-
Raporti për krimet për janar 2021, Ministria e Brendshme: Ulen vrasjet, rritet dhuna në familje krahasuar me vitet e tjera
Ministria e Brendshme bëri sot publik raportin për kriminalitetin në muajin janar të këtij viti. Krahasuar me muajin janar të viteve 2016-2020 shifrat e vrasje janë ulur, pasi këtë Janar kanë ndodhur vetëm dy të tilla. Por referuar raportit nuk është e njëjta gjë për dhunën në familje, e cila në këtë janar ka qenë në rritje dhe janë regjistruar 132 raste të tilla.
7 Maj 2021, 16:57 -
Kreshnik Spahiu: Pse opozita s’ka këllqe të organizojë protesta dhe të mbushë sheshet?
Tradhtia historike e 2017, ku PD preu në besë elektoratin, shiti kauzën, mbylli çadrën dhe hyri në bashk-qeveri me Ramën, vulosi fundin e saj politik. Sot sheshet janë bosh. Askush nuk proteston, sepse ato protesta do i shërbenin vetëm Lulzim Bashës që mos jap dorheqjen.
7 Maj 2021, 16:52 -
-
Integrimi, Komisioneri për Zgjerim i BE: Shqipëria mund të fillojë bisedimet e pranimit pa Maqedoninë e Veriut
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut deri më tani janë trajtuar si të pandara në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian. Sidoqoftë, problemet me të cilat Shkupi është përballur kohët e fundit me Sofjen, për shkak të çështjeve të një konteksti historik, BE mund të detyrohet të mbajë Konferencën e parë Ndërqeveritare vetëm me Shqipërinë, në vend të të dy vendeve.
6 Maj 2021, 21:13 -
-
Çfarë po ndodh në PD-në e Shkodrës që i ka çmendur të gjithë?!
Akti i Helidon Bushatit, kreut politik të PD-së së Shkodrës që ju rrëzuan nervat me kolegun Ergys Kavaja në Shkodër, e më pas kërkoi falje, nuk ishte shkak, por një pasojë e një situate kaotike që po ndodh në PD-në e Shkodrës.
6 Maj 2021, 17:59 -
Lufta s’ka të sosur për të mbijetuarit e minave në kufirin Shqipëri-Kosovë
Dy dekada pas përfundimit të luftës së Kosovës, plagët janë ende të hapura në fshatrat e brezit kufitar të qarkut të Kukësit, ku mbi 200 të plagosur nga shpërthimi i minave serbe mbijetojnë me vështirësi dhe në mungesë totale të kujdesit shëndetësor.
6 Maj 2021, 14:55 -
Analiza e Dibrës: PD, më dobët se 2013, PS-ja, më shumë se 2 zgjedhjet e shkuara
Një nga rezultatet më interesante të leximit të votës së 25 prillit është ai i qarkut Dibër. Në analizat e diskutimet e postvotës, është tentuar të ndahet vendi në dy pjesë të kundërta; veriu blu e jugu lejla, po në fakt situata është më komplekse dhe me nuanca të ndryshme e përfshirëse ngjyrash politike.
6 Maj 2021, 13:44 -
Nishani dhe kritikët e Bashës dalin para medias: Zgjedhjet s' mund të humbeshin! Dorëheqja e parevokueshme e Bashës është fillimi i ringritjes (VIDEO)
Dorëheqja e parevokueshme e Lulzim Bashës nga kreu i Partisë Demokratike është fillimi i ringritjes së kësaj force politike. Ky është mesazhi i fortë i grupimit “Për PD-në”, që kanë dalë në një konferencë për shtyp ditën e sotme.
6 Maj 2021, 12:08 -
Tragjedia e Gërdecit/ SPAK kërkesë Gjykatës së Lartë: Rihapni gjyqin për Fatmir Mediun, nuk ka më imunitet! Ish-ministri i Mbrojtjes u kallëzua nga familja që humbi djalin 7-vjeç
Kur kanë kaluar 13 vite nga një prej tragjedive më të mëdha të ndodhura në Shqipëri, ajo e Gërdecit ku humbën jetën 26 persona, e ndërsa u plagosën mbi 300 të tjerë, një lajm shumë i rëndësishëm vjen për të gjithë ata që kanë kërkuar drejtësi.
6 Maj 2021, 10:40 -
Presidenti Biden dhe sanksionet ndërkombëtare, përplasja dhe kthim tek bashkëpunimi shumëpalësh
Përpjekjet e Presidentit Biden për të rigjallëruar dhe reformuar ekonominë amerikane kanë tërhequr vëmendje të madhe, por administrata ndërkaq po punon edhe në frontin ndërkombëtar për të zgjeruar dhe reformuar një rrjet sanksionesh që Shtetet e Bashkuara u kanë vendosur vendeve dhe individëve në mbarë botën.
