-
Pakica dërrmuese
Prej vitesh e përsëris, që këta ish-qeveritarë dhe analistët e tyre të palogjikë, jetojnë në një botë paralele, që është shumë larg nga realiteti ku jeton pjesa tjetër e vendit. 25 prilli tregoi me numra se kam pasur të drejtë dhe se e famshmja “shumicë dërrmuese” kundër qeverisë Rama, që Lulzim Basha tregonte se kishte në krah, ishte në rastin më të mirë vetëm një iluzion, në rastin më të keq, një gënjeshtër e ndërgjegjshme. Ndonjëherë, duhet të thonin edhe të vërtetën.
27 Prill 2021, 13:27 -
Po humb gjithë Qarkun, por PD i fiton 2 burgjet e Tiranës, Lulzim Basha merr besimin e të burgosurve
Partia Demokratike e ka arritur një fitore ‘të rëndësishme’ në Tiranë. Në Njësinë 9 në kryeqytet 2 qendrat e votimit në burgjet 302 dhe 313 i kanë dhënë besimin PD-së në këto zgjedhje.
27 Prill 2021, 13:05 -
Mbyllet numërimi për kandidatët në Kolonjë, Olta Xhaçka merr 87% të votave të socialistëve kolonjarë! Flet për "Report Tv": Fitore spektakolare e PS
Një rezultat të jashtëzakonshëm ka marrë Olta Xhaçka në zonën e saj në Kolonjë. Kandidatja për deputete e PS-së në qarkun e Korçës, Olta Xhaçka, ka marrë besimin e 87% të socialistëve të Kolonjës. Nga 3175 vota për kandidatë në listën e PS-së, Xhaçka ka marrë 2762.
27 Prill 2021, 11:55 -
-
-
Gjiknuri: Vlora e mbajti fjalën, le ta mbajë edhe Ilir Meta duke dhënë dorëheqjen! Me sulmet e padrejta na energjizoi më shumë dhe i humbi mandatin dhe LSI-së (VIDEO)
Partia Socialiste e fitoi Vlorën me 8 mandate, kundrejt 4 të Partisë Demokratike. Përmes një konference për shtyp nga Vlora Gjiknuri falënderoi mbështetësit por pati një mesazh edhe për Metën.
27 Prill 2021, 10:35 -
-
Numërimi drejt fundit, gara e hapur në Durrës, PS në luftë për t'i marrë mandatin LSI! Ja qarqet që kanë mbyllur rezultatin
Teksa janë numëruar deri tani mbi 90% e votave duket se Partia Socialiste po shkon drejt fitores historike të mandatit të tretë qeverisës. Deri tani PS ka fituar me 48.68% të votave ose 73 mandate deputetësh. PD ka marrë 39.39% të votave ose 59 mandate.
27 Prill 2021, 09:23 -
Zhduket LSI në Berat, PS merr 5 mandate, PD 2! Klosi: Mandati i 5-të i takon socialistëve, u vlerësua puna
Berati i ka besuar socialistëve numrin më të madh të mandateve duke i dhënë asaj 5 deputet nga ky qark, ndërsa PD ka marrë 2 mandate. Aty ku shpresonte të merrte të pakën 2 mandatet e fituara në 2017, LSI është zhdukur totalisht nga ky qark duke mos marrë asnjë mandat.
27 Prill 2021, 08:15 -
-
PS kryeson si forcë e parë, Rama uron mirmëngjes me mesazhin e veçantë: Po punove fort ia del! S'ka rrugë të shkurtra në jetë
Kur janë numëruar 89% e votave, ku PS është në avantazh, kryeministri Edi Rama ka reaguar me një mesazh të veçantë në Facebook. Ai uron mirmëngjes me një thënie të basketbollistit Michael Jordan, ndërsa shkruan: "Po punove fort ia del. S'ka rrugë të shkurtra në jetë".
