-
Risia e Report Tv/ Kuti pas kutie, krahasime, projeksione dhe përllogaritje mandatesh ende pa përfunduar numërimi përmes teknologjisë moderne
Report Tv vjen me një risi shumë të rëndësishme në këto zgjedhje për publikun shqiptar, një shërbim që vjen për herë të parë në Shqipëri. Bazuar në rezultatet që sjell sjell Report TV kur janë numëruar rreth 60% e qendrave të votimit, PS shkon deri në 75 mandate duke u rritur nga zgjedhjet e kaluara.
26 Prill 2021, 02:25 -
Gara mbaron: PS merr 74 mandate, PD 59, LSI 4 dhe 3 PSD! Socialistët marrin mandatin e 8-të nga LSI në Durrës për 55 vota
Partia Socialiste është futur në historinë e Shqipërisë, duke marrë një mandat të tretë radhazi, duke u bërë partia e parë që ka arritur ta sigurojë këtë rezultat. Partia Demokratike nuk ka arritur që të sjellë ndryshimin e premtuar, duke dalë në këto zgjedhje si forcë e dytë. Këto zgjedhje sollën disfatën më të madhe elektorale të LSI-së, e cila është “zhdukur” nga harta elektorale në 9 qarqe të vendit.
25 Prill 2021, 21:36 -
Mero Baze: Rama fiton pushtetin, Basha fiton partinë
Rezultate e para të exit polle-ve, të cilat nuk shquehn për ndonjë traditë të mirë në Shqipëri, kanë nxjerr Edi Ramën fitues të zgjedhjeve në Shqipëri, me një rezultat të ngushtë me mandate, me kundërshtarët e tij. Në të vërtetë, pritshmëria për disa qarqe në Jug është larg asaj që paraqesin exit poll-et, kështu që ka shanse që Edi Rama ta thellojë fitoren
25 Prill 2021, 20:52 -
-
-
Pjesëmarrje e lartë në zgjedhje, qytetarë në radhë në qendrat e votimit, morën pjesë 48.2% e votuesve
Kjo ditë zgjedhjesh duket se është vlerësuar maksimalisht nga qytetarët shqiptarë. Paraditen e sotme janë vënë re radha të gjata votuesish në shumicën e qendrave të votimit në të gjithë vendin.
25 Prill 2021, 12:13 -
Pse nuk duhet të ketë dilema se kë duhet të votojmë sot?
Sot shqiptarët shprehin me votë vullnetin e tyre politik, se cili do të jetë kryeministri që do t’i qeverisë për 4 vitet e ardhshme. Është një moment vendimtar e historik, sepse bëhet fjalë për të përcaktuar vijimin e një rruge të nisur me aq mund në vitin 2013 e të strukturuar hap pas hapi këto 8 vite të qeverive socialiste, ose rrezikun që të kthehemi sërish në modelin e harruar të një qeverisje tribale si ajo e Sali Berishës.
25 Prill 2021, 10:59 -
-
Përballja e kësaj të diele, betejat më epike mes kandidatëve në 12 qarqet! Zonat e nxehta Elbasani, Durrësi dhe Vlora
Rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit 2021 do të përcaktojë edhe fituesin e përballjeve mes kandidatëve kryesorë në 12 qarqet e vendit, PD-LSI u besuan drejtimin dhe peshën e betejës elektorale figurave kryesore dhe me më ndikim në zonat ku kandidojnë.
25 Prill 2021, 06:57 -
Shqiptarët votuan, procesi ishte i qetë, pjesëmarrja mbi 47 %, më e lartë se 2017! Problemet vetëm me identifikimi biometrik dhe fotografimi i votës
Qytetarët shqiptarë vendosën sot përmes votës së tyre se kush do t'i qeverisë ata në 4 vitet e ardhshme. Pjesëmarrja në votimet ka qenë mbi 47.94 %.Edhe pse rezultati i pjesëmarrjes nuk paraprak, ajo që vihet re është se pjesëmarrja është më e madhe se në zgjedhjet e 2017, ku pjesëmarrja ishte 46.77 %.
25 Prill 2021, 06:18 -
Yuri Kim, Meta nuk e ka thjesht me ty! Përse Presidenti shkel vijën e kuqe me ambasadorët sa herë i kërkojnë sundimin e ligjit…
Një SMS e ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim, e cila i kërkonte të hiqte dorë nga kërcënimet dhe nxitjet për dhunë përpara zgjedhjeve, e nxori sërish jashtë kontrollit, Presidentin Ilir Meta, drejtpërdrejt në një studio televizive, ku me një gjuhë të shkujdesur do ta etiketonte ambasadoren Kim si mbështetëse të njëanshme të Edi Ramës.