6 Maj 2021, 07:37 -
Deputeti i zgjedhur i PD-së në Shkodër kërcënon gazetarin e Report Tv! Helidon Bushati kërkon ndjesë: U përfshiva emocionalisht, jam njeri prej gjaku dhe mishi
Ka qenë vetë gazetari Ergys Kavaja, i cili ka denoncuar publikisht deputetin e zgjedhur, ku thotë se në drekë ka marrë një telefonatë nga Helidon Bushati, i cili ka hedhur një lum fyerjesh banale dhe kërcënuesë për gazetarin dhe familjen
5 Maj 2021, 17:58 -
Carlo Bollino: Thjeshtësia fantastike e Demokracisë, që Basha e Berisha nuk duan të kuptojnë
Pjesëmarrja në votimet e 25 prillit ishte 46.3%, edhe më e ulët se 2017 që shkoi në 47%. Eshtë e qartë si drita e diellit që shumica dërrmuese mbi të cilën fantazonte Lulzim Basha, nuk u materializuar në ditën vendimtare të votës. Akuzat për manipulime te zgjiedhjeve artikuluar nga opozita, nënkupton se edhe një pjesë e madhe e zgjedhësve të PD-së ta ketë tradhëtuar partinë e tyre duke pranuar ta votojnë PS, pasi nuk do të shpjegohej ndryshe se si Edi Rama arriti shumicën. Ne fakt realiteti është më i thjeshtë
5 Maj 2021, 16:15 -
Jo më leje por vetëm njoftim, Gjykata Kushtetuese shfuqizon nenin 262 të Kodit Penal për protestat e tubimet: Të korrigjohet brenda 6 muajsh
Kush proteston apo organizon mitingje nuk do të ketë më detyrimin të marrë leje nga institucionet ligjzbatuese por thjesht duhet t'i njoftojë ato. Vendimi është marrë sot nga Gjykata Kushtetuesja e cila ka pranuar kërkesën e Gjykatës Apelit Shkodër dhe ka shfuqizuar nenin 262 të Kodit Penal për protestat.
5 Maj 2021, 13:38 -
Pulovra e larë me gjak dhe violina e Qemal Stafës
Kjo është pulovra orgjinale e larë me gjak që Qemal Stafa mbante në trup në momentin kur u qëllua për vdekje të martën e 5 majit të vitit 1942 në orën 09.35 në Tiranë. Pak më tutje dallohet violina që ai e kishte mësuar të luante që fëmijë. Më tej, pasaporta dhe disa libra, mes të cilëve shquhet “Historia e Materializmit”.
5 Maj 2021, 12:51 -
-
PD vendos të hyjë në Kuvend, Balla e përshëndet: Rikthimi në sistem është një lajm i mirëpritur, bojkoti s'të çon asgjëkundi
Taulant Balla ka përshëndetur këtë vendim e PD për rikthimin në parlament duke thënë se rikthimi i tyre në sistem është një lajm i mirëpritur dhe se rruga e bojkotit dhe e largimit nga institucionet nuk të çon asgjëkundi por vetëm në humbje.
4 Maj 2021, 22:36 -
Bujar Nishani: Basha humbës i përsëritur! Nuk do ta rrëzojë Ramën as për 18 vite
Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD Bujar Nishani, i ka bërë edhe njëherë thirrje kreut të PD-së, Lulzim Bashës që të japë dorëheqjen dhe të marrë përsipër përgjegjësinë për humbjen në zgjedhjet e 25 prillit. Në një intervistë për emisionin "Përballë", Nishani tha se qëndrimi i Bashës end enë krye të PD, rrezikon ta lërë vendin pa alternativë qeverisëse.
4 Maj 2021, 21:50 -
Diferenca në 4 qarqet e mëdha, lakmuesi i disfatës së Lulzim Bashës në 25 prill
Në Durrës, Elbasan, Fier e Korçë, PD-ja e Lulzim Bashës ka humbur me një rezultat të thellë, që nis nga 10 mijë vota. Pra kemi të bëjmë me një diferencë që nuk hyn tek logjika e kontestimit, apo e përpjekjes për të gjetur prova kontestimi.
4 Maj 2021, 20:08 -
Mero Baze: Dilemat e PD për 'bashkëpunimin me bandat'
Kur “bandat” dhe “banditët" janë me Gridën dhe Lulzim Bashën, nuk janë bandit por janë demokratë të fort, kur vrasin për ta, siç vranë në Elbasan, nuk quhen banditë por atenatorë të lirisë, kur I ofrojnë Gridës bashkëpunim skutave, I ndezin fantazinë dhe I duhet të këshillohet me psikologun Basha për t'i sprapsur. Por kur humbasin si më 25 prill, si më 2019, si më 2017, si më 2016, si më 2015, si më 2013, fajin e kanë bandat.
4 Maj 2021, 19:20 -