-
Banka e Shqipërisë: Situata e kredive me probleme, më e mirë se projeksionet
Rritja e deritanishme e kredive me probleme është e vogël dhe larg projeksioneve që nxiti inflacioni i lartë dhe zgjerimi i shpejtë e normave të interesit, vitin e kaluar. Banka e Shqipërisë shprehet se kjo mund të shpjegohet me stabilizimin e normave të interesit dhe forcimit të Lekut në kursin e këmbimit.
3 Shtator 2023, 07:30 -
Lufta në Ukrainë, në stilin propagandues, arrin në kinematë ruse
“Dëshmitari”, një dramë e sponsorizuar nga Rusia është filmi i parë artistik për pushtimin 18-mujor. Ky film i përshkruan trupat ukrainase si neo-nazistë të dhunshëm, të cilët e torturojnë dhe vrasin popullin e vet. Njëri nga ta madje e vesh edhe një fanellë me Hitlerin në të; një tjetër shfaqet duke marrë drogë. Filmi madje e shfaq karakterit kryesor duke pyetur veten: “A nuk është Ukraina Rusi?”
2 Shtator 2023, 09:34 -
I dënuar me 20 vite burg për trafik droge, Alket Hatija ekstradohet në Itali, u kap duke ushqyer pulat në Durrës! Burime: Në vëzhgim prej 20 ditësh
Një ditë pas arrestimit në Durrës, Alket Hatija, i dënuar për trafikim droge me 20 vjet burg në Itali, u ekstradua drejt Milanos të mërkurën. 50-vjeçari po ushqente pulat tek hoteli i tij në 04:00 të mëngjesit, kur forcat e rendit ndërhynë për ta arrestuar. Sapo kuptoi prezencën e policisë i shumëkërkuari tentoi të largohej, por nuk ia doli.
1 Shtator 2023, 15:19 -
VIDEO/ Koncesioni i sterilizimit, Arben Gjata dhe Genc Byrazeri paraqiten në SPAK
Rektori i Universitetit të Mjekësisë njëherësh shefi i kirurgjisë në QSUT, Arben Gjata të cilit i është caktuar masa detyrim paraqitjeje nga SPAK lidhur me hetimin e koncesionit të sterilizimit është paraqitur sot në SPAK. Në SPAK është paraqitur edhe Genc Byrazeri i cili ka qenë anëtar i Komisionit të tenderit të sterilizimit. GJKKO për ta ka caktuar masën ‘detyrim paraqitje’, prandaj siç e përcakton edhe procedura ai duhet të paraqitet në SPAK të premten e parë dhe të premten e fundit të çdo muaj
1 Shtator 2023, 10:08 -
OBSH do të vendosë rregulla për mjekësinë popullore
Prej mijëra vjetësh mjekësia tradicionale ka qenë pjesë përbërëse e sistemit të kujdesit shëndetësor në mbarë botën. Për shkak të bindjeve të thella ose për shkak të mungesës së medikamenteve të tjera, 80 përqind e popullsisë së botës përdorin sot në një mënyrë ose një tjetër mjekësinë tradicionale.
31 Gusht 2023, 08:20 -
‘Luftë e tmerrshme globale’, Papa Françesku nxjerr dokument të ri për mbrojtjen e natyrës
Papa Françesku së fundmi ka njoftuar se së shpejti do të nxjerrë një dokument të ri për mbrojtjen e natyrës, pasi sipas tij po ndodh një ‘luftë e tmerrshme’ botërore kundër mjedisit. Ai tha se dokumenti do të lëshohej më 4 tetor.
30 Gusht 2023, 16:10 -
-
‘Unë i përkas botës’, sot 113 vjetori i lindjes së Shën Nënë Terezës! Kisha i njohu shqiptares Gonxhe Bojaxhiu dy mrekulli
E njohur gjerësisht si Nënë Tereza e Kalkutës, por me prejardhje shqiptare, Gonxhe Bojaxhiu, do të ishte sot 113 vjeçe. Në moshën 18-vjeçare, ajo u shpërngul nga Maqedonia e Veriut për në Irlandë dhe më pas në Indi, ku jetoi pjesën më të madhe të jetës së saj.
