-
-
-
-
Arrestohet në Greqi bashkëpunëtori i vrasësit të ish-komisarit Artan Cuku (DOKUMENTI)
Arrestohet Kristaq Leci, bashkëpunëtori i Mikel Shallarit që ekzekutoi ish-komisarin Artan Cuku. Policia greke deklaron se 30-vjeçari shqiptar që ishte në kërkim është arrestuar pas akuzave që janë ngritur kundër tij për vrasjen e ish-komisarit Cuku.
13 Gusht 2019, 10:17 -
Sot u vra 'ushtari' i tij/ Kush është Met Kanani, baroni i trafikut të drogës, i njohur si Eskobari shqiptar
Grupi i Met Kananit i njohur për trafikun e heroinës dhe kanabisit rikthehet sërish në vëmendje, pas vrasjes së Armando Gjinit në mes të qytetit të Rrëshenit, përpara katedrales, ngjarje kjo e ndodhur në sy të dy fëmijëve të tij të mitur.
12 Gusht 2019, 14:46 -
-
Kanabisi, matematika e Bashës: 1 hektar x 5 = 950 hektarë
Që kur shpalli se 7 X 7 bëjnë 42, të gjithë e kuptuan se Lulzim Basha nuk është i fortë në matematikë. Por këtë herë Basha ia ka kaluar edhe vetvetes, duke llogaritur se 1 X 5 bëjnë 950. Llogaritja surreale e liderit të opozitës u paraqit dy ditë më parë në një konferencë shtypi, ku asnjë nga gazetarët e pranishëm nuk ia vuri në dukje.
10 Gusht 2019, 23:15 -
Ajazi: Kur Gazi i PD, kërkon medoemos pushtet
Gazi i PD dhe i Lulzimit (pasi mund ta quash edhe ashtu edhe kështu) fillimisht u bë ministër Drejtësie, dhe punoi goxha mirë sa ishte, duke u marrë me “çështje të mëdha” të atij dikasteri. Gazi ishte “syri dhe veshi i partisë” në ato 6 muaj sa ishte ministër, dhe ndihmoi mjaft në “reformimin” dhe goditjen e ndonjë “afere korruptive” që zbulonte dhe pastaj kallëzonte tek Lulzimi.
10 Gusht 2019, 21:35 -
-
Ekstradohet nga Anglia Gentian Doda/ I dënuari për vrasje që korruptoi me 30 000 Euro gjyqtarin Shkëlqim Miri
Ekstradohet nga Anglia Gentian Doda, 41-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi akuzohet se ka korruptuar gjyqtarin Shkëlqim Miri, duke i dhënë atij 30 000 euro me qëllim ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Matit e cila e kishte dënuar me 20 vite burg për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.
10 Gusht 2019, 11:00 -
Kadare ne faqen e parë të 'Le Monde': I lumtur që kam krijuar letërsi normale në një vend anormal
Një intervistë e shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare është publikuar në faqen e pare të gazetës prestigjioze franceze “Le Monde”. Intervista me gazetaren Florence Noiville përfshihet në një rubrikë të sezonit të verës të titulluar “Shkrimtarë të mëdhenj, biseda të mëdha”.
9 Gusht 2019, 17:24 -
Voda: Po hidhet baltë, nuk është e vërtetë që 1/3 e territorit është e mbjellë me kanabis
Gjatë inaugurimit të zyrave të reja të Aleat në Vlorë, Hoda shtoi se sipërfaqet me kanabis janë pakësuar dhe se nuk është e vërtetë se kultivimi është shtrirë në 1/3 e vendit. Për zyrtaren e ministrisë së Brendshme mbi Shqipërinë po hidhet baltë e pamerituar ndërsa shtoi se klanet shqiptare nuk mund të krahasohen me nivelin e trafikut në portet spanjolle, britanike apo turke.
