes së tyre. Ajo ka rrëfyer për emisionin "Pa Gjurmë" të gjithë itinerarin e prindërve të saj ditën e fundit që ajo ka pasur kontakte. Ajo flet edhe për një dëshmi të banorëve dhënë për një emision italian, se nga shtëpia ku qëndronte vëllai i saj, Taulanti dhe e dashura e tij, Elona, vinte një aromë shumë e keqe në garazhin e shtëpisë.
17 Dhjetor 2020, 15:50 -
Vrasja e çiftit Pasho në Itali, mediat italiane: Misteri i 40 mijë eurove të zhdukura
17 Dhjetor 2020, 13:48 -
Rastësi me datat? Ditën që djali lirohet nga burgu për drogë, zhduket çifti Pasho! Taulant Pasho prej 2 muajsh në burg në Zvicër
Dy janë pistat kryesore në të cilat po heton policia italiane lidhur me vrasjen dhe masakrimin e trupave të çiftit Teuta dhe Shpëtim Pasho në Itali. Taulanti lirohet nga burgu më 2 nëntor 2015, e njëjta ditë që çifti Pasho zhduket.
17 Dhjetor 2020, 09:18 -
-
-
-
Gjetja e 2 trupave në 3 valixhe në Itali, flet familjari i çiftit Pasho nga Vlora: Presim përgjigjen e ADN-së! Policia në kërkim të një valixhe të katërt! Gruan e rrahën barbarisht përpara se të vdiste!
Detaje të reja zbulohen nga gjetja e 2 trupave brenda 3 valixheve në Itali të cilët dyshohen se ishin një çift shqiptar. Sipas mediave italiane, policia është vendosur në kërkim të një valixhe të katërt në zonën ku gjetën të parat, kjo pasi mungojnë disa pjesë nga trupi i tyre.
16 Dhjetor 2020, 08:37 -
Gjenden 2 trupa brenda 3 valixheve në Itali, dyshohet se janë çifti i shqiptarëve nga Vlora, u zhdukën në 2015-n! Telefonata e fundit dhe debati me të dashurën e djalit
Dy kufoma, të copëtuara dhe të futura në 3 valixhe të ndryshme janë gjetur në Itali, midis Firences-Pisa-Livorno dhe burgut Solliçiano. Autoritetet italiane kanë dyshime të forta se mund të bëhet fjalë për trupat e një çifti shqiptarësh nga Vlora, të cilët u zhdukën pa lënë gjurmë në Castelfiorentino më 2 nëntor 2015, në rrethana të paqarta.
15 Dhjetor 2020, 19:28 -
Prishi objekte private duke shkaktuar dëm rreth 6 mln lekë/ SPAK mbyll hetimet, çon në GjKKO Zamira Ramin, ish-kryebashkiaken e LSI në Gjirokastër
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka njoftuar pak më parë se ka përfunduar hetimet në ngarkim të ish-kryebashkiakes së Gjirokastrës, e zgjedhur nga radhët e LSI, Zamira Rami dhe ka çuar në GJKKO çështjen.
15 Dhjetor 2020, 18:28 -
-
Guardia di Financa: Në 2020 u rrit ndjeshëm kultivimi i bimëve narkotike, policia asgjësoi 100%! Veliu: Drejt Italisë është trafikuar 37% më pak drogë! Meta: Nëhet për përfitime elektorale
Konferencë e përbashkët e Policisë së Shtetit dhe Policisë italiane, lidhur me rezultatet e luftës kundër kultivimit të kanabisit 2020. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veli ka bërë me dije se gjatë vitit 2020 janë kryer 143. 844 kontrolle në terren dhe janë asgjësuar 137.216 bimë narkotike, nga të cilat 15.828 kubikë.
14 Dhjetor 2020, 10:10 -
Meta me të rinjtë: Vendit i duhet një ndryshim i fortë, ky sistem pengesë për të ardhmen
Presidenti Ilir Meta është shprehur se vendit i duhet një ndryshim i fortë dhe i madh dhe këtë mund ta bëjë vetëm rinia. Ndërsa nuk kurseu akuzat nga qeverisë duke thënë se reforma në drejtësi u keqpërdor nga ana e saj.