26 Gusht 2023, 14:26 -
Pas dorëheqjes së tij, lideri i grupit e quajti armik, Ish-komandanti Wagner: Nuk ka Prigozhin tjetër! Me një lider të zgjedhur nga Moska, mercenarët do të largohen
Ish-komandanti i grupit Wagner, Marat Gabidullin, 57-vjeç, ka folur së fundmi për Prigozhin, i cili tha se në telefonatën e fundit që kishte pasur me të në vitin 2019, nuk kishte qenë e këndshme. Kjo për arsye se ai i kishte konfirmuar largimin e tij nga Wagner, ku Prigozhin e kishte quajtur menjëherë si armikune tij pas këtij veprimi që Marat kishte ndërmarrë.
25 Gusht 2023, 11:00 -
Rusët që vdiqën pas përplasjeve me Kremlinin
Njëra ishte gazetare e vendosur për të ekspozuar korrupsionin, keqpërdorimet dhe abuzimet – nga sallat e pushtetit në Moskë deri në fushat e vrasjeve në Çeçeni. Tjetri ishte një politikan i zjarrtë, që udhëhoqi protesta paqësore kundër presidentit rus, Vladimir Putin, mashtrimeve zgjedhore dhe agresionit të Rusisë në Ukrainë.
24 Gusht 2023, 23:20 -
Kush ishte krahu i djathtë i Prigozhin që humbi jetën në të njëjtin avion me të
24 Gusht 2023, 12:32 -
-
-
Ish-ambasadori amerikan: Lidhja mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara s'ka gjasa të thyhet, por duhet t'i dëgjoni këshillat e Perëndimit
Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, në një intervistë për rrjetin amerikan të lajmeve “Zëri i Amerikës“, ka thënë se “lidhja e jashtëzakonshme” mes Kosovës dhe SHBA-ve që ishte krijuar gjatë luftës së fundit në Kosovë nuk ka gjasa të thyhet
22 Gusht 2023, 21:32 -
Koncesioni për sterilizimin, KLSH: Rëndoi buxhetin e spitaleve publike, shteti pagoi faturat e energjisë e ujit! ‘Trauma’ shpenzoi 4 mln lekë shtesë në 2016-2017
Spitalet shtetërore janë ngarkuar financiarisht me pagesën e ujit dhe dritave që shpenzonte kompania fituese e koncesionit të sterilizimit. Auditi i KLSH ka rekomanduar rishikimin e kontratës pasi ka zbuluar se spitali i traumës ka paguar 4 milionë lekë të reja për faturat e energjisë së shpenzuar nga kompania “Sani Service” e Ilir Rrapajt
22 Gusht 2023, 16:56 -
Çështja 'Beleri' mund të ishte zgjidhur elektoralisht
Në zgjedhjet e prillit 2021, PS-ja mori 60% të votave në territorin e Bashkisë Himarë. Dhe ai votim ishte bio i brendshëm, sepse ngaqë rreziku i Covid-19 ishte i madh, shteti shqiptar i bllokoi kufijtë me fqinjët. Si rrjedhojë, zgjedhësit himariotë me banim në Greqi nuk mund të vinin me autobusë të paguar për të votuar.
22 Gusht 2023, 12:57 -
Vajza që arriti majat dhe i bëri jehonë në botë Shqipërisë! Dua Lipa feston sot ditëlindjen, ja historia e këngëtares së njohur nga Prishtina
Këngëtarja e njohur, Dua Lipa padyshim përfaqëson brezin e artë të shqiptarëve në diasporë që po shkëlqejnë në nivelet më të larta botërore dhe po i bëjnë jehonë vendit të tyre në skenat e mëdha të muzikës.
22 Gusht 2023, 11:47 -
-
-
Memo e prillit 2014, Rjepaj i propozoi Beqajt koncesionin e sterilizimit! Dokumenti që inicioi procedurën 100 mln euroshe
Zbulohet dokumenti i prillit 2014 ku ish zv.ministri i shëndetësisë Klodian Rjepaj i arrestuar për sterilizmin, i propozonte eprorit të kohës Ilir Beqaj miratimin e koncesionit 100 milionë euro. Në memo, ish-zv.ministri i LSI, shkruante se koncesioni do të sillte një hop cilësor në shërbimin e sallave kirurgjikale sipas standardeve të BE-së dhe do të ulte transmetueshmërinë e sëmundjeve.
21 Gusht 2023, 13:23 -