-
-
Marrëveshja me Serbinë, 'Elektrosever' merr licencën për furnizimin e veriut me energji elektrike
Zyra e Rregullatorit për Energji e Kosovës (ZRRE) miratoi të premten licencën për kompaninë Elektrosever, për furnizimin e veriut të Kosovës me energji elektrike. Bordi i ZRRE-së votoi me pesë vota për dhe asnjë kundër.
24 Qershor 2022, 14:49 -
Shpresë për negociatat/ Bullgaria miraton propozimin e Macron, heq veton! Rama: Tani Bashkimi Evropian të veprojë shpejt! Meta: Lajm i mirë nga Sofja mike
Nga Bullgaria ka lajme të mira. Parlamenti bullgar ka miratuar më në fund propozimin e Presidencës franceze të Këshillit të BE-së për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE. Por dje Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Kovaçevski tha se ka refuzuar propozimin francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë.
24 Qershor 2022, 13:20 -
-
SPECIALE/ Në zjarr me lopata, të nënvlerësuar dhe me pagë të ulët, vështirësitë që u duhet të përballen zjarrfikësit çdo ditë
Paga bazë e ulët, heqje shpërblimesh për orët shtesë dhe ditët e pushimit. Të gjitha këto shqetësojnë prej më shumë se një viti sindikatën e zjarrfikësve të Shqipërisë. Pakënaqësive u janë shtuar edhe mungesa e kushteve të përshtatshme për t’u hedhur në zjarr
23 Qershor 2022, 19:22 -
Kosovë/ Të premten pritet fillimi i zbatimit të marrëveshjes për energjinë
Zyra e Rregullatorit të Energjisë në Kosovë pritet që të premten të diskutojë licencën për kompaninë “Elektrosever”, që pritet të menaxhojë sistemin energjetik në katër komunat veriore të Kosovës të banuara me shumicë serbe.
23 Qershor 2022, 13:03 -
-
Ed Sheeran shpallet i pafajshëm në gjyqin e 'Shape Of You', ja shifra marramendëse me të cilën do të shpërblehet
Ed Sheeran dhe partnerët e tij në shkrimin e këngëve janë shpërblyer me më shumë se 900,000 £ (1.1 milion dollarë), pas fitores së tyre në një çështje të profilit të lartë për të drejtat e autorit mbi hitin e tij global të vitit 2017 “Shape of You”.
22 Qershor 2022, 22:05 -
Microsoft: 42 vende aleate të Ukrainës në shënjestër të sulmeve kibernetike ruse
Në kuadër të sulmeve të pandërprera kibernetike kundër Ukrainës, hakerët rusë të mbështetur nga shteti janë përfshirë në "spiunazh strategjik" kundër qeverive, organizatave studimore e humanitare, dhe bizneseve në 42 vende që mbështesin Kievin, tha kompania Microsoft në një raport të publikuar të mërkurën.
22 Qershor 2022, 21:52 -
Shkarkohet drejtori i Përgjithshëm i Parandalimit dhe Pastrimit të Parave, Elvis Koçi! Ja kush e zëvendëson
Iris Ago do të jetë drejtoresha e re e Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave. Vendimi është marrë ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Ajo zëvendëson në këtë post, Elvis Koçin, i cili është larguar nga kjo detyrë për motive që ende nuk dihen.
22 Qershor 2022, 17:49 -
-
Ikën Zana Çela, në krye të TKOB-së violinistja Abigeila Voshtina, të cilën artistët e donin të shkarkuar
Violinistja Abigeila Voshtina, do të jetë drejtoresha e re e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit (TKOB), për 4 vitet e ardhshme. Pasi Komisioni për vlerësimin e kandidatëve dha ‘ok’ për 2 finalistë, kryeministri Edi Rama hodhi firmën përfundimtare duke e zgjedhur atë në krye të institucionit të rëndësishëm të kulturës.
22 Qershor 2022, 16:31 -
Skeda/ Qeveria Rama 6 vendime në 7 vite për rritjen e pagave të ushtarakëve, Berisha u hoqi ushqimin para se të largohej nga pushteti në 2013
Të gjitha vendimet për trajtimin financiar të ushtarakëve gjatë viteve të fundit, nga rikthimi i trajtimit me ushqim në vitin 2015 deri tek rritja e pagave me 30 % me vendimin e sotëm të qeverisë
22 Qershor 2022, 15:53 -
U nis nga Durrësi, Guardia di Finanza prangos në Ancona ish policin shqiptar Fatos Hasku! Kishte mbushur makinën plot me heroinë! Emri i tij i lidhur edhe më parë me trafik droge
24 kg heroinë janë sekuestruar në Portin e Ankonës në Italia. Policia ka vënë në pranga një 50-vjeçar shqiptar që e kishte fshehur drogën në brendësi të makinës së tij tip “Mercedes”. Report Tv ka mësuar ekskluzivisht se bëhet fjalë për Fatos Haskun ish efektiv i policisë kufitare. Ai është arrestuar nga policia italiane me automjetin mercedes benz dhe i kishte në dyshemenë e modifikuar.
22 Qershor 2022, 10:10 -
Ylli Pata: Çfarë sistemi do të shkundë Ilir Meta pas 24 korrikut?!
Ilir Meta hodhi sërish sot një nga ato deklaratat e forta që tashmë jemi mësuar që prej kohësh, madje që ditën kur u zgjodh si President i Republikës, këtu e 5 vjet më parë. Meta deklaroi sot se sapo të lërë Presidencën, ai do të “shkundë sistemin nga themelet”, të cilën e shoqëroi si garniturë me çështjen e inceneratorëve, Butrintin, apo edhe akuza të tjera.
21 Qershor 2022, 18:49 -
-
Rihapen llogaritë e Ilir Metës me drejtësinë, SPAK nis hetimet për lobimin 700 mijë USD me para të dyshimta dhe të padeklaruara
SPAK regjistron kallëzimin penal për lobimin e Ilir Metës në SHBA me faturë 700 mijë USD, vepra penale e dyshuar regjistrohet pa emër. Meta me imunitet deri në korrik.
21 Qershor 2022, 09:34 -
-
Veteranët e UÇK-së paralajmërojnë sërish protesta para Kuvendit
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimatare të Kosovës, ka paralajmëruar të hënën sërish protesta, nëse nuk ndryshohet projektligji për pagën minimale, i cili tashmë është miratuar në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës.
20 Qershor 2022, 10:35 -
Shpresa për lëvizje në dialogun Kosovë-Serbi
Më në fund duket se do të ketë së shpejti lëvizje në dialogun Kosovë-Serbi. Pas vizitës së kancelarit gjerman, Olaf Scholz në Ballkan, duket se Kosova dhe Serbia po tregojnë gatishmëri të re. Sipas të ngarkuarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak javën e ardhshme pritet edhe një marrëveshje me rëndësi në kuadër të dialogut ndërmjet dy vendeve.
18 Qershor 2022, 19:55 -
U kap me drogë/ Agim Kajmaku bleu pasurinë 1 milionë lekë dhe ia shiti vetes 730 mijë USD, mbi 2.5 milionë USD llogari bankare dhe apartamente
Ish kryetari i Bashkisë së Vorës Agim Kajmaku bleu një pasuri me vlerë 1 milionë lekë dhe më pas e vlerësoi në 730 mijë USD, duke ia shitur kompanisë ku ishte bashkëpronar me gruan e tij.
18 Qershor 2022, 16:02