-
Fenomeni për të përfituar dokumente, 1600 të mitur shqiptarë 'braktisen' nga prindërit në Itali në 3 vite/VIDEO
Vetëm në 3 vitet e fundit janë 1600 të mitur shqiptarë të regjistruar që kërkuan strehë, ushqim dhe përkujdesje nga shteti italian duke u deklaruar si të pashoqëruar ose “braktisur” nga prindërit e tyre. E ndërsa fëmijët e “braktisur” janë përballë rreziqeve edhe ndaj prindërve në Shqipëri prokuroria ka nisur hetimet në disa raste pas referimit nga policia, ndërsa kodi ynë penal parashikon 3 vite dënim me burg. Gazetari i Qendrës për Gazetari Cilësore Antonio Çakshiri ishte në Modena dhe Parma ku bisedoi me të miturit shqiptarë atje dhe drejtues të shërbimit social në këto qytete italiane dhe sjell në video historitë e tyre.
22 Mars 2019, 18:08 -
Gjermania: Opozita të futet në zgjedhje, akuzat për blerjen e votave t'ia lerë drejtësisë
Dy zyrtarë gjermanë kanë zhvilluar një vizitë në Shqipëri ku kanë takuar krerët më të lartë të shtetit nga Presidenti, te kryeministri, kreu i opozitës dhe ministrat e Brendshëm dhe të Jashtëm. Qëllimi i vizitës ishte situata politike, ndërsa pasi dëgjuan palët dolën me një qëndrim ku i kërkojnë opozitës që të futet në zgjedhje, të miratohet reforma zgjedhore dhe akuzat për fenomenin e blerjes së votave t'ia lerë drejtësisë.
22 Mars 2019, 17:58 -
Bënte jetë luksoze në mes të Londrës me paratë e drogës, 15 vite burg për shqiptarin trafikant
Një shqiptar është dënuar me 15 vite burg pasi u shpall fajtor për shitjen e 40 kg kokainë nëpër rrugët e Londrës. Lodvik Guraj kishte përdorur më shumë se 42 telefona për të kryer shpërndarjen e lëndës narkotike tek përdoruesit.
22 Mars 2019, 11:24 -
Pakti Rama-Basha, po i jep tani frytet?!
Pakti i mes-Majit të vitit 2017, megjithëse është mohuar nga Edi Rama dhe Lulzim Basha, dy krerët respektivë të PS dhe PD-së, partive më të mëdha të vendit, duke se ka lënë një vazhdimësi veprimesh në vend. Paçka mohimit dhe përfoljes në stilin tipik kombëtar duket se pakti po i jep frytet më së miri, fillimisht te PD-ja.
22 Mars 2019, 10:55 -
Refuzimi për të bashkëpunuar me SHBA, dekonspiron problemet ruse të Bashës
Refuzimi është një problem i ri i Lulzim Bashës me drejtësinë amerikane, pasi autoritetet zyrtare amerikane, kanë shtuar presionin mbi Prokurorinë shqiptare për t’iu kthyr një përgjigje, pasi po kalon çdo afat. Por për këtë çështje duhet të shqetësohet Basha, jo ne.
21 Mars 2019, 20:33 -
Piktori Sokol Beqiri çel ekspozitën 'As mik, as armik'
Galeria Kombëtare e Arteve ka çelur ekspozitën e parë për këtë sezon artistik, “As mik, as armik”, të artistit nga Kosova Sokol Beqiri. Artisti 20 vite pasi ka përfunduar lufta në Kosovë e trajton këtë temë nëpërmjet fotografive, videove dhe instalacioneve, për të mos harruar të shkuarën.
21 Mars 2019, 18:19 -
'LSI peng i politikës së çizmes', Ralf Gjoni: Nuk do votoja shkarkimin e Metës
Deputeti i sapo betuar në seancën e sotme në Kuvend, Ralf Gjoni, thotë se nëse situata do ta sillte, nuk do të votonte për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Gjoni, i cili më herët ka qenë Këshilltar i Metës, thotë se ka një respekt për të, por shumë ndryshe u shpreh për Monika Kryemadhin, bashkëshorten e presidentit që drejton Lëvizjes Socialiste për Integrim.
21 Mars 2019, 16:45 -
Lobimi i PD-së në SHBA, Basha refuzon të shkojë në prokurori
Në një kohë që opozita protestonte para parlamentit, lideri i saj Lulzim Basha do të duhej të ishte në Prokurori për t’u pyetur lidhur me lobimin e PD në SHBA. Por përmes një letre, Basha ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë duke e cilësuar si të panejvoshëm. Reagon Taulant Balla i cili thotë se Basha po kërkon t’i shmanget drejtësisë.
21 Mars 2019, 16:03 -
45 % të vendeve të punës në Shqipëri i kanë të 'pashkolluarit'
Trendët e punësimit në rajonin e Ballkanit të analizuara nga Banka Botërore këto ditë se, tregojnë të punësuarit në Shqipëri përgjatë 2017-2018 në rreth 45 për qind të tyre kanë edukim shkollor të ulët, kundrejt 22 për qind të mesatares rajonale.