27 Prill 2021, 07:45 -
Zëri i Amerikës: Rama drejt një rekordi që nuk e ka arritur askush më parë
Në Shqipëri, që prej natës së mbrëmshme ka nisur numërimi i votave për parlamentin e ri të vendit. Ndërsa ka përfunduar procesi për gati 68 përqind të qendrave të votimit, rezultati i deritanishëm jep fituese Partinë socialite të Kryeministrit Edi Rama. Nëse do të konfirmohet, ai do të marrë mandatin e tretë, duke shënuar kështu një rekord që nuk e ka arritur askush më parë, që nga vendosja e pluralizimit politik. Por nga ana e saj dhe Partia Demokratike shprehet e bindur se me pjesën e mbetur të kutive, fitorja do t’i buzëqeshë asaj.
27 Prill 2021, 01:57 -
6 qarqe 'të vdekur' dhe në 6 ka 'luftë', analiza se ç'po ndodh me numërimin e votës në zonat me lëkundje
Kur duhen numëruar edhe më pak se 30% e qendrave të votimit në të gjithë Shqipërinë janë marrë tashmë disa verdikte të rëndësishme. Por ka disa qarqe që janë ende në garë dhe mund të ketë një përballje që të ofrojë surpriza.
26 Prill 2021, 21:36 -
Komentuesi përgjigje epike Grida Dumës pasi shpall fitoren: Prisni-prisni se rezultati po ju vjen me tramvajin e Lulit
Ndërkohë që humbja e Partisë Demokratike sa vjen e bëhet më e qartë, Sali Berisha vijon në mënyrë të dëshpëruar fushatën e shpalljes së fitores, ashtu si në zgjedhjet e 2017. Në llogarinë e tij në Facebook, Berisha publikon deklaratat e kandidatëve dhe drejtuesve të fushatës së PD, të cilët flasin për një fitore historike, ndonëse sipas projeksioneve PD-ja nuk i kalon dot 60 mandate.
26 Prill 2021, 17:47 -
Skrapari braktis Ilir Metën, LSI rezultat negativ historik në vendlindjen dhe bastionin që prej themelimit
Që prej krijimit të të Lëvizjes Socialiste për Integrim Skrapari është konsideruar si bastion i kësaj force politike. Vendlindja e Ilir Metës gjithnjë e ka votuar masivisht LSI-në.
26 Prill 2021, 17:10 -
-
-
Kasta e vjetër e Sali Berishës fundosi Lulzim Bashën, humbësit e mëdhenj të PD-së nga Xhelal Mziu, Edi Paloka tek Tritan Shehu
Partia Demokratike po pëson disfatën më dramatike në zgjedhjet e 25 prillit në qarqet ku Basha u besoi drejtimin e fushatës bashkëpunëtorëve të Sali Berishës.
26 Prill 2021, 13:45 -
PS triumfon në Kolonjë, shënon rezultatin më të lartë në zgjedhjet e përgjithshme
Partia Socialiste dhe kandidatja e saj për deputete në qarkun e Korçës, Olta Xhaçka, shënojnë super rezultat në Kolonjë në zgjedhjet e 25 prillit, duke fituar jo vetëm garën por njëherësh duke rritur ndjeshëm numrin e votave të marra krahasuar me zgjedhjet e vitit 2013 dhe 2017.
26 Prill 2021, 13:32 -
Ish-Këshilltari i Toni Blair poston projeksionin që bëhet nga sistemi në Report Tv: Rama drejt një fitoreje të tretë edhe më të madhe se e dyta
Ish-Këshilltari i ish-kryeministrit britanik Tony Blair, i cili shërbeu 3 mandate si kryeministër në vendin ishullor, Alastair Campbell, ka reguar në lidhje me kryesimin e PS si forcë e parë në 9 qarqe, duke i marrë demokratëve edhe Dibrën. Me një postim në Instagram, Campbell thotë se Rama po shkon drejt një fitoreje të tretë edhe më e madhe se e dyta, referuar rezultatit të PS në zgjedhjet e vitit 2017.
26 Prill 2021, 12:28 -