24 Prill 2021, 13:00 -
Zgjedhjet e 2021 më të shtrenjtat në histori edhe pse situatë COVID-i! 270 milionë lekë vetëm për fushatën elektorale
Zgjedhjet e këtij viti do të mbahen mend si më të shtrenjtat në histori. Vetëm për fushatën zgjedhore nga buxheti i shtetit janë përcaktuar 270 milionë lekë ose 205 milionë lekë më shumë se zgjedhjet e kaluara. Ndërkohë që për organizimin e zgjedhjeve dhe identifikimin elektronik janë përcaktuar më herët edhe 4.4 miliardë lekë.
24 Prill 2021, 12:40 -
-
Bollino: ''Strategjia e terrorit'' e PD-së shpreson të trembë zgjedhësit e PS që të mos votojnë, po tani është vetëm gam gam qesharak e i parrezikshëm
Prej disa ditësh kërcënimet me vdekje që eksponentët e PD-së ua drejtojnë kundërshtarëve politikë, kanë marrë përmasa pa precedentë. Por, pas reagimit të prerë dhe të qartë të ambasadës amerikane dhe shfaqjes tragjiko-qesharake te Xhelal Mziut, nuk duhet të merret më seriozisht. Gam gami funksionon kështu: sapo denoncohet dhe bëhet publik, shkrihet si bora në diell. Pra të dielën të gjithë mund të shkojnë të votojnë pa më asnjë rrezik.
23 Prill 2021, 15:54 -
Balla sërish ftesë opozitës për bashkëpunim pas zgjedhjeve: Gati të reformojmë Kuvendin nga 140 në 101 deputetë! LSI nuk formon grup parlamentar! Nuk e përjashtoj përfshirjen në qeverinë e re
Partia Socialiste ka ftuar sërish për bashkëpunim pas zgjedhjeve të 25 prillit kryetarin e PD-së Lulzim Bashën. Deklaratat e numrit 2 të PS-së u bë ditën e sotme gjatë një interviste nga Elbasani me gazetarin Denis Minga në Report Tv. Balla tha se bashkëpunimi me PD-në ka nisur më 17 maj, duke shtuar se do të jetë në kuadër të reformave të thella në qeveri. Balla tha se në mandatin e ardhshëm janë të gatshëm që të bashkëpunojnë dhe të ulin numrin e kandidatëve për deputetë në Kuvend nga 140 në 101
23 Prill 2021, 15:39 -
-
Në celularët e 10 paramilitarëve të PD, prokuroria kërkon drejtuesit e vërtetë të grupit të armatosur të PD
Për të zbuluar rrjetin e përgjegjësive, hetuesit kanë në dorë 11 celularët e sekuestruar grupit të armatosur përfshi atë të Arjan Hoxhës, që duket të jetë kreu i strukturës paraushtarake të Elbasanit dhe që ishte në kontakt të drejtpërdrejtë me Gazmend Bardhin.
23 Prill 2021, 11:53 -
AFP për zgjedhjet parlamentare më 25 prill: Sondazhet parashikojnë se fitues do të jenë socialistët e Ramës dhe do të kenë epërsi ndaj rivalëve
AFP i ka kushtuar sot një artikull zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri dhe klimës politike në vend në prag të ditës së votimit, 25 prillit.
23 Prill 2021, 11:42 -
I renditur i 23-ti, Fatmir Xhafaj në Report Tv: 100% e sigurt që do jem në Kuvend pas 25 prillit! Vrasja në Elbasan tregon mendësinë e PD, Basha dhe Bardhi të mbajnë përgjegjësi ligjore
Deputeti Fatmir Xhafaj i renditur i 23 në listën e PS në Tiranë, i konsideruar si një vend i pasigurtë, ka deklaruar në "Shtypi i ditës dhe ju" në Report Tv me gazetarin Andi Kapxhiu se shanset që të jetë sërish në Kuvend pas zgjedhjeve të 25 prillit janë 100%.
23 Prill 2021, 07:49 -
Vrasja në Elbasan/ Rama: Prokuroria ka video! Këta që shoh unë këtu s’kanë për të pranuar në paqe rezultatin, Shqipëria me varr të hapur sa herë PD humb
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se nga vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, Prokuria ka video nga momenti i ngjarjes së rëndë, që sipas tij përputhet me dëshminë e të ndaluarit që është i distanuar nga palët.vr
22 Prill 2021, 22:17 -
Militantët e PD-së bllokojnë një makinë në Dibër, Mziu: Nuk do të mbyllet me kaq, do të operojmë edhe fizikisht ndaj tyre (VIDEO)
Kandidatët e Partisë Demokratike, në qarkun e Dibrës, Xhalela Mziu dhe Luan Haka kanë bllokuar një makinë prej disa orësh në Maqellarë. Ato pretendojnë se brenda makinës disa persona po shpërndajnë para në këmbim të votave
22 Prill 2021, 16:42