21 Mars 2019, 16:02 -
Skeda në Itali e të vrarit në Shkodër, Nardi i bujtinave në Theth do të bëhej baba i një djali
24 orë nga vrasja e biznesmenit Ferdinand Polia në Shkodër, policia nuk ka ende një emër të autorit. Por duket se e kaluara e errët në Itali, ku qëndroi për disa vite si emigrant, dyshohet të jetë shkaku që i mori jetën 35-vjeçarit. Nga një hulumtim i kryer në mediat italiane, Polia rezulton të ketë qenë i përfshirë në disa aktivitete kriminale në vendin fqinj, madje edhe i dënuar nga Gjykata në Itali.
21 Mars 2019, 14:29 -
-
Qëllohet me bojë Ralf Gjoni: Sulm i porositur! ...'Kërcënimi' i Kryemadhit: Tradhtarë, nuk jua fal njeri! (VIDEO)
Është sulmuar me bojë kandidati nga LSI që pranoi mandatin e deputetit, Ralf Gjoni. Report Tv mëson se Gjoni u sulmua sapo doli nga shtëpia, ku poshtë hyrjes së pallatit e priste një djalë. Ai e ka qëlluar me bojë të kuqe.
21 Mars 2019, 09:25 -
-
Ja si Meta u ka dhënë nënshtetësinë shqiptare dy indianëve të kërkuar për mashtrim me miliona dollarë
Vëllezërit Sandesara kanë regjistruar në vitin 2017-të, në Qendrën Kombëtare të Biznesit një kompani të quajtur ‘Laxmi Reale Estate & Investment’, që ushtron aktivitet në fushën e ndërtimit në Shqipëri. Kompania është e regjistruar në rrugën ‘Hamdi Garunja’ në Farkë të Tiranës, ndërkohë që nuk ka informacion të saktë për godinën ku ndodhet.
20 Mars 2019, 19:50 -
Misteri i 675 mijë $ që pagoi PD për lobim, faktet pa përgjigje dhe 'gropa e zezë' në selinë blu (E PLOTE)
Shpenzimet që Partia Demokratike rezulton të ketë kryer ndaj kompanive lobuese në Shtetet e Bashkuara në prag të zgjedhjeve vendore të vitit 2017, kanë lënë pas dhjetëra pikëpyetje që mbartin hije të forta dyshimi, kundërshti deklaratash dhe fakte të pa kanalizuara nga organet e drejtësisë.
20 Mars 2019, 17:23 -
Flet djali i Arapit: Jam besimtar, ia lashë në dorë Zotit dhe s'ndjeva dhembshuri për vrasjen e Jurgen Kurtit
Dervis Arapi thekson se është gati të vihet në dispozicion të policisë për t'u marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen, ndërsa kërkon që policia të mund ta pyesë nëpërmjet telefonit pasi e ka të pamundur për momentin të kthehet në Shqipëri.
20 Mars 2019, 16:19 -
Thellohet skandali/ Lobimi i PD-së në SHBA, të tjerë rusë pjesë e kompanisë 'Biniatta Trade LP'
Investigimi i revistës amerikane “Mother Jones” vitin e shkuar, mbi lobimin prej 675.000 dollarësh nga Partia Demokratike, përmes kompanisë “Stonington Strategies” të lobistit Nick Muzin, ngrinte dyshime se pas një pjese të pagesave të bëra nga kompania “Biniatta Trade LP”, me qendër në Skoci, qëndrojnë biznesmenë rusë.
20 Mars 2019, 15:25 -
Lulzim Basha ka ndryshuar dëshminë për 500 mijë dollarët rusë
Shqetësimi amerikan është i madh, pasi lobisti i Lulzim Bashës, Nick Muzin, është nën hetim në SHBA për çështje të tjera të sigurisë kombëtare, mes të tjerash për infiltrimin rus në SHBA dhe një çështje delikate të vjedhjes së të dhënave kompjuterike për të goditur kundërshtarët e Emirateve të Bashkuara.
20 Mars 2019, 14:28 -
Prokuroria kërkon burg përjetë për 75-vjeçarin që mbyti me duar bashkëshorten
Namik Velaj mbyti bashkëshorten e tij rreth dy vite më parë dhe deklaroi se vdekja e saj kishte ndodhur për shkaqe natyrale. Pas një viti hetimesh rezultoi se ai e kishte mbytur me duar bashkëshorten dhe rreth qafës.
20 Mars 2019, 14:06 -
Ndryshime në qeverinë shqiptare, kush është zv.ministrja e re e Drejtësisë
Fjoralba Caka është zëvendësministrja e re e Drejtësisë. Me firmë të zv.kryeministrit Erion Braçe në vendimin e Këshillit të Ministrave që u mblodh sot, Caka zëvendëson në këtë post, Teuta Voden. Kësaj të fundit, një javë më parë, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, i kërkoi largimin.
20 Mars 2019, 11:39 -
Ekzekutimi i Jurgen Kurtit në Tiranë, gruaja e tregtarit të vrarë: Policia kërkon djalin tim! (VIDEO)
Dy ditë pas eekzekutimit në Tiranë të 26-vjeçarit Jurgen Kurti, policia është ende pa emra të autorëve që vranë të riun në hyrje të pallatit në zonën e stadiumit "Selman Stermasi", teska shkonte për në banesë ku jetonte me të ëmën.
20 Mars 2019, 11:13
