-
-
Mero Baze: Askush nuk ua ka privuar demokratëve të drejtën e votës, më shumë se Lulzim Basha
Më 2017 Lulzim Basha nuk hynte në zgjedhje me pretendimin se ato duheshin shtyrë ngaqë PD nuk ishte gati. Hyri në çadër dhe betohej se nuk do hynte në zgjedhje pa larguar Edi Ramën dhe pa I shtyrë ato. Më në fund Edi Rama u ul me të për dy tri orë, I dha ca benefite personale në raport me partinë dhe ai hyri në zgjedhje.
16 Maj 2021, 19:56 -
Një SMS për Bardh Kadillin: Zbrit nga Titaniku dhe ruhu nga i mbyturi
Bardh Kadillin e kam mik prej 30 vitesh, pavarsisht se kemi qenë kundërshtar politik. Për ata që nuk e njohin do ju përmendja vetëm një fakt: Kadilli ka punuar afro 10 vjet për agjensitë amerkinane në programet anti-korrupsion dhe lëvizjet civile. Ai ka qenë një nga njerzit më të besuar të dipolomacisë amerikane.
16 Maj 2021, 19:17 -
-
-
Pak orë para mbledhjes së Kryesisë, ish-nënkryetari i FRPD-së, rendit humbjet e Bashës: Sot ditë historike, ndan fatin e PD! Lideri i ri e vetmja shpresë
Ndërsa na ndajnë dhe pak orë nga mbledhja e Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të PD, ish-nënkryetari i FRPD-së, Lisandër Hoxha, i cili është një ndër personat që ka kërkuar largimin e kreut të PD Lulzim Basha ka renditur sipas tij humbjet e kryedemokratit në krye të partisë.
16 Maj 2021, 12:56 -
Tkurrja PD ’17 dhe tkurrja LSI ’21, dy fitore të PS-së
Edhe nëse ndodh që rinumërimi/rivlersimi/rivotimi në qarqet Berat e Durrës (ku numërimi i votave u mbyll me foto-finish) prodhon 2 mandate parlamentare për LSI-në, tabloja e zgjedhjeve të 25 prillit fare pak ndryshon – PS mbetet me të paktën 72+3 vota në Kuvend, për të krijuar/mbështetur qeverinë.
16 Maj 2021, 09:52 -
Frika nga SPAK/ Pas Berishës edhe dhëndri Malltezi në mbrojtje të Bashës për kontrollin e PD-së, në 2017 firmosi për largimin e tij si përgjegjës për humbjen
Familja Berisha nxiton për t’i dalë në mbrojtje Bashës pas humbjes së radhës. Jamarbër Malltezi mbështet alibinë e fajësimit të krimit për humbjen. Në 2017 kërkoi largimin e Bashës si përgjegjës për humbjen. Ndryshimi i qëndrimit për shkak të frikës nga hetimet e SPAK për 20 kullat mbi ish Klubin Partizani.
15 Maj 2021, 16:30 -
Gjenerali Piro Ahmetaj i ashpër ndaj Bashës: Vish opingat e Sheros dhe largohu kokulur! Shko shkruaj librin 2 me dështimet e tua
Për gjeneralin zgjedhjet e 25 prillit janë dhuruar dhe janë shitur nga Lulzim Basha dhe se përtej përpjekjeve të Bashës me ankimimet kërkon të justifikojë humbjen e tij. Ai shpreh bindjen se demokratët do ta çlirojnë partinë e pushtuar për 8 vjet nga Basha me grupin e tij.
15 Maj 2021, 14:59 -
Fushata e kotë e Lulzim Bashës gjatë vapës
E gjithë fushata e re e Bashës, që s’e ndjek askush madje çon nëpër studio kaseta të regjistruara në diell kur në Shqipëri bie rrebesh, është një fiasko edhe për vetë qëllimin që Basha mund të besojë seriozisht. Mbase ai mendon se duke u paraqitur si dëshmitar i krimit elektoral mund t’i bindë demokratët për vendimet e gabuara që mori.
14 Maj 2021, 19:02 -
SPAK trondit dyshen Berisha-Meta, kush janë 9 të emëruarit VIP nga PD-LSI në kupolën e drejtësisë që po hetohen për fshehje pasurie! Nisin sekuestrimet e para
Ish gjyqtarët e nivelit të lartë me dosje në SPAK u emëruan nga Berisha dhe Meta si të besuar në Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese. Pas shkarkimit nga Vetingu, po humbasin pasuritë e dyshimta.