9 Gusht 2019, 16:06 -
KLSH ngre alarmin për barnat: Ilaçet pa kontroll, s'bëhen analiza, dëm 11.7 mln lekë (10 shkelje)
Sipas institucionit të kontrollit financiar mungesa e objektivave strategjikë për shërbimin farmaceutik në vend ka bërë që politikat e ndërmarra nga qeveria për këtë sektor të mos jenë efektive në drejtim të garantimit të cilësisë dhe sigurisë së barnave.
9 Gusht 2019, 15:44 -
Kriza e opozitës/ Përçarja PD-LSI, ja 9 mosmarrëveshjet gjatë aleancës së dytë
Nga dekreti i Metës deri tek dosja ‘Babale’ dhe reforma zgjedhore, të gjitha divergjencat që lëkundën raportet mes PD-së dhe LSI-së. Krahas konfliktit institucional Presidencë-qeveri si dhe raporteve të polarizuara mes opozitës dhe mazhorancës, një konflikt i ri po përvijohej javët e fundit brenda kampit të opozitës.
9 Gusht 2019, 07:34 -
Unaza e Madhe e Tiranës, skualifikohen pesë kompani në tender
Autoriteti Rrrugor Shqiptar njoftoi se këta subjekte - ‘Alb Building’, ‘Salillari’, ‘2T, ‘Gjoka’, dhe ‘Gener 2’ - nuk kanë përmbushur kriteret e kërkuara. Kujtojmë se ‘Alb Building’ kishte paraqitur ofertën më të ulët nga pikëmamja financiare, me 14 milionë euro, nga 18.5 milionë euro, që është limiti i vendosur nga Autoriteti.
8 Gusht 2019, 15:45 -
93-vjetori i lindjes së Trebeshinës, studiuesi: Duhet të hipotekojmë veprën e tij, si një vlerë të rëndësishme të letërsisë shqipe
Studiuesi i letërsisë shqipe Behar Gjoka përkujton në 93-vjetorin e lindjes shkrimtarin Kasëm Trebeshina. Sipas tij, Trebeshina ka qenë përherë një shkrimtar i refuzuar nga sistemet, prandaj edhe letërsia e tij është lënë jashtë vëmendjes.
8 Gusht 2019, 15:35 -
Pas Metës edhe Murrizi i rrëzon Bashës 85%-in: Ta ka thënë edhe Berisha, nuk bëhesh dot lider
Deputeti i opozitës parlamentare, në radhët e Partisë Demokratike, Mylsim Murrizi vijon kritikat ndaj liderit demokrat Lulzim Basha. Ashtu si presidenti Ilir Meta edhe Murrizi i rrëzon Bashës shifrën 85% të cilën ai pretendon se e arriti pas zgjedhjeve të 30 qershorit.
8 Gusht 2019, 12:30 -
Bilanci 6-vjeçar/ 53 figurat e përjashtuara nga PD nën drejtimin e Bashës
Si dështoi departamenti për Kontributet Historike në PD me në krye Jemin Gjanën, nuk u rikthye asnjë, u përjashtuan edhe ata që kishin mbetur. Përpos humbjes në të gjitha betejat elektorale, lokale, parlamentare dhe të pjesshme, me përjashtim të zgjedhjeve të pjesshme për Kavajën në 2017, Partia Demokratike nën drejtimin e Lulzim Basha ka humbur edhe 53 figura me kontribut në këtë parti.
8 Gusht 2019, 07:37 -
-
Zbulohet raporti me 40 faqe i SHISH-it, informacionet sekrete për Metën e Ramën, rreziku i huaj dhe armiqtë
Për periudhën 2016-2018, SHISH-i deklaron se ka prodhuar në total 9691 informacione për brenda e jashtë vendit. Në raport theksohet se informacionet u janë dërguar drejtuesve më lartë të shtetit, Presidentit, Kryeministrit, kryetarit të Kuvendit, ministrive, institucioneve të tjera, por edhe agjencive të huaja partnere.
7 Gusht 2019, 20:54 -