12 Dhjetor 2020, 10:15 -
Mustafa për Report Tv: Imazhi i Kosovës dëmtohet nëse s'qartësohen akuzat për 4 ish- drejtuesit e UÇK-së! Kandidimi i Haradinajt për president, legjitim!
Marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri janë shumë të mira në letër, por ka mangësi në implementimin e marrëveshjeve. Isa Mustafa, kreu I LDK dhe një nga figurat kryesore politike në vend, analizon situatën politike në vend. Një marrëveshje për njohjen reciproke mund të vijë në 4 vitet e arrdhshme.
10 Dhjetor 2020, 14:49 -
Rrjedhja e LSI-së? Sondazhi i Institutit Piepoli dhe Report Tv për 25 prillin dhe precedentët në politikën shqiptare
Një sondazh i Institutit Piepoli dhe Report Tv i publikuar dy ditë më parë paraqiti një fotografim të perceptimit politik në Shqipëri, katër muaj pas zgjedhjeve të 25 prillit. Ky institut, i cili ka një përvojë në Shqipëri që në zgjedhjet lokale të vitit 2015, ka qenë përgjithësisht afër realitetit, në parashikimet që ka publikuar përpara zgjedhjeve, por edhe ditën e votimeve.
10 Dhjetor 2020, 12:48 -
Pas 22 vitesh 'Pa Gjurme' gjen Bashkim Xhinën në Francë/ Motra: S'besonim se do e takonim, i premtoi nënës se do të kthehet në Shqipëri (VIDEO)
U zhduk 22 vite më parë, gjendet në Nicë të Francës Bashkim Xhina. 52-vjecari humbi gjurmët në fund të gushtit të vitit 1998, kur në telefonatën e fundit që bëri me vëllanë, Dylaverin i tha se shumë shpejt do të kthehej në Shqipëri, por pas asaj dite do kalonin 2 dekada.
9 Dhjetor 2020, 17:45 -
Dokumenti 'sekret' i Ministrisë së Brendshme në 2016/ Si Lul Berisha-Shullazi bashkuan 2 bandat kriminale
Raporti i ministrisë në Prokurori: Lul Berisha drejton em telefon nga spitali i burgut, kunati e të tjerët vënë gjoba. Hetim udhëtimit misterioz 5 ditor të Shullazit në Itali. Dy grupe kriminale shumë të njohura dhe shumë të fuqishme që veprojnë në Shqipëri, tashmë janë bashkuar me njëri-tjetrin duke ritur ndjeshëm aktivitetin e tyre kriminal në disa qytete.
9 Dhjetor 2020, 12:05 -
Instituti Piepoli dhe Report Tv publikojnë sondazhin e parë për zgjedhjet 2021! Qeveria Rama akoma shumicë, PD në rritje, votat e LSI-së i kalojnë PS-së
Sondazhi i zhvilluar nga Report tv dhe Instituti prestigjioz italian Piepoli nxjerrin Partinë Socialiste shumicë në zgjedhjet e 25 prillit. Partia Demokratike është në rritje krahasuar me vitin 2017, ndërsa votat e LSI-së i shkojnë Partisë Socialiste. Në lidhje me rolin dhe qëndrimet e presidentit Meta, shqiptarët e kanë kritikuar shumë, ku shprehen se nuk po mbron Kushtetutën, por interesat personale e partiake.
8 Dhjetor 2020, 11:36 -
Fshehje e viktimave COVID në Shkodër? Ilir Beqaj për Report Tv: Budallallëqe! Më 25 prill PS ruan rezultatin e 2017-s në të gjithë qarkun
Drejtuesi i PS në qarkun Shkodër, Ilir Beqaj në një intervistë për Report Tv pranon se Shkodra ka krijuar kosto nga mungesa e drejtimit politik, por që është përmirësuar 3 muajt e fundit. Ai shpreh bindjen se PS do të ruajë në zgjedhjet e 25 prillit të njëjtin rezultat që mori në zgjedhjet e 2017-ës, ku e majta mori gjithsej 5 mandate deputetësh.
7 Dhjetor 2020, 15:05 -