14 Maj 2021, 16:14 -
Ylli Pata: Panelistët që shtyjnë PD drejt përplasjes dhe pushtetit në tavolinë
Ka një fenomen dramatik në opinionin publik që shqiptarët shohin në darkë në panelet dhe debatet e mbrëmjes në televizione. Panelistë që mbrojnë qeverinë e mazhorancën nga ana tjetër, e panelistë që janë kundër Edi Ramës nga ana tjetër, por thjesht që shtyjnë opozitën në shtigje radikale, rrugë konfrontimi, përplasjeje e natyrisht përballje jashtë sistemit.
14 Maj 2021, 14:36 -
-
Mero Baze: Të mësohesh me humbjen
Lajmi më i keq për PD është se ti shikon që pas 30 vjetësh, të gjithë, ose kanë frikë Berishën e nuk guxojnë të bëjnë betejë me të, ose kanë bezdi të angazhohen për ringjalljen e PD, që të përballojnë një betejë për fitore, duke ja lënë Lulit të bëjë ç’të dojë me të. Dhe në fakt, Basha është më i miri për të përballuar humbjet.
13 Maj 2021, 20:09 -
Rivlerësohen 35 mijë pasuri të paluajtshme, Kadastra: Kemi në proces vlerësimi mbi 3 mijë dosje të tjera
Pandemia duket se ka ndikuar negativisht tek qytetarëve për të rivlerësuar pronat e tyre. Sipas të dhënave të Kadastrës Shqiptare janë rivlerësuar mbi 35 mijë prona, ndërkohë që janë në proces edhe mbi 3 mijë aplikime të tjera.
13 Maj 2021, 18:19 -
Lulzim Basha duhet ta rifitojë me meritë PD-në
Përpara zgjedhjeve të 25 prillit, Lulzim Basha kishte si ide që nëse do dilte fitues, do të kufizonte në dy mandate postin e kryeministrit. Ndonëse kjo ishte diçka e parealizueshme sepse do kërkonte një shumicë votash që ai nuk do t’i kishte në Kuvend, gjithsesi vlen si një arsye për ta përdorur si argument në raste të ngjashme.
13 Maj 2021, 17:34 -
-
Denoncon kandidatja e PD-së: Të analizohet humbja, edhe nga partia jonë tjetërsuan votat! Nuk është arritje rritja nga zgjedhjet e 2017
Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike, Lediana Fratari, thotë se duhet bërë një analizë e thellë e gjithë procesit të zgjedhjeve dhe se të shikohet sesi u sollën me votën kundërshtarët politikë, por edhe brenda partisë
13 Maj 2021, 13:39 -
Si opozita humbi 5 mandate dhe 'fitorja' e Lulit
Zgjedhjet e vitit 2021 tashmë kanë prodhuar një rezultat electoral, i cili i ka dhënë 74 mandate Edi Ramës, 59 mandate Partisë Demokratike dhe koalicionit të Lulzim Bashës, 4 mandate LSI të çiftit Meta-Kryemadhit dhe tre mandate Tom Doshit.
13 Maj 2021, 13:33 -
Turi absurd i Lulzim Bashës pas humbjes, si panelistët e tij që irritojnë më shumë përkrahësit e opozitës
Basha, me logjikë do të duhet të falenderojë strukturat që i janë përgjgijur një lëvizje të tillë, që edhe pse nuk kanë arritur të triumfojnë, gjithsesi opozita ka treguar se ekziston. Por kreu i opozitës, ka nisur një tur politik, a thua se ne jemi ende në vitin 2019 përpara tërmetit e pandemisë, e ai, siç u soll në fushatë, sikur nuk ka qenë kryetar i Bashkisë së Tiranës, po sillet, si një lider i opozitës që nuk vjen nga një palë zgjedhje parlamentare ku nuk i fitoi.
12 Maj 2021, 18:20 -
Ish zv.kryetari i FRPD, Hoxha: Basha që në qershor s’ka mbledhur kryesinë, ndjesa më e sinqertë për humbjen, dorëheqja! Nëse s’njeh zgjedhjet t'mos betohet në Kuvend
Vijon “lufta” brenda PD për të larguar kreun e PD Lulzim Basha nga drejtimi i partisë pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit. Ish zv.Kryetar i FRPD Lisandër Hoxha në një intervistë për Report Tv referuar deklaratës së fundit të Bashës i cili tha se i mirëpret kritikat brenda PD, tha se kryedemokrati nuk e ka mbledhur kryesinë e partisë që nga qershori i vitit 2020.
12 Maj 2021, 17